Biografi e shkurtër rreth shejhut të nderuar Rabi bin Hadi el Med hali

Nga - February 12, 2008

Biografi e shkurtër rreth shejhut të nderuar Rabi bin Hadi el Med hali

Ai është dijetari i madh hadithologu i njohur Rabi bin Hadi bin Muhamed Umejr el Med hali. I përket fisit të njohur të Med halive në zonën e Xhazanit në jug të mbretërisë së Arabisë Saudite.

Lindja e tij

Lindi në fshatin e vogël të Xheradijes në perëndim të qytetit të Samitas në vitin 1351 h. babai i tij ndërroi jetë një vit e gjysëm pas lindjes së tij, kështu që u rrit nën kujdesin e nënës së tij e cila u kujdes për të dhe e edukoi në formën më të mirë. Ajo i mësoi moralet e ndershme që kanë të bëjnë me sinqeritetin mbajtjen e amanetit si dhe inkurajimin për kujdesin ndaj namazit pa lënë mënjanë dhe ndikimin e xhaxhait të tij në këtë aspekt.

Formimi i tij akademik

Në moshën tetë vjecare Shejhu iu bashkangjit tubimeve të dijes që mbaheshin në fshat, kështu ai mësoi shkrim këndimin e ai që ai mësoi këtë ishte shejh Shejban el Arishi, Kadi Ahmed bin Muhamed Xhabir el Med hali, Muhamed Husejn Meki. Kuranin e mesoi nga shejh Muhamed bin Muhamed Xhabir el Med hali kun ë të njejtën kohë nga ai mësoi dhe Teuhidin, texhvidin. Pas kësaj ai iu bashkangjit mësimeve në shkollën selefije që ndodhej në qytetin e samitas.

Prej mësuesve mund të përmendim dhe Shejhun e madh dhe juristin e njohur Nasir Halufe Tajash Mubareki Allahu e mëshiroftë që ishte dijetar i njohur dhe njëri prej nxënësve më të spikatuyr të shejh Karaviut Allahu e mëshiroftë tek i cili studio librin Bulugul Meram dhe Nuzhetun Nadhar që të dy librat me autor ibn Haxherin Allahu e Mëshiroftë.

Më pas iu bashkangjit insitutit akademik në samita dhe aty ai mësoi nga një grup dijetarësh të ndershëm ku më i njohuri dhe më i spikatuir ishte Hafidh bin Muhamed el Hakemi Allahu e mëshiroftë. Gjithashtu mësoi dhe nga vëllai i këtij të fundit shejhut të nderuar Muhamed bin Ahmed el Hakemi. Aty ai mori mësime dhe nga shejhu I nderuar dhe hadithologu I njohur Ahmed bin Jahja en Nexhmi Allahu e ruajt pa lënë mënjanë dhe mësimet në Akide që mori nga shejhu dhe doktori I nderuar Muhamed bin Eman el Xhami Allahu e mëshiroftë.

Jurisprudencën e mësoi nga shejhu i nderuar Muhamed Sagir Humejsi e shumë e shumë të tjerë nga të cilët përfitoi njohuritë e gjuhës gramatikës etj.

Në fund të vitit 1380 h ai mbaroi insitutin akademik në qytetin e Samitas dhe në fillim të vitit 1381 ai iu bashkangjit fakultetit të sheriatit në qytetin e rijadit. Aty ai vazhdoi dy muaj, e pas hapjes së universitetit të Medines ai shkoi atje dhe iu bashkangjit universitetit islamik në fakultetin e sheriatit. Aty ai mësoi për katër vjet dhe u diplomua në vitin 1384 h me notat më të larta.

Mësuesit prej të cilëve shejhu mori mësime ishin:

Hirësia e tij dijetari i madh Myftiu i mbretërisë së Arabisw Saudite Abdul Aziz bin Bazi Allahu e mëshiroftë i cili i mësoi Akiden tahavije.

Dijetari i njohur dhe hadithologu i madh Muhamed Nasirudin Albani Allahu e mëshiroftë nga ai cili mësoi hadithin dhe senedet.

Dijetari i nderuar dhe i madh Abdul Muhsin Abad tek i cili mësoi fikhun për tri vjet nga libri Bidaletu el Muxhtehid.

