A lejohet lënia e disa suneteve për hir të davetit?
Nga shejhu muhadithi el alameh Muhamed Nasirudin Albani
Pyetje : Thuhet shpeshherë se thirrësi në islam nuk duhet të jetë i ashpër në lidhje me cështjet e Sunetit dhe t`u shmanget sa të mundet situatave në të cilat trajtohen cështjet e Sunetit. Ai duhet të ketë një strategji në thirrjen e tij duke qenë pothuajse i distancuar nga Suneti. A është i drejtë ky pretendim dhe a është i dobishëm në rrugën e davetit? A na lejohet ndjekja e këtij parimi? Si mund të ketë përputhje mes kësaj dhe urdhëresës për kapjen me përkushtim pas Sunetit?
Përgjigje : Padyshim, muslimanit nuk i lejohet kurrsesi që të shmanget nga Suneti apo ta anashkalojë atë – vecanërisht nëse kemi për qëllim Sunetin me kuptimin e tij të përgjithshëm gjithëpërfshirës- , qoftë edhe në mënyrë të përkohshme. Pra, muslimani dhe vecanërisht ai që quhet thirrës, duhet të thërrasë në islam duke ditur se islami është një i tërë dhe nuk pranon të copëzohet. Duhet t`u sqarojë njerëzve cdo gjë që ka lidhje me islamin, por ngelet cështja sic thuhet në fjalën e urtë: Dituria është e shumtë për tu përfshirë e gjitha dhe jeta e njeriut është e shkurtër që të mjaftojë për arritjen e të gjithë diturisë, ndaj jepi përparësi asaj që është më shumë e rëndësishme, e pastaj atë që vjen pas saj.
Pra, thirrësi duhet të ftojë në atë që është më e rëndësishmja dhe më pas tek ajo që vjen pas saj në rëndësi.
Mirëpo, nëse bëhet fjalë që ai ndodhet në një situatë dhe sheh se dikush nga njerëzit bën një gabim, një veprim apo fjalë që kundërshton sheriatin, në cështje që nuk është nga bazat e fesë, dhe ai moment kërkon sqarim, kërkon urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja, atëherë nuk i lejohet që ta fshehë të vërtetën në emër të diplomacisë së davetit, por thërret në Sunetin përkatës që ka të bëjë me atë cështje konkrete, gjithmonë duke u disiplinuar me ajetin Kuranor: “ Thërrit në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe polemizo me ta në mënyrën më të mirë” (Nahl 125). Pra, Allahu nuk tha thërrit në dicka dhe lër dicka tjetër, por ama e disiplinoi thirrjen me urtësinë dhe këshillën në formën më të mirë. Psh : nëse një person është duke u falur në xhami dhe më pas në krah të tij sheh një djalosh në moshën e tij të re i cili po falet duke pasur në dorë një unazë prej floriri. Dikush mund të mendojë se është nga diplomacia e thirrjes që këtij djaloshi të mos i tërhiqet vërejtja për atë shkelje, por të anashkalohet me heshtje, mirëpo më thuaj ; kur do e këshillojë atë person ndërkohë që ai mund të largohet dhe mund të mos e shohë më herë tjetër?!
Shembujt mund të jenë të shumtë dhe të larmishëm, vecanërisht nëse flasim për ata njerëz që e kanë caktuar veten të jenë thirrësa në islam, të cilëve nuk u lejohet që të thërrasin tek një pjesë e islamit dhe të lënë një pjesë tjetër, por parimi që duhet të ndjekin është : të thërrasin në cështjen më të rëndësishme pastaj në atë që vijon pas saj. Ky është parimi bazë i patjetërsueshëm, kurse që ai të shohë dicka gabim dhe të heshtë ndaj saj një ditë, dy, tre, katër, një muaj, dy , etj me pretendimin se kjo është nga diplomacia në davet, padyshim që dicka e tillë nuk ka ekzistuar në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe as në kohën e selefëve.
