Hadithi i javës

Nga - January 13, 2008

Kur i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- arriti në Medine i gjeti jehudët duke agjëruar ditën e Ashures, i pyeti se përse e bënin një gjë të tillë? Ata i thanë: “Kjo është dita që Allahu shpëtoj Musain dhe Beni Israilët nga Firauni” i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- tha: “Ne jemi më parësorë se ata për Musain, prandaj agjërojeni”.

Transmeton Buhariu: 4460 dhe Muslimi: 127.

Lini një koment