Biografia e shejhut tonë të nderuar, muhadithit të Medines, Abdulmuhsin el Abad el Bedr

Nga - March 23, 2010

Unë quhem Abdulmuhsin bin Hamd bin Abdulmuhsin bin Abdullah bin Hamd bin Uthman Al Bedr. Familja Al Bedr rrjedh nga familja Al Xhelas që rrjedh nga fisi Anezeh, një nga fiset e Adnanëve. Nëna ime ishte kushërirë me babain tim, e bija e Sulejman bin Abdullah bin Hamd Al Bedr. Stërgjyshi im, Abdullahi njihej me nofkën Ab-bad, ndaj dhe disa nga pasardhësit e tij janë afirmuar me dedikimin tek kjo nofkë.

Kam lindur pas namazit të jacisë, natën e dielë të datës 3 Ramazan të vitit 1353 h, në qytetin Zulfij, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit Rijad.

Kam mësuar shkrimin dhe leximin tek Shkruesit1, tek mësues të nderuar të cilët janë: Abdullah bin Ahmed el Muni`, pas tij Zejd bin Muhamed el Munifij, më pas Abdullah bin Abdurrahman el Gajth, tek i cili kam përfunduar leximin e Kuranit, më pas tek Falih er-Rumij gjatë kohës që u hap shkolla e parë fillore. Më pas gjatë periudhës së shkollës fillore kam mësuar tek shejhu Hamdan bin Ahmed el Batil librin er-Rahabijeh në lëndën e trashëgimisë dhe librin el Axhrumijeh në lëndën e gjuhës.


Në vitin 13471 h e kreva shkollën fillore, më pas në vitin vijues u regjistrova në Institutin e Dijes në Rijad, më pas në fakultetin e Sheriatit po në Rijad. Gjatë vitit të fundit të universitetit, u caktova mësues në Institutin e Dijes në qytetin e Burejdes, më saktë në datë 13/5/1379 h. Në përfundim të atij viti akademik u ktheva në Rijad për të kryer provimin përfundimtar të fakultetit, ku Allahu më nderoi duke më mundësuar që të isha më i miri i grupit tim tim prej 80 nxënësish, që përfaqësonin brezin e katërt të dalë nga fakulteti i Sheriatit, njëkohësisht isha më i miri i tre viteve rradhazi në fakultet. Në vitin 1380 h u caktova mësues në Institutin e Dijes në Rijad.

Gjatë kohës së studimit tim në Institutin e Dijes në Rijad dhe fakultetin e Sheriatit, më është dhënë mundësia të mësoj nga një numër i madh dijetarësh të nderuar, ku nga më të njohurit e tyre ishin:

Shejhu Abdulaziz bin Abdullah bin Baz

Shejhu Muhamed el Emin Shinkiti

Shejhu Abdurrezak Afifi

Shejhu Abdurrahman el Ifrikij

Shejhu Abdullah bin Salih el Hulejfi, Allahu i mëshiroftë.

Me themelimin e universitetit Islamik në Medine, Allahu më nderoi duke më mundësuar që të jem ndër ata që zgjodhi shejhu Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, për të punuar aty si mësues. Fakulteti i parë i ngritur ishte fakulteti i Sheriatit, në të cilën filloi mësimdhënia për herë të parë ditën e dielë me datë 2/6/1381 h. Ishte mirësi prej Allahut që unë isha i pari që dhashë mësim në atë ditë të shënuar. Që nga ajo datë dhe deri më sot ( vera e vitit 1427 h) unë kam punuar si profesor dhe vazhdoj akoma, duke kaluar në mësimdhënie në Universitetin Islamik 46 vite. Në datën 30/7/ 1393 h, u caktova në postin e zëvendës rektorit të Universitetit islamik, i përzgjedhur nga vetë mbreti Fejsal, Allahu e mëshiroftë, ndërmjet tre kandidaturave të propozuara nga shejhu Abdulaziz bin Baz, i cili në atë kohë ishte rektor i Univesitetit. Ndoshta kjo përzgjedhje kishte të bënte me faktin që unë punoja aty në universitet. Këtë post e mbajta për gjashtë vjet, deri në 26/10/1399, nga i cili u largova pas një këmbënguljeje të gjatë time për tu liruar prej tij. Në dy vitet e para të këtij posti, isha përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e universitetit. Gjatë atyre gjashtë viteve nuk kam munguar asnjë herë nga mësimdhënia dy herë në javë në vitin e katërt në fakultetin e sheriatit. Gjatë asaj kohe, me mirësinë e Allahut, më pas me përpjekjet këmbëngulëse të shejhut të nderuar Abdulaziz bin Bazit dhe të miat, u bë e mundur të realizohej themelimi i departamentit të studimeve pasuniversitare në dy shkallët e saj magjistraturë dhe doktoraturë. Gjithashtu u themelua fakulteti i Kuranit, ai i hadithit, i gjuhës arabe dhe u ngrit shtypshkronja e universitetit.

