Biografia e shejhut të nderuar Abdulaziz ibn Abdullah Al Shejh

Nga - March 7, 2008


 

Biografia e shejhut të nderuar Abdulaziz ibn Abdullah Al Shejh

 

Prejardhja e tij:

Dijetari i nderuar shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Muhamed ibn Abdul-latif ibn Abdurrahman ibn Hasen ibn shejh Muhamed ibn Abduluehab për të cilin shërbërtori i dy haremeve (Mekes dhe Medines) dha urdhër që të emërohej si myfti i përgjithshëm i mbretërisë Arabisë Saudite, si dhe kryetar i komisionit të dijetarëve dhe komisionit të kërkimeve akademike dhe fetave në gradën e ministrit.

Lindja e tij:

Ai ka lindur në Meke më: 3/12/1362 h – 1/12/1943. I vdiq babai kur ai ishte në moshë të vogël, nuk e kishte kaluar moshën tetë vjeçare në vitin 1370 h – 1951.

Zhvillimi i tij në dije:

Ai e mësoj Kuranin në moshë të vogël në vitin 1373 h – 1954 tek shehu Muhamed ibn Sinan.

Gjithashtu ka mësuar tek dijetari i madhe Muhamed ibn Ibrahim Al Shejh -Allahu e mëshiroftë- i cili ishte myfti i Arabisë Saudite në atë kohë, librin e Teuhidit, Tri Parimet dhe dyzet hadithet e imam Neveviut dhe kjo mes vitit 1374-1380h – 1955-1961.

Po ashtu ka mësuar edhe tek shejhu i nderuar Abdulaziz ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- i cili ka qenë myfti i Arabisë Saudite dhe kryetar i komisionit të dijetarëve, shkencën e trashgimisë mes viteve 1377-1380h – 1958-1961.

Po ashtu ka mësuar tek shejh Abdulaziz ibn Salih el Murshid -Allahu e mëshiroftë- shkencën e trashëgimisë, gramatikën, teuhidin në vitin 1379h – 1960.

Në vitin 1375 dhe 1376 h – 1956 dhe 1957 ka mësuar tek shejh Abdulaziz Shethrij librin Umdetu Ahkam dhe librin Zadul Mustekni.

Në vitin 1374 h – 1955 ai mori pjesë në institutin “Imamul Daueti el Ilmij” (Imami i davetit akademik) në Rijad dhe pasi e mbaroj atë u regjistrua në fakultetin e sheriatit në Rijad në vitin 1380 h – 1961 ku dhe mori diplomën në njohuritë fetare dhe në gjuhën arabe në vitin shkollor 1383/1384h – 1964/1965

Detyrat e tij:

Është emëruar si mësues në institutin “Imamul Daueti el Ilmij” në Rijad nga viti 1384/1965 deri në vitin 1392h/1977, ku më pas u transferua në fakultetin e sheriatit në Rijad që ishte degë e Universiteti “Imam Muhamed Seud el Islamije” ku punoj si profesor asistent në të, duke shtuar veç mësim-dhënies ai punonte si kontrolluesi i shkrimeve për gradën magjistër dhe doktoraturës në fakultetin e Sheriatit, të Usulu Din, institutit të lartë të drejtësisë që është nën universitetin islamik e Imam Muhamed ibn Seud, fakultetin e sheriatit i cili është nën universitetin Umul Kura në Meke, si dhe jep mësim në institutin e lartë të drejtësisë në Rijad, dhe është pjesëtar dhe aktivist në komisionin e akademisë në universitet.

Në muajin Sheval të vitit 1407H është emëruar si pjesëtar i komisionit të dijetarëve të mëdhenj dhe u bë imam dhe hatib në xhaminë e shejh Muhamed ibn Ibrahim në Rijad pas vdekjes së dijetarit Muhamed ibn Ibrahim dhe kjo në vitin 1389H. Në muajin e Ramazanit është emëruar si hatib në xhaminë e madhe në Rijad dhe në vitin 1402H është emëruar imam dhe hatib në xhaminë e Arafatit, dhe në vitin 1412H në muajin e ramazanit është emëruar si imam dhe hatib në xhaminë Imam Turki ibn Abdullah në Rijadë.

Gjithashtu shehu i nderuar ka marrë pjesë në seminaret akademike, si dhe ka dhënë mësime dhe ka marrë pjesë në programet fetare në radio e televizor.

Familja e tij:

Shehu i nderuar ka katër djem dhe ato janë:

1-      Abdullah, i cili përgatitet për të marrë doktoraturën në institutin e lartë të drejtësisë.

2-      Muhamed, i cili jep mësim në gradën e shtatë në fakultetin e Usulu Din.

3-      Umer, i cili jep mësim në vitin e dytë në shkollën e mesme.

4-      Abdurrahman, i cili jep mësim vitin e dytë.

Prej cilësive që ka shejhu Abdulazizi është se që në fëmijëri është edukuar me edukatë fetare, besim dhe devotshmëri, sinqeritet, me këshilla nga prijave e muslimanëve, me dashuri ndaj njerëzve dhe butësi me to, e në veçanti me nxënësit e dijes.

Gradimi i tij në punësim:

Sa i përket gradimit të tij në punësim ishte si në vijim:

1-      Mësues në institutin akademik Imam Daue më 01/07/1384H.

2-      Profesor asistent në fakultetin e sheriatit më 07/05/1399H.

3-      Profesor në fakultetin e sheriatit më 13/11/1400H.

4-      U shpërngul nga universiteti me datën 15/07/1412H për shkak të emërimit të tij si pjesëtarë në Komisionin e Përhershëm për kërkime akademike dhe fetva me urdhrin numër 76/1 me datë 15/07/1412H.

5-      U emërtua si zëvendës i myftiut të përgjithshëm me urdhrin mbretëror numër 838 me datë 25/08/1416H.

6-      Pas vdekjes së shejh Abdulaziz ibn Baz -Allahu e mëshiroftë- u emëruar si myfti i përgjithshëm i Arabisë Saudite dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm për kërkime akademike dhe fetva me urdhër të mbretit me numër 20/A me datë 26/01/1420H.

Ai i mbajti lidhjet me universitetin Islamik Imam Muhamed ibn Seud pasi u shpërngul prej tij duke dhënë mësim në institutin e lartë të drejtësisë si dhe mbikqyrës i gradave për magjistër dhe doktoraturë. Doktorata e fundit në të cilën ka marrë pjesë ka qenë në fakultetin e Usulu Din ditën e mërkurë datë 26/01/1420H.

 

Marrë nga revista “Buhuth Islamije” numër pesëdhjetë e gjashtë (56).

Përktheu Ylli Rama

Lini një koment