Ndërroj jetë shejhu i nderuar Abdullah ibn Abdurrahman el Xhibrin
Me emrin e Allahut, Gjithmeshirshmit, Mëshiruesit
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë” (Bekare: 155-156).
Ndërroj jetë për tek mëshira e Allahut të Lartësuar shejhu ynë dhe dijetari ynë Abdullah ibn Abdurrahman ibn Xhibrin në orën 14:00 pas drekës ditën e hënë më datën 20/7/1430 sipas hixhretit – 13/07/2009 dhe do t’i falet xhenazja ditën e martë për namazin e drekës me datë 21/7/1420 – 14/07/2009 sipas hixhretit në xhaminë e imam Turki ibn Abdullah (në xhaminë e madhe) në Rijad dhe do të varroset në varrezat El Aued.
E lusim Allahun që ta përfshijë atë me mëshirën e Tij, dhe ta shpërblejë atë për besimtarët me më të mirën shpërblim dhe ta bëj atë me parinë fisnike në Firdeusin e lartë, me të vërtetë është i fuqishëm për diçka të tillë.
Të Allahut jena dhe tek Ai do të kthehemi
Zyra e shejh Abdullah Xhibrin
20/7/1420 hixhri – 13/07/2009
Es Selamun Alejkum ,Allahu e meshiroft dhe e shperbleft me Xhennetin Firdeuvs Shejh Abdullah Xhibrin .