Kam filluar mësimdhënien në xhaminë profetike në muajin Muharrem të vitit 1406 h. Para këtij viti jepja mësim aty vetëm në sezonin e haxhit për haxhinjtë. Që nga ajo kohë(kur fillova mësimdhënien e rregullt) dhe deri në verën e vitit 1427 h, kam përfunduar së shpjeguari Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Sunenin e Nesaiut, Sunenin e Ebi Daudit dhe tre të katërtat e Sunenit të Tirmidhiut. Mësimi në xhami zhvillohet ndërmjet akshamit dhe jacisë, gjashtë netë në javë, ndërsa në periudhat e pushimeve dhe sezoneve akademike, mësimdhënia pezullohet për shkak se shumica e nxenësve pjesëmarrës në mësim janë studentë të Universitetit Islamik

Udhëtimin tim të parë jashtë qytetit Zulfij, e kam pasur për haxh në Meken e nderuar, në vitin 1370 h, ndërsa në fund të vitit vijues kam udhëtuar për në Rijad në kërkim të diturisë, në Institutin e Dijes.

Unë i kam ruajtur fletorete shënimeve të shkollës në të gjitha etapat e saj, duke filluar që nga klasa e tretë fillore. Libri i parë në bibliotekën time personale ka qenë, një kopje nga libri Bulugul meram të Hafidh Ibn Haxher el Askalanit, të cilin ekisha blerë para se të hyja në shkollë fillore, në të cilën është e shënuar me shkrimin tim data 6/1/1368 h.

Më kanë arritur fletushka të shkruara në internet, të cilat përshkruajnë situata të ndryshme zuhdi rreth meje, të cilat nuk kanë bazë në realitet, thënësi i atyre fjalëve ka shprehur dicka për të cilën nuk ka dituri. Allahu është Udhëzuesi në rrugën e drejtë.

E lus Allahun që të na japë sukses për vepra që bëjnë të mundur lumturinë e dunjasë dhe botës tjetër. O Allah ma përmirëso fenë time që është kapitali im, ma përmirëso dunjanë time në të cilën unë jetoj, ma përmirëso përfundimin në botën tjetër, bëje jetën time shtim në cdo të mirë dhe bëje vdekjen time rehatim nga cdo e keqe.

Këtu mbaron fjala e shejhut rreth vetes, e marrë nga parathënia e vëllimit të parë fq 6-9 të përmbledhjes voluminoze të librave të shejhut.

Mëposhtë do rendisim librat e shkruar nga shejhu, të ndarë sipas fushave:

Në fushën e lëndëve që kanë të bëjnë me Kuranin:

1) Ajatun muteshabihatu elfadhi fil Kur`ani ue kejfe et-temjizu bejneha (Ajete me fjalë të ngjashme në Kuran dhe si mund të bëhet dallimi mes tyre)

2) Min kunuzil Kur`anil Kerim (Nga thesarete Kuranit fisnik)

Në fushën e lëndëve që kanë të bëjnë me hadithin:

3) Fet-hul kauijil metijn fi sherhil erbein ue tetimetil hamsijn (Suksesi nga I Plotfuqishmi për shpjegimin e dyzet haditheve dhe shtojcën plotësuese)

4) Ishrune hadithen min Sahihil Buharij, dirasetu esanijdiha ue sherhu mutuniha (Njëzet hadithe nga Sahihu i Buhariut, studimi i zinxhirëve të transmetimit dhe shpjegimi i teksteve të tyre)

5) Ishrune hadithen min Sahihil Muslim, dirasetu esanijdiha ue sherhu mutuniha (Njëzet hadithe nga Sahihu i Muslimit, studimi i zinxhirëve të transmetimit dhe shpjegimi i teksteve të tyre)