Dijetari i madh komentatori i njohur dhe juristi i përkryer Muhamed emin Shenkiti autori i librit Eduaul Bejan. Tek ai mori mësiim në tefsir në bazat e fikhut për katër vite me rradhë.

Shejh Salih el Iraki nga i cili mori mësime në akide.

Shejhu dhe hadithologu Abdul Gafar hasen el Hindi nga i cili mori njohuritë e hadithit dhe terminologjisë së tij.

Pas diplomimit punoi për një kohë si mësues në insitutin e universitetit islamik e më pas iu bashkangjit studimeve akademike duke arritur të marrë masterin në fushën e hadithit e pikërisht nga universiteti i mbretit Abdul Aziz në degëne mekes kjo në vitin 1397 h. aty ai parashtroi studimin e njohur me titull mes dy imamëve muslimit dhe derakutniut. Në vitin 1400 h ai mori gradën e doktoraturës nga i njejti universitet në studimin që I bëri librit “enuket ala kitab ibn salah me autor ibn haxhëerin Allahu e mëshiroftë. Më pas ai u kthye në universitet ku dha mësim në fakultetin e hadithit profetik. Atje ai u mësoi nxënësve hadithin shkencat e tij llojet e tij e kështu vazhdoi derisa u caktua dekan i deges së hadithit në studimet akademike dhe tani ai gëzon gradën professor Allu i dhëntë shëndet dhe punë të mira.

Sjelljet dhe moralet e tij

Shejhu Allahue ruajt gëzon modesti të gjerë mes vëllezërve të tij nxënësve dhe vizitorëve. I thjeshtë në veshjen, mjetin që nget dhe shtëpinë ku jeton. Nuk e don luksin në këto gjëra. I qeshur gjithmonë prania e të cilit nuk i vel njerëzit e folura e tij. Tubimet e tij përherë janë të mbushura me leximin e hadithevedhe distancimin nga bidati dhe ndjekësit e tij derisa ndonjëri që e sheh për herë të parë mendon se atë nuk e preokupon vetëm se kjo gjë. Ai i do nxënësit selefinj dhe i nderon ata, mundohet për tad he zgjidh problemet e tyre me aq sa mundet në veten dhe pasurinë e tij. Shtëpia e tij gjithmonë është e hapur për nxënësit e dijes madje nuk gjen ndonjë ditë të javës që ai të drekojë apo darkojë vetëm në shtëpinë e tij pa pasur rreth vetes nxënës dhe kolegë.

Ai është një thirrës që i intereson libri i Allahut suneti dhe akidja e pastër e selefëve. Shpirti i tij ndizet kur bëhet fjalë për sunetin dhe akiden selefije ku rrallë njerëz sheh që të veprojnë në këtë mënyrë. Në kohën tonë ai është njëri prej mbrojtësve të metodologjisë të selefëve të mirë natën dhe ditën pa iu frikësuar askujt në vend të Allahut.

Shkrimet e tij

Shkrimet e tij janë të shuma dhe për këtë falenderojmë Allahun. Në ato shkrime shejhu ka prekur disa tema që rrallë herë janë trajtuar dhe nevoja për to ishte e madhe, vecanërisht në kundërpërgjigjet ndaj bidatcinjëve dhe ndjekësve të pasioneve në këtë kohë që janë shtuar crregulluesit dhe janë pakësuar përmirësuesit.

Shkrimet e tij janë sic vijon:

1- “Mes dy imamëve Muslimit dhe Derakutiniut” vëllim i madh dhe studim në master.

2- “En Nuket ala Kitab ibn Salah” (Libër në shkencën e Hadithit). I botuar në dy vëllime studim në doktoraturë.

3- Studim i librit El Med hal fi Sahih i imam Hakimit. Prej këtij libri është botuar vetëm vëllimi i parë.

4- Studimi I librit “Et Teuesul uel Uesile” me autor ibn Tejmijen i botuar në një vëllim të vetëm.

5- Metodologjia e profetëve në theirrjen për tek Allahu”

6- Metodologjia e Ehli Sunetit në kritikën ndaj njerëzve librave dhe grupacioneve.

