Biografi e shkurtër rreth shejhut të nderuar Salih el Feuzan
Biografi e shkurtër rreth shejhut të nderuar Salih el Feuzan
Emri dhe prejardhja e tij:
Ai është: Salih bin Feuzan bin Abdullah Al Feuzan nga banorët e esh-Shumasijeh el Uedain nga fisi Deuasir. Ka lindur në vitin 1354h.
Formimi she shkollimi i tij:
Babai i tij ka vdekur duke e lënë atë të mitur. U edukua në gjirin e familjes së tij ku fillimisht mësoi Kuranin, shkrimin dhe leximin tek imami i fshatit. Pastaj hyri në shkollën shtetërore e cila u hap në zonën e tij Shumasijeh në vitin 1369h. E plotësoi filloren në shkollën Fejsalijeh në qytetin e Burejdes në vitin 1371. Më pas hyri në Institutin e Dijes në Burejde kur u hap për herë të parë në vitin 1373 dhe e mbaroi atë në vitin 1377 nga ku pastaj hyri në Fakultetin e Sheriatit në qytetin e Rijadit të cilin e kreu në vitin 1381h.
Studimet e pasuniversitare:
Ka marrë magjistraturën dhe doktoraturën në lëndën e fik`hut në Fakultetin e Sheriatit.
Postet dhe detyrat që ka kryer:
Fillimisht është caktuar si mësues në shkollën fillore të fshatit të tij para se t’i bashkëngjitej Institutit të Dijes në Burejde. Pasi kreu fakultetin e Sheriatit u caktua si mësues në Institutin e Dijes në Rijad, pastaj u caktua profesor në fakultetin e Sheriatit pastaj në studimet pasuniversitare në Fakultetin e Usul ed-Din,pastaj në Institutin e Lartë të Gjykatës, pastaj u caktua drejtor i këtij Instituti në vitin 1396h.
Pasi kreu mandatin e caktuar si drejtor u kthye përsëri profesor në këtë Institut.
Në vitin 1407 u caktua anëtar i Komisionit të Lartë të Dijetarëve (Hej`etul kibaril ulema) dhe në vitin 1411 caktohet gjithashtu si anëtar i Komisionit të përhershëm të fetvave dhe kërkimeve në çështjet e dijes (el Lexhnetu ed-daimeh).
Po ashtu vazhdon të jetë anëtar i Mexhmeal fik`hij në Mekeh el Mukerrameh e cila është nën kujdesinë Lidhjes së botës islame.
Ka qenë anëtar i Komisionit të mbikëqyrjes së thirrësve në haxh. Gjithashtu vazhdon të jetë imam, hatib dhe mësimdhënës në xhaminë “emir Mutib bin AbdulAziz” në Rijad.
Merr pjesë në programin radiofonik: ‘Nurun ala ed-derb‘, duke iu përgjigjur pyetjeve të dëgjuesve. Ka pjesëmarrje të rregullt në revistat e dijes nëpërmjet studimeve, shkrimeve, kërkimeve dhe fetvave si dhe në mbikëqyrjen e përgatitjes së punimeve që paraqiten për magjistraturë dhe doktoraturë.
Janë të shumtë nxënësit e dijes të cilët kanë mësuar tek shejhu dhe që i ndjekin mësimet e tij të vazhdueshme, ndër ta jam dhe unë gjë për të cilën e ndjej veten krenar.
Dijetarët nga të cilët ka marrë dije:
Shkëlqesia e tij ka mësuar tek një numër dijetarësh dhe gjykatësish të shquar.
Ndër më të njohurit: Hirësia e tij shejh AbdulAziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë).
Ishte Hirësia e tij që e vlerësonte shejhun tonë dhe e kishte besnik në çështje të rëndësishme si dhe ia kalonte atij disa libra (të personave të ndryshëm) për t’i kontrolluar dhe për të dhënë mendimin e tij në lidhje me to.
Ndër shujuhët e tij është shejh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë) tek i cili merrte pjesë në mësimet e tij në xhaminë kryesore në qytetin e Burejdes në atë kohë që studionte në Institutin e Dijes.
Gjithashtu tek shejhu i nderuar Muhamed Emin Shinkiti (Allahu e mëshiroftë) dhe tek shejh AbduRrazak el Afifi (Allahu e mëshiroftë).