6) Sherhu hadithi Xhibril fi talijmid-din (Shpjegimi i hadithit të Xhibrilit rreth mësimit të fesë, i cili gjendet i botuar në shqip nën titullin: Erdhi t`u mësojë fenë tuaj)

7)Ixhtinauth-themer fi mustalahi ehlil ether (Vjeljae frutave në lidhje me terminologjinë e pasuesve të transmetimeve)

8) Dirasetu hadith: “ Ned-darallahu imraen semia mekaletij”, riuajeten ue diarjeh ( Studimi i hadithit: “ Allahu e hijeshoftë dhe ndricoftë atë person që e dëgjon thënien time”, në aspektine transmetimit dhe kuptimit që ai bart)

9) Kejfe nestefidu minel kutubil hadithijeti es-siteh ( Si të përfitojmë nga gjashtë librat bazë të hadithit)

Në fushën e akides:

10) Katful xhenad-danij sherhu mukadimeti risaleti Ibn Ebi zejd el kajrauanij ( Vjelja e frutave të pjekura në lidhje me shpjegimin e parathënies të librit të Ibn Ebi Zejd el Kajrauanij)


11) Akidetu ehlis-suneh uel xhemah fis-sahabetil kiram (Besimi i ehlu sunetit dhe xhematit në lidhje me sahabët e nderuar)

12) Et-Tehdhiru min tadhimil athari gajril meshruah (Tërheqja e vërejtjes nga madhërimi i gjurmëve të popujve të maprshëm, si dicka e paligjëruar)

13) el Hathu ala itibais-suneh uet-tehdhiru minel bidei ue bejani hatariha (Nxitja për pasimine Sunetit dhe tërheqja e vërejtjes nga bidatet dhe sqarimi i rrezikut të tyre)

14) Mukamidetun ue talikat ala tethiril i`tikad ue sherhis-sudur lis-san`anij uesh-sheukanij ( Parathënie dhe shënime rreth librit: Pastrimi I besimit I San`anit dhe librit: Hapja e zemrave të Sheukanit)

15) Akidetu ehls-suneh uel ether fil mehdijil muntedhar (Besimi I ehlu sunetit dhe there’ve në lidhje me Mehdiun e shumëpritur)

Në fushën e fikhut:

16) Sherhu shurutis-salah ue arkaniha ue uaxhibatiha (Shpjegimi i kushteve të namazit, shtyllave dhe vaxhibeve të tij, të shejhul islamit Muhamed bin Abduluehab)

17) Sherhu kitabi adabil meshji iles-salah (Shpjegimi i librit: Edukata e vajtjes për në namaz, libër ky i cili përmbledh dispozita rreth namazit, zekatit, agjërimit, të shejhul islamit Muhamed bin Abduluehab)

18) Menhexhu shejhil islam Muhamed bin Abduluehab fit-te`lif (Metodologjia e shul islamit Muhamed bin Abduluehab në shkrimin e librave)

19) Ehemijetul inajeti bit-tefsiri uell hadithi uel fikh (Rëndësia e angazhimit me studimin e tefsirit, hadithit dhe fikhut)

Në fushën e edukatës, këshillave, moralit dhe biografive:

20) Min ahlakir-rasulil kerim (Nga moralet e Profetit fisnik salallahu alejhi ue selem)

21) Fadlus-salati alen-nebij ue bejani manaha ue kejfijetiha ue shej`in mima ul-life fijha (Vlera e salavateve ndaj Profetit salallahu alejhi ue selem, sqarimi I kupimit të salavatit, formës së tij dhe dicka rreth librave të shkruar për salavatet)

22) Fadlu ehlil bejti ue mekanetuha inde ehlis-suneti uel xhemah ( Vlera e familjes profetike dhe pozita që ata gëzojnë tek ehlu suneti dhe xhemati)

23) Thelathu kelimatin fil ihlasi uel ihsani uel iltizami bish-sheriah (Tre fjalë rreth sinqeritetit, bamirësisë dhe përmbajtjes së ndaj dispozitave të sheriatit)

24) Etherul ibadeti fi hajatil muslim (Ndikimi që adhurimi ka në jetën e muslimanit)

25) El ibratu fi shehris-saum ( Domethënia e muajit të Ramazanit)

26) Min fedailil haxhi ue feuaidihi ( Vlerat e haxhit dhe dobitë e tij)