Parimi bazë në këtë cështje nënkupton dy aspekte:
1) Aspekti i parë ka të bëjë me metodën (e këshillimit)
2) Aspekti i dytë ka të bëjë me faktin që thirrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse e të gjitha cështjeve fetare, gjë për të cilën kemi shumë argumente, ku më i njohuri i tyre është hadithi:
“ Kush shikon prej jush një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me zemrën etij, por ky është besimi më i dobët”. Pra, ai sheh një të keqe dhe nuk arrin ta ndryshojë, atëherë kalon në nivelin e dytë : ndryshimi me fjalë, nëpërmjet këshillës me mënyrën më të mirë, ashtu sic tregohet në ajetin e mëparshëm Kuranor, e nëse as këtë nuk mundet ta bëjë atëherë e kundërshton me zemrën e tij, por ky është niveli më i dobët i besimit. Pra, Profeti salallahu alejhi ue selem nuk tha : nëse urtësia e davetit apo diplomacia në davet, e kërkojnë që të heshtësh hesht. Jo nuk është kështu, por tha : Nëse mundesh, që do të thotë se për sa kohë që mundesh ta ndryshosh të keqen me secilën nga mënyrat, për sa kohë që kemi të bëjmë me kundërshtim të Sunetit- sic thuhet në pyetje- atëherë duhet të bëhet sqarimi i duhur këshillues dhe më pas nuk jemi më përgjegjës për vazhdimësinë.
Realisht problemi kryesor në thirrje nuk duhet të jetë ndarja e islamit në dy pjesë: Një pjesë që duhet të thërrasim sa më shpejt në të dhe një pjesë që duhet ta lëmë për më vonë ose të mos thërrasim kurrë në të.
Nuk duhet të jetë ky preokupimi, për vetë faktin se nuk ekziston asnjë libër që e ndan islamin në islamin që duhet të thërrasim sa më shpejt dhe islamin që duhet ta lëmë për më vonë apo që të mos thërrasim kurrë në të, me pretendimin se diplomacia e thirrjes e kërkon dicka të tillë. Nuk ekziston një libër i kësaj natyre dhe as nuk mund të ekzistojë një i tillë. Ai person që pretendon dhe dëshiron ta ndajë islamin në dy pjesë të tilla, nga e nxorri këtë lloj përfundimi dhe me cfarë argumenti?!
Që një person të arrijë në këtë lloj përfundimi duhet të jetë nga dijetarët më të mëdhenj të islamit, në mënyrë që tia pranojmë këtë lloj ndarjeje. Pyetja që shtrohet është : Kush janë këta që e e kanë këtë pretendim dhe ndjekin këtë parim? Ne e dimë mirë se ata që i janë përveshur davetit dinë shumë pak nga islami i tërësishëm. Përvec kësaj, vetë ata bien në kontradiktë me këtë parim. Unë e them hapur dhe me plot gojën se ata që pretendojnë teorikisht në ndarjen e islamit në dy pjesë: një pjesë me të cilën duhet të fillohet dhe një pjesë me të cilën nuk duhet të merremi, ne e dimë mirë se vetë ata thërrasin në cështje që ndoshta s`kanë të bëjnë fare me islamin, e jo më që të jenë nga ajo pjesa e parë e rëndësishme e islamit. Rreth kësaj kemi folur shpesh herë, ndaj le ta mbyllim me kaq sa thamë, besoj duke qenë e mjaftueshme. Lëvdatat i përkasin Allahut, Zotit të botëve.
Marrë nga kaseta me titull “Thirrja selefije”
Përktheu: Shuajb Rexha
kam lexuar nje fetva te shejh rabbi ALLAHU e meshiroft qe lejohet lenja e nje suneti ne nje vend ku njerezit jan te cthurur por me qellim qe tu a mesosh ate sunet dhe ne kete menyr ti do shmangesh nje te keqe qe mund te ishte edhe me e madhe dhe nje argument qe ka dhen shejhu eshte hadithi ku PROFETI s.a.s i ka then Aishes r.a. sikur populli yt mos te ishte nga ai popull qe sa po e ka len idhujtarin un do e kisha prishur qaben dhe do e kisha rindertuar
kam degjuar se shejkh rabijaplus ketij argumentiqe e thot edhe ky vllai qe PROFETI s.a.s i ka then Aishes r.a. sikur populli yt mos te ishte nga ai popull qe sa po e ka len idhujtarin un do e kisha prishur qaben dhe do e kisha rindertuar.shejkhu allahu e ruajt ka than si argument ate qe kur deshi te shkruaj kontraten me mushriket e asaj kohe i tha shkruaj ne emer te allahu nga muhamedi i derguari i allahut,dhe ai i tha se neve nuk po te pranojm si i derguari i allahut prandaj nuk e shkrujm pjesen nga muhamedi i derguari i allahut dhe i tha mir dhe e la per ta shkruajtur ne menyren qe dihet pra e la nje gja per nje gja me te madhe.na ktheni nje pergjigje allahu ju shperbleft.dhe e 2ta kur e ka leju nje gja te till a e ka leju edhe zbatimin e disa bidateve?sepsedisa nxanes dijeje po na argumentohen keshtu sikurse ka than shejkhu nese keni mundesi per nje pergjigje te shpejt ne email na e ktheni allahu jua shperbleft se nuk po dina se qa me ju than
allahu ju rujt.