7- “Ndarja e hadithit në hadith të saktë të mirë dhe të dobët mes realitetit të hadithologëve dhe gabimeve të fanatikëve” shkri si kundërpërgjigje ndaj Abdul Fe tah ebu Gudes dhe Muhamed Auames.

8- “Keshf meukif el Gazali mines Suneh ue ehliha”

9- “Sadu udvanil Mulhidin ue hukmu el Istigatheti bi gajril Mulimin”

10- Pozita e ndjekësve të Hadithit.

11- Metodologjia e imam Muslimit në rradhitjen e sahihut të tij.

12- Ehlul Hadithi janë grupi I shpëtuar dhe pala e ndihmuar “dialog me Selman el Auden”

13- Leksione në hadithet profetike.

14- Shkëndija islame rreth akides së seid kutubit dhe mendimeve të tij.

15- Akuzat e seid kutubit kundrejt shokëve të profetit as.

16- El auasim mima fi kutubi sejid kutub minel kauasim.

17- Kufiri ndarës mes të drejtës dhe të kotës. Monolog me shejh Bekr ebu Zejdin Allahu e mëshiroftë.

18- Muxhazafat el Hadad

19- Rruga e drejtë dhe e pastër në ruajtjen e sunetit .

20- Një xhemat I vetëm dhe jo xhemate një rrugë e vetme dhe jo dhjetë të tilla. Monolog me Abdurrahman Abdul Halik.

21- En nasrul aziz ala radi el uexhiz.

22- Fanatizmi i nëncmuar dhe gjurmët e tij. Ku i dedikohej Salim el Axhmit.

23- Sqarimi i shaktërrimit të peshojeve momolog me një partiak të fshehur.

24- Et tenkil bima fi teudihil milibari min ebatil.

25- Shkatërrimi i dyshimeve të musa duejshit.

26- Izhaku ebatil Abdulatif Bashmil.

27- Inkidad eshuhub es selefije ala eukeri adnan el halefije.

28- Këshilla është detyrim I përbashkët në punën e thirrjes. Libëri botuar bashkë me revistën zgjimi islam.

29- Kurani dhe suneti gjumët ndikimi dhe nevoja që kemi për tan ë mësimdhënijen në shkollat tona. Botuar bashkë me revistën e universitetit islamik nr 16.

30- Dispozitat e islamit kundrejt atij që fyen të dërguarin e Allahut apo që cënon përsosmërinë e thirrjes së tij. Shkrim I përmendur në revistën kuvajtjane el kabes me nr 8576 me dt 9/5/1997.

Shjehu i nderuar ka dhe libra të tjerë vec atyre që përmendëm, emrat e të cilave i ka përmbledhur Halid bin Dahavi edh Dhufejri në librin “Shkrimet e shejh Rabi bin Hadi el Med hali”.

I lutemi Allahut ta ndihmojë atë në plotësimin e rrugës së hajrit dhe t’i japë sukses në gjërat që Ai I pëlqen dhe kënaqet me to.

Marrë nga faqja e shejhut në internet

www.rabee.net

Përktheu Fatjon Çorapi

1 Koment

  1. mirjan dhembi says:

    selam alejkum ve rahmetullah
    si jeni me shendet o vellezer
    une kam nje coment te shkurter
    per sa i perket shejhut dhe menhexhit te tij
    une jam nje musliman i thjeshte por po ju them nje gje ;
    kush ua ka dhene kete te drejte qe ti pergojoni dijetaret dhe ti thoni qe ky eshte i njeres dhe ky eshte i njerkes
    mos valle do tu pyes Allahu diten e gjykimit per kete a me kete do te dilni para Allahut apo si do ti keni hallet me Allahun
    shikoni dhe mesoni fene e Allahut dhe mos kini gajle se kush eshte i mire dhe kush eshte i keq sepse nuk do te pyeteni per kete .
    rregulloni punet tuaja me Allahun tuaj se vdekja vjen papritur dhe si dihet se mos u gjen vdekja duke bere gibet dhe si pasoj u shkoi puna kot
    me respekt dhe dashuri ne Allah vellai juaj musliman mirjan dhembi
    E lus Allahun udhezim per mua dhe per ju
    eselamu alejkum ve rahmetullah

Lini një koment