27) Bedhlun-nus-hi uet-tedhkijr li bekaja el meftunijne bit-tekfijr uet-tefxhijr (Ofrimi I këshillës dhe përkujtimit për ata të mashtruar që akoma vazhdojnë të jenë të ndikuar nga tekfirizmi dhe ideja për shpërthime)

28) Min ekualil munsifijne fis-sahabijil halifeh Muauijeh ( Nga thëniet e njerëzve të drejtë, të paanshëm në lidhje me sahabiun halife Muavijen radijallahu anhu)

29) Alimun xhehbedh ue melikun fedh (Një dijetar ekspert dhe një mbret i rrallë, shejhu Muhamed bin Ibrahim dhe mbreti Fejsal, Allahu i mëshiroftë)

30) Esh-shejhu Abdulaziz bin Baz, nemudhexhun miner-railil euuel (Shejhu Abdulaziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë- një shembull nga brezi i parë)

31) Esh-shejhu Muhamed bin Uthejmin, minel ulemair-rabanijin ( Shejhu MUhamed bin Uthejmini – Allahu e mëshiroftë- , një nga dijetarët edukatorë)

32) Esh-shejhu Umer bin Muhamed Felateh, kejfe araftuhu ( Shejhu Muhamed Umer Felateh, si e kam njohur)

33) Rifkan ehles-suneti bi ehlis-suneh (Silluni butë o ehlu suneh me ehli sunetin , kjo broshurë gjendet e përkthyer në shqip)

34) Kejfel juedil muuedhafu el emaneh (Si duhet ta kryejë nëpunësi punën e tij me besnikëri)

35) Fadlul medineh ue adabu suknaha ue zijaratiha(Mirësia e Medines,edukata e banimit në t dhe e vizitës së saj, kjo broshurë gjendet e përkthyer në shqip)

36) el Adlu fish-sheriatil islamijeh ue lejset fid-demokratijetil mez`umeh (Drejtësia e vërtetë gjendet në sheraitin islam dhe jo në demokracinë epretenduar)

37) Bi eji aklin ue din jekunut-tefxhiru uet-tedmiru xhihaden, uejhakum efijku ja shebab ( Me cfarë llogjike dhe fje mund të konsiderohet shpërthimi dhe shkatërrimi, xhihad?! Mjerë për ju!! Zgjohuni o jut ë rinj)

Në fushën e kundërpërgjigjeve:

38) ed-Difau anis-sahabij Ebi Bekrah ue meruijatihi uel istidlalu li men`in-nisa kinel uilajeh ( Mbrojtja e sahabiu Ebi Bekrah dhe transmetimeve të tij, si dhe argumentimi për ndalimin e grave që të sundojnë)

39) el Feuaidul muntekah min Sahihil Buharij ue kutubin uhra ( Dobi të përzgjedhura nga Sahihu i Buhariut dhe libra të tjerë)

40) er-Radu ala men kedh-dhebe bil ehadithis-sahihah el uarideti fil Mehdij (Kundërpërgjigje ndaj atyre që përgënjeshtrojnë hadithet e sakta të transmetuara rreth Mehdiut)

41) E guluun fib a`dil karabeh ue xhefaun fil enbija ues-sahabeh ( A po bëni teprim ekstrem në ldhje me disa anëtarë të familjes profetike dhe po lini mangut në respektimin e të drejtës së profetëve dhe sahabëve?!)

42) er-Radu aler-Rifaij uel Butij fi kedhibihima ala ehlis-suneti ue dauetihima ilel bidei ued-dalal (Kundërpërgjigje ndaj Rifait dhe Butit, në lidhje me gënjeshtrat e tyre ndaj ehli sunetit dhe thirrjes së tyre në bidate dhe humbje)

43) el Intisaru lis-sahabetil ehjar fi radi ebatil Hasen el Malikij (Përkrahja e sahabëve në kundërpërgjigjen ndaj pretendimeve të kota të Hasen el Malikiut)

44) el Intisaru li ehlis-suneti uel hadith fi radi ebatil Hasen el Malikij (Përkrahja e ehlu sunetit dhe hadithit në kundërpërgjigjen ndaj pretendimeve të kota të Hasen el Malikiut)

Marrë nga nga parathënia në vëllimin e parë fq 10-11

Përktheu: Shuajb Rexha

1 Mësuesit në xhami që u mësonin fëmijëve shkrimin dhe leximin, leximin e saktë të Kuranit.