A është Shejh Albani kreu i dijetareve te hadithit në këtë kohë?

Nga - March 28, 2010

Përgjigje nga Muhadithi, Dijetari i nderuar Rrabia ibnu Hadij Umejr El Med’hali – Allahu e ruajt dhe i lartësoftë gradat e tij ne dynja dhe në ahiret – :

“Betohem në Allahun se të këtij mendimi kanë qenë dijetarët : Ibnu Bazi, Uthejmini dhe dijetarë të tjerë të cilët e njohin atë! Të gjithë janë të mendimit se ai nuk arrihet, nuk arrihet kurrë! Madje për disa shekuj me radhë, askush prej dijetareve nuk kishte arritur në gradën që arriti shejh Albani! Ka pasur dijetarë që kanë pas mësuar përmendësh më shumë se ai, por në lexim, studim, në shpërveshjen e mëngëve me seriozitet në kërkime dhe hulumtime, ky njeri nuk ka pasur shok!

Ai i ka ofruar një bibliotekë të pasur islamit, të cilën as shtetet apo institucionet e tyre nuk e përgatisin dot! Kushdo që shkruan në shkencën e hadithit në këtë kohë përfiton prej librave të tij, madje nuk bën dot pa to!

Arabët nuk i kanë njohur të drejtat e tij, madje i kanë bërë padrejtësi atij! Atë e nxori Allahu nga zemra e Evropës dhe e vendosi në bibliotekën Dhahirije, e cila ishte biblioteka më e mirë në vendet e lindjes, ku qëndroi për gjashtëdhjetë vjet me radhë duke ofruar për ne gjithë këtë mund të madh!

Por, si u shpërblye prej nesh?!

Është për të ardhur keq për faktin se vlerat e të mëdhenjve nuk i njohin veçse të mëdhenjtë! Dijetarët qenë te vetëdijshëm për kontributin e tij. Ibnu Bazi, Uthejmini e të tjerë prej dijetarëve islamë, dijetarëve të Indisë, Pakistanit, Marokut etj.. të gjithë ata e njohën gradën e këtij njeriu dhe se çfarë ofroi ai në shërbim të Sunetit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!)!

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për kontributin e tij ndaj Fesë së Allahut të Madhëruar dhe ndaj Sunetit të të Dërguarit të Tij (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) me shpërblimet më të mira, me të cilat Ai shpërblen ata që punojnë dhe i shërbejnë Fesë dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij!”

Takim i datës :  26/1/1426 h.

Marrë nga Sahab.net

Përktheu:  Mirandi Shehaj

7 Komente

  1. anonim says:

    Allahu e meshirofte shejh Albanin dhe e befte prej banoreve te Firdeusit.
    Allahu e ruajte edhe shejh Rrebian. selamun alejkum

  2. Bilal says:

    Allahu e meshirofte

  3. bekim says:

    Selam Alejkum;
    Allahu e meshiroft shejkh el Albanin dijetarin e kohes
    dhe na beft me pase perfitim prej dijes se tij sipas kuranit dhe sunetit..
    Allahu na bashkoft ne xhenet me te gjithe te derguarit e Allahut dhe dijetaret, shehidet , te sinqertit dhe te devotshmit qe punojn me sinqeritet ndaj Allahut.

  4. belul says:

    Selam alejkum te gjith vellezerve qe ndjekin menhexhin selefi .
    Derisa te gjith dijetaret e medhej jan dakort qe ai eshte kreu i dijetarve,ne nuk na mbetet tjeter vecse te pajtohemi me mendimin e tyre .
    Allahu na beft te perfitojm nga dija e shejh Alabanit rahimulla

  5. abdullah says:

    selamu alejkum vllazen uelhamdulilah qe na ka ba pjestar te pasojm keto dijetar te medhenj me keto tezkije te larta ata duhet te jen te dashur ne zemrat tona aq shum sa neve duhet ti konsiderojm per me te agermeve ton ne zemrat tona pas allahut pataj te derguarin pastaj sahabet pastaj dijetaret e hadithit dhe ata qe jan te lavderuar nga dijetaret e medhenj te sunetit,ne menyr qe allahu te na ngjall ne diten e gjykimit me ata qe kena dasht neve dhe me ata qe ne kena pas per zemer.uelhamdulilahi rabilalemin ue selatu ue selamu lanebijina muhammed ue ala alihi ue sa^hbihi ue men tebia bi ihsanin ila jeumidin.

  6. mondiservis says:

    ca thone qe sben shejh albani se ka qene i bute me grupet e humbura.ska thene me be hexher.epo vet profeti alejhi selam ka vepruar keshtu si dhe shume vet se kuptojne butesine.ashpersine.mesataren.mencuria e tyre eshte e madhe.i mencuri e vendos nje gje ne vendin e vet dhe ne kohen e vet.jo jerm.e keshtu ata tregojne bazat.qendrimet.arsyet.problemet.etj.shume i kane thene ka irxha etj por ai asnjehere ska fol nga mendja e tij.dhe me sakte edhe sikur te kishte diqka njeriu seshte absolut.por njeriu keq veq keq sheh.keq gjen.e snjeh asgje.allahu na befte prej pasuesve te sunetit.na befte prej banoreve te xhenetit dhe na bashkofte me te derguarin e allahut alejhi selam.shoket e tij.te vertetet.dijetaret.shuhede.dhe te drejteve.bashke me dijetarin shejh albani allahu e meshirofte.selamu alejkum.shtergohuni pas sunetit sipas dijetareve se dija nuk ik me ikjen e saj por me dijetaret e saj.

  7. Seli says:

    Es Selamun Alejkum ,Allahu xh.sh e meshiroft Shejh Albani dhe Allahu xh.sh. e beft prej banoreve te Xhennetit Firdeuvs ,me te vertet te mirat qe ja ka sjell ky dijetar ummetit Islam nuk kan te numeruar ,tere jeten e tij ja ka kushtuar Kuranit dhe Sunnetit dhe jo kaq po edhe vdekja e tij eshte bere sipas Sunnetit te Muhammedit a.s. ,po elhamdulilah qe Allahu ummetin Islam nuk e lene pa dijetar dhe kemi ende dijetar te medhejn si Shejh Feuzani ,Shejh ali-Shejkh ,Shejh El Med’hali (Allahu i ruajt) etj ,Allahu na bashkoft ne Xhennetin Firdeuvs pran Muhammedit a.s. ,Sahabeve ,dijetareve ,shehideve dhe te gjith besimtareve musliman .

Lini një koment