Ka mësuar tek shejh Hamud bin Sulejman Telal shkrim dhe lexim i cili ka qenë imami i fshatit ku është rritur shejhu ynë dhe më vonë (shejh Hamudi) u bë gjykatës në Darijeh në Kasim.
Po ashtu ka mësuar tek shejh Ibrahim bin Dajfullah Jusuf gjatë kohës që ka qenë mësues në shkollën e Shumasijes.
Shkrimet e tij:
Shejhu (Allahu e ruajt) ka një numër të madh librash,më të njohurat e tyre janë:
1) et-Tehkikat el merdijeh fil mebahith el feradijeh, në lëndën e trashëgimisë i cili njëkohësisht është dhe punimi i magjistraturës (një vëllim).
2) Ahkamul et`imeh fi sheriatil islamijeh (Dispozitat e ushqimeve në sheriatin islam), i cili është punimi i doktoraturës (një vëllim).
3) el Irshad ile sahihil I`tikad (Orientimi drejt besimit të vërtetë).Një vëllim.
4) Shpjegim i Akides Uasitije.(një vëllim)
5) El Bejan fijma ehtae fijhi badul kutab (Sqarim rreth disa gabimeve në të cilat kanë rënë disa autorë). Dy vëllime.
6) Mexhmuatu muhadaratin fil akideti ue daueh (Grup ligjëratash në akide dhe davet).Katër vëllime.
7) el Hutab el minberijeh fil munasebat el asrijeh.(gjashtë vëllime).
8) Min ealam el muxhedidin fil islam ( Nga rinovuesit e shquar në islam).
9) Mebahith fikhijeh fi meuadi muhtelifeh (Kërkime në fushën e fik`hut në cështje të ndryshme).
10) Mexhmu fetaua fil akideti uel fik`h (Fetaua të mbledhura në akide dhe fik`h).Pesë vëllime.
11) Nakdu kitabil halali uel harami fil islam (Kritikë librit:Hallalli dhe harami në islam, kundërpërgjigje dhe kritikë Jusuf Kardauit).
12) El Mulehas el fik`hij.(Përmbledhje fikhije). Dy vëllime
13) el Mulehas fi sherhi kitab et-teuhid (Shpjegim i përmbledhur i Librit të teuhidit).
14) Ianetul mustefid sherhu kitabi et-teuhid (Ndihmësi i atij që do të përfitojë,shpjegim i zgjeruar i Librit të teuhidit, në dy vëllime).
15) et-Takib ala ma dhekerahu el hatib fi haki esh-shejh Muhamed bin AbdulUehab.(Korrigjim i asaj cfare ka përmendur ligjëruesi në lidhje me shejh Muhamed bin AbdulUehab )
16) It`haf ehlel iman bi durusi shehri Ramadan (Gëzimi i poseduesve të imanit me mësimet e muajit të Ramazanit).Dy vëllime.
17) ed-Dija el-lami` meal ehadith el kudsijeh el xheuami`
18) Fetaua ue mekalat (Shkrime,artikuj dhe fetva, të botuara në revistën:’ed-Daueh’)
18) Durusun minel Kur`anil kerim (Mësime të nxjerra nga Kurani Fisnik)
19) el Exhuibetul mufideh an es`iletil menahixh el xhedideh (Përgjigjet e dobishme ndaj pyetjeve që kanë të bëjnë me menhexhet e reja).
Gjithashtu ka dhe libra të tjerë ku disa prej tyre janë nën botim.
Shejhu ka luajtur një rol të madh në orientimin dhe udhëzimin e rinisë si dhe në tërheqjen e vërejtjes atyre nga rrymat e devijuara nga menhexhi i saktë duke bërë që të frenohet bidatxhiu dhe i humburi dhe të udhëzohen shumë për në të vërtetën.
Allahu e shpërbleftë me shpërblimin më të mirë dhe ia bëftë veprat e tij të sinqerta për Allahun dhe ti ketë ato në peshojën e veprave të mira Ditën e Gjykimit.
Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë dhe falënderimet e fundit janë vetëm për Zotin e botrave
Shkruar nga: Xhemal bin Furejhan el Harithi, një nga nxënësit e shejhut.
(Marrë nga libri el Exhuibetul mufideh)
Përktheu Shuajb Rexha, Ebu Duxhanah.
Medine – Sheual 1425.