Ajeti i javës
“Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë“.
(Bekare: 281)
Lini një koment
Fetua
Ajete të Zgjedhura
“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëna më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni“. Suretu Bekare: 185
Hadithe të Zgjedhura
Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri i Ademit! Nëse ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Mua unë t’i fal gabimet dhe nuk e kam problem. O biri i Ademit! Nëse gabimet e tua arrijnë lartësinë e qiellit dhe më pas më kërkon falje Mua, Unë t’i fal ato pa problem. O biri i Ademit! Nëse ti vjen tek Unë me gjynahe sa toka duke mos më bërë Mua shok në adhurim asgjë, Unë do të vijë ty sa ajo me falje”.
Saktësoj hadithin imam Albani në Silsiletu ehadith Sahiha: 127.