“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun“.
Suretu: Ahzab, ajeti: 21.
Hadithe të Zgjedhura
“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. Sipas transmetimit të Muslimit: “Kush vepron diç që nuk është në pajtim me fenë tonë, ajo (vepër) është e refuzuar”.
Transmeton imam Buhari dhe Muslim nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj-.