Hadithi i Javës
Nga Aishja (radiallahu anha) e cila thotë: Ishte Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) i shtrirë në shtëpinë time dhe kishte zbuluar kërcinjtë e këmbë apo kofshat e tij. Erdhi Ebu Bekri dhe kërkoi për të hyrë. I dha leje dhe qëndroi në atë gjendje që ishte. Filluan bisedën kur paspak erdhi Umeri dhe kërkoi leje për të hyrë. I dha leje dhe ishte në të njëjtën gjendje. Vazhduan bisedën kur paspak erdhi Uthmani kërkoi leje për të hyrë. U ngrit ulur Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) i drejtoi rrobat e tij pastaj i dha leje për të hyrë. Pasi mbaruan bisedën dhe dolën e pyeti Aishja Profetin (sal-lallahu alejhi ue selem) duke i thënë: hyri Ebu Bekri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi, pastaj hyri Umeri dhe ti nuk lëvize dhe as nuk i dhe rëndësi, kur hyri Uthmani u ngrite ulur dhe drejtove rrobat e tua! Tha Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem): “E si të mos kem turp nga një person prej të cilit kanë turp engjëjt“.
Transmeton imam Muslimi.