Fetua
Ajete të Zgjedhura
“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëna më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni“. Suretu Bekare: 185
Hadithe të Zgjedhura
“Të parët njerëz që gjykohen Ditën e gjykimit janë tre persona, – vazhdon deri sa thotë –: dhe një person i cili mësoi dijen për vete dhe ua mësoi atë edhe të tjerëve dhe lexoi Kur’anin; sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i njohu ato. E pyet Allahu: -Si veprove me këto mirësi? Tha: -Mësova dijen dhe ua mësova atë të tjerëve, dhe lexova për hirin Tënd Kur’anin! Atëherë Allahu i thotë: -Gënjeve, ti e mësove dijen me qëllim që njerëzit të të quanin dijetar dhe e lexove Kur’anin për tu quajtur lexues (i mirë), dhe njerëzit e thanë këtë! Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr”.
Transmeton Muslimi: 4923 nga Ebu Hurejre