Hadithi i Javës

Nga - March 14, 2009

Me të vërtetë namazet kanë fillimin dhe mbarimin e tyre. Fillimi i kohës së drekës fillon pasi dielli kalon kupën e qiellit, kurse fundi i saj është kur hyn namazi i ikindisë. Fillimi i kohës së ikindisë është kur hyn koha e saj dhe fund ii saj është kur dielli fillon të marrë ngjyrën e verdhë. Fillimi i kohës së akshamit është kur perëndon dielli, kurse fundi i saj kur largohet drita (e bardhë) nga horizonti. Fillimi i kohës së jacisë është pasi largohet drita nga horizonti, kurse fundi i saj është në gjysmën e natës. Fillimi i kohës së sabahut është pasi del në horizont drita, kurse fundi i saj është kur lind dielli“.

Transmeton imam Termidhi nga Ebi Hurejra në Sunenin e tij me numër: 151. Hadithin ka saktësuar imam Albani në librin e tij “Silsiletu ehadith sahiha” me numër: 1696.

Lini një koment