o vella un inshallah heren theter do ta dergoj fjale per fjal ate qe kam lexuar nga SHEJHU.por tani po te sqaroj se asnje dijetar selef nuk ka then me zbatuar bidate perkundrazi ata jan shum te rrept per kete por shejhu ALLAHU E RUAJT KA THEN ne qofte se zbatimi i nje suneti behet problem per davetin tek nje popull ateher per hire te davetit mos e praktiko derisa tua mesosh fene.
i nderuar hoxheselamu aleikum, te lutem verifikoje kete nese eshte e sakte apo jo dhe me kthe pergjigje,
Bërja e Da’uetit gradualisht dhe përdorimi i Urtësisë në
kryerjen e veprave që janë prej Sunetit
Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij
Burimi: http://www.rabee. net/show_ fatwa.aspx? id=207
Pyetje: Disa nga njerëzit e dijes kanë thënë: “Me të vërtetë, nga Fik’hu i Khilafit (Kuptimi i
mosmarrëveshjeve në Fe) është që kur një njeri të shkojë në një vend dhe ai bie në kundërshtim
me medh`hebin e atyre (njerëzve të atij vendi) për ndonjë nga çështjet ku lejohet
mosmarrëveshja, ai duhet të dorëzohet para opinionit të tyre (d.m.th. të mos i sfidojë ata e të mos
i refuzojë) me qëllim që të parandalojë çoroditjen e njerëzve të thjeshtë. Pra, sa e saktë është kjo
thënie? Dhe Allahu ua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: “Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ishte i mendimit se është në dobi të Da’uetit që të
heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij derisa të kalosh në
një fazë kur do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ty zbatimin e këtij Suneti
(Allahu e mëshiroftë atë).
Dhe vërtet, ai dha një shembull për këtë: Se i Dërguari (‘alejhis-salatu ues-selam) hoqi dorë nga
rrëzimi i Ka’bes për hir të dobisë dhe largimit të dëmit (‘alejhis-salatu ues-selam). Dhe kjo është
një çështje që duhet, dhe me këtë, për hir të parandalimit të dëmeve që do të vinin si pasojë e
rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj – pra i Dërguari (‘alejhis-salatu ues-selam) i tha A’ishes: “O
A’ishe! Sikur të mos ishte për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar
Ka’ben dhe do t’i kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit),
dhe do t’i kisha bërë dy dyer – derën Lindore dhe derën Perëndimore – dhe do t’i kisha shtuar
gjashtë kubikë (d.m.th. gjysëmrrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhr (dhoma) e
Isma’ilit). Sepse vërtet Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Ka’ben.” [Transmetuar nga
Muslimi, hadithi numër 1333.]
Kuptimi i hadithit është se kur e konsiderojmë një vepër se është nga Sunetet dhe se do të na vijë
ndonjë dëm si pasojë e zbatimit të kësaj vepre, edhe nëse ajo është e detyrueshme – siç është
urdhërimi i të mirës; urdhërimi i të mirës është detyrë dhe është një bazë nga bazat e Islamit
(atëherë ju s’duhet ta bëni atë). Nëse ndalimi që i bëni të keqes do t’ju çojë në një të keqe akoma
më të madhe, atëherë nuk ju lejohet që ta ndaloni atë sepse ajo do të sjellë një të keqe akoma më
të madhe.
