Thënie e artë nga Ibnul Kajjimi

Nga - April 5, 2010

Thënie e artë nga Ibnul Kajjimi në I`lamul muuekiin 3/408

Marrë nëpërmjet librit el Ikna`u   të shejhut Muhamed bin Hadij el Medkhalij

Nëse të jepet mundësia të  jesh pranë një njeriu nga njerëzit e dijes, që e kërkon argumentin dhe  gjykon sipas tij, që e pason të vërtetën kudo që të jetë, me këdo që të jetë, atëherë  largohet vetmia dhe arrihet afrimiteti.

Një person i tillë(i dituri) edhe nëse nuk bie dakort me ty për dicka, mbron mendimin e tij por ty të justifikon.Ndërsa injoranti zullumqar të kundërshton pa kurrfarë argumenti, të konsideron kafir ose bidatci pa asnjë argument.Mëkati yt i vetëm është se ti  distancohesh nga rruga e tij e keqe, nga alternativa e tij e përcmuar, ndaj mos u mashtro nga numri i shumtë i individëve të këtij lloji, sepse mijëra e mijëra prej tyre nuk krahasohen me një njeri të vetëm nga njerëzit e dijes, ndërkohë që një njeri i vetëm nga njerëzit e dijes është më i vlefshëm se e gjithë toka plot me njerëz të kësaj kategorie.

Përktheu:Shuajb Rexha

Lini një koment