Çështja që vërtetohet këtu është se Da’ueti (Thirrja Islame) kërkon Hikme (urtësi) dhe kërkon
‘Ilm (dituri):
“Thirr në Udhën e Zotit tënd me Urtësi dhe me këshillë të ndershme dhe të bukur dhe
bisedo me ta në mënyrën më të mirë.” [Nahl, 125]
Dhe prandaj Allahu (Subhanehu ue Te’ala) e solli Sheriatin gradualisht në etapa për Umetin e
Muslimanëve. Ai nuk e ndaloi alkoolin vetëm se në fund (të shpalljes) dhe Ai e shpalli ndalimin
e tij gradualisht në etapa. Dhe Ai nuk e ndaloi kamatën (er-riba) vetëm se në fund (të shpalljes).
Kështu, Shejkhul-Islam Ibn Tejmije thotë: “Ai që bën Da’ue për Allahun në një vend të ç’thurur,
nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në Da’ue
dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin dhe t’ia paraqesë një populli të devijuar.”
Ai (thirrësi) nuk duhet të shkojë tek njerëzit Rafidi, apo njerëzit Sufi që janë ekstremistë në
adhurimin e varreve, e t’u kërkojë atyre zbatimin e Suneteve ndërkohë që ata janë të zhytur në
devijime e në aspektet e Shirkut! Filloni me thirrjen për në Teuhijd dhe kryerjen e atyre veprave
që janë obligim. Dhe nëse ata kanë ndonjë gjë që bie në kundërshtim me Sunetet – pasi që ai i ka
kaluar këto etapa (në thirrjen e tyre për ta braktisur Shirkun) – atëherë ai mund të fillojë t’u
mësojë atyre Sunetet.”
selam alikum ue rahmetullah a kish pas mundsi nje sqjarrim ne ket aspekt tash nese aijsha thot nese dy qyshtje ju kan paraqit pejngaberit e ka zgjedh ate mat te leht por me nuk ka dal jasht kufive e tash un persheblull pe bi nje rast konkret qe ndodh ktu ne kosov ngritja e durve nese e lexoj ne librin e imam bukharit raful jadain edhe ne feth el bari qe shum dietar thoj e ki obligim mu fal ashtu qysh u fal pejngaberi se hadith thot salu keme rajtumuni usali *faluni ashtu si me keni par duke falur edhe thoj se kjo eshte udher dhe tregon obligim dersi vjen dikq qe e mposht ket udher kjo eshte e pare e dyta abd ibn umeri i ka gjujtur njerzit qe nuk i kan ngrit duar me guralec aq shum e ka urry ket pun e tash qysh po boja mi lan kto synet per hater te dawetit mire te allahu thot la tehdi men ahbebte walakin Allahe jahdi men jesha selam alaikum
Es Selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuh. Vellezer ma beni hallall qe po nderhy por pas leximit te pergjigjes se Dijetarit te madh Imam Albanit ( All-llahu e meshirofte )e ndjeva pak sa te obliguar veten time ti them dy fjal ne lidhje me komentet e vellezerve me lart edhe pse nuk jam Dijetar e as hoxhe.
Me sa kuptova une nga argumentet qe sollen vellezerit me lart, Profeti Muhammed alejhis-salatu ues-selam nuk e la nje sunnet per shkak te dauuetit por ai alejhis-salatu ues-selam e la nje pune te pelqyer, vullnetare e te dobishme per shkak te teuhidit e pasi qe nuk e ka vepruar kete veper ai alejhis-salatu ues-selam kjo as nuk eshte prej sunnetit ( pasi sunneti eshte shpallje nga All-llahu ) shembulli i kesaj eshte i njejti sikur psh: ne nje qytet ne te cilin ka nevoj per dy xhamija eshte vetem nje xhami kurse me ndertimin e te dytes percahet xhemati e hjekja dore nga ndertimi i xhamis se dyte nuk eshte lenie e sunnetit por nje pune e dobishme e perkohshme e me venien ne jete te teuhidit xhemati me pas bejne kerkes per ndertimin e te dytes e kshtu me radhe. Ma beni hallall. Es Selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuh.