Biografia e shejhut el alameh muhadithit Hamad el Ensarij
Ai është shejhu, el alameh,muhadithi, mufesiri, Ebu Abdulatif Hamad bin Muhamed bin Muhamed bin Muhtar esh-Shibr, nga pasardhësit e Kajs bin Ubadete el Hazrexhij el Ensarij.
Ai u lind në vitin 1343 h (1924 g) në fshatin Tadimekeh që do të thotë: Kjo është Mekeh, duke pasur për qëllim se ai fshat ndodhet gjeografikisht ndërmjet katër maleve njësoj si Meka.
Ai u rrit në një familje plot vlera dhe të angazhuar me diturinë fetare. Filloi në mësimin e Kuranit në moshë të hershme derisa e përfundoi memorizimin e tij në moshën tetë vjecare, si dhe mësoi përmendësh një sërë librash në lëmi të ndryshme akoma pa arritur moshën e pubertetit. Shejhu shprehet në lidhje me këtë duke thënë: Nuk fillonim studimin e një lënde pa e mësuar përmendësh fillimisht atë lëndë.
Po ashtu thotë: Në rininë time, lexoja dhe shkruaja deri në agim dhe flija vetëm pak në drekë.
Më pas ai doli nga atdheu i tij në moshën 21 vjecare emigrues për shkak të kolonizatorit francez.
Shujuhët e tij nga të cilët e mori diturinë:
1) Daja i tij shejhu Muhamed bin Ahmed bin Tekij el Ensarij, i cili njihej me nofkën:Mësuesi i fëmijëve, për shkak se ishte i përkushtuar tërësisht mësimit të fëmijëve në memorizimin e Kuranit. Tek ai mësoi Nahue dhe Sarf ( Dy degët e rregullave të gjuhës arabe)
2) Djali i xhaxhait të tij, alameja i kohës së tij, dijetari ekspert, shejhu Musa bin Kisaij el Ensarij
3) Xhaxhai i tij Muhamed bin Ahmed Bin Muhamed, i njohur me nofkën: Deti, për shkak të diturisë të tij të madhe. Tek ai mësoi lëndët e Usul Fikhut dhe të Tefsirit. Gjithashtu dëgjoi tek ai transmetimin e haditheve të librit el Mueta, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, dhe Sunenin e Ebu Daudit
4) Shejhu Hamud bin Muhamed, tek i cili lexoi lëndën e Usul fikhut, Tefsirit dhe Filozofisë.
Shujuhët e tij në Meke:
5) Shejhu el alameh Muhamed Abdurrazak Hamzah
6) Shejhu el alameh muhadithi, Abdulhak el Hashimij el Hindij
7) Shejhu el alameh muhadithi Hasen el Meshat
8) Shejhu el alameh Muhamed Emin esh-Shinkitij
9) Shejhu el Arabij en-Nijanij
10)Shejhu Muhamed Emin el Xhelij
11) Shejhu Hamid el Fekij
Më pas shejhu në vitin 1371 h, iu bashkangjit Darul Ulum në Medine në degën e hadithit.
Shujuhët e shejhut në Medine:
12) Shejhu el alameh Muhamed bin Abdullah bin Mahmud el Medenij
13) Shejhu el alameh Muhamed bin Turkij en-Nexhdij, tek i cili lexoi librin el Mueta
14) Shejhu Muhamed Hajalil en-Nexhdij
15) Shejhu, el alameh, historiani, Muhamed Hafidh bin Musa Humejd, tek i cili lexoi librin Sunenu Nesai dhe për të cilin mori dëshmi (ixhazeh)
16) Shejhu Amar el Megribij
Pavarësisht kërkimit të diturisë tek dijetarë të shumtë, ai nuk ndërpritej kurrë nga leximi i librave në shtëpi, sic tregon djali i tij AbdulEuel: Shejhu kur ishte në shtëpi, shpeshherë në kohën e drekës merrte një libër cfarëdo nga biblioteka e tij dhe ulej në sallonin e shtëpisë dhe lexonte me zë të lartë, me një melodi të vecantë, sipas metodës së vendlindjes së tij.
Disa nga shujuhët nga të cilët ka marrë dëshmi (ixhazeh):
1- El alameh muhadithi Ubejdullah Rrahmani .
2 - Shejhu Abdulhafidh Filistini.
3 – Shejhu Kasim bin Abdulxhebar .
4 – Shejhu el alameh Hamud Tuejxhiri.
5 – El alameh Muhadithi Abdulhak el Hashimi .
Shejhu shprehet në lidhje me marrjen e dëshmive të shumta: Unë kam marrë dëshmi në cdo fushë të diturisë, saqë dhe në inxhinieri.
Kthimi i shejhut në Meke:
Shejhu pasiqë mbaroi studimet në Darul ulum, u kthye në Meke, për tu caktuar mësues aty.
Periudha e qëndrimit të shejhut në Rijad:
Më pas shejhu kreu obligimin e haxhit dhe u caktua mësues fillimisht në Institutin Imamud-daueh në Rijad, i cili sapo ishte themeluar, ku qëndroi nga viti 1375 h deri në 1378 h, më pas u caktua profesor në Fakultetin e Sheriatit po në Rijad, ku qëndroi nga viti 1379 h deri në 1384 h.
Shejhu shprehet në lidhje me këtë dhe thotë: Ditët e qëndrimit tim në Rijad kanë qenë ditë të arta. Gjithashtu thotë: Më thoshte një shejhu im: Patjetër duhet të udhëtosh në zonën e Nexhdit, sepse të jetosh mes tyre të duket sikur po jeton mes sahabëve, për shkak të dijetarëve të shumtë aty dhe akides së pastër të tyre.
Rikthimi i shejhut në Medine:
Më pas shejhu u transferua në Medine për tu caktuar profesor në Universitetin Islamik, ku dha mësim deri në vitin 1410 h, kur doli në pension.
Kur po planifikohej themelimi i Universitetit Islamik, kishte mendime të ndryshme se në cilin qytet të vendosej dhe shejhu ishte një nga ata që i sugjeruan shejhut muftiut Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, që të ngrihej në Medine, saqë shejh Hamadi i tha: Në Medine ka pasur dhe më parë Universitet Islamik, ai ishte Ebu Bekri që përfaqësonte arabët, Bilali që përfaqësonte etiopiasit, Selmani që përfaqësonte persët, e kështu me rradhë.
Udhëtimet e shejhut:
Shejhu ka udhëtuar në një numër të madh vendesh të ndryshme, duke qenë kjo një nga gjërat më të dëshiruara për shejhun, saqë thoshte: E kisha vendosur që ta vizitoja të gjithë botën, deri në Kinë, por nuk mu mundësua dicka e tillë.
Shejhu ka udhëtuar në Evropë, Afrikë, Azinë Lindore, Sham, Marok, Indi, etj. Madje shejhu ka shkruar një libër të vecantë me përshtypjet dhe mbresat e tij rreth këtyre udhëtimeve, të cilin e ka quajtur: er-Rihlatul ensarijeh
Nga angazhimet e shejhut në rradhët e diturisë :
Shejhu ishte anëtar i këshillit drejtues të qendrës së studimeve kërkimore në shërbim të Sunetit Profetik dhe jetës së Profetit, që ndodhet në Medine, si dhe
ishte anëtar i bordit mbikqyrës në lidhje me cështjet e xhamisë Profetike.
Biblioteka e famshme e shejhut:
Shejhu ishte i dalluar për bibliotekën e tij personale të pasur. Fillimisht nisi themelimin e bibliotekës së tij në vitin 1367 h, duke qenë përfshirëse e të gjitha fushave dhe lëmive, por në vitin 1373 h, ia dhuroi të gjithën xhaxhait të tij, ndaj e filloi nga e para themelimin e bibliotekës së tij. Ishte i apasionuar pas librave ndaj përpiqej të blinte librat e të gjithë dijetarëve të njohur, duke e kompletuar cdo ditë e më shumë në të gjitha fushat e diturisë. Ai nuk kursehej në këtë aspekt .
Njëherë bleu librin el Kamil të ibn Adiut, në Turqi në vlerën e 1000 rijalëve, ndërkohë që rroga e tij mujore ishte 1000 rijal. Po ashtu bleu librin Tarihul Dimeshk të Ibn Asakirit për 7000 rijal.
I donte shumë librat dhe vecanërisht ato që kishin të bëjnë me fushën e akides dhe hadithit, shejhu shprehet në lidhje me këtë duke thënë: Librat për mua janë më të dashur se sa pallatet mbretërore.
Nuk kishte libër që të botohej, vecse shejhu do ishte nga të parët që do e blinte, duke pasur një lidhje të vazhdueshme dhe të fortë me botën e botimeve, si dhe sa herë që takohej me nxënësit e dijes që e vizitonin, pyetjet e para kishin të bëjnë me librat e rinj të botuar apo të recensuar, etj. Një vecori e rrallë e bibliotekës së tij ishte përkushtimi i shejhut ndaj dorëshkrimeve dhe përpjekjet e vecanta për sigurimin e sa më shumë dorëshkrimeve nga të gjitha anët e botës ku gjendeshin ato. Vetë shejhu shprehet në lidhje me këtë duke thënë: Sa herë që shihja ndonjë dorëshkrim e kopjoja. Po ashtu thotë: Kam ndenjur në bibliotekën e Xhamisë Profetike shtatë vjet duke kopjuar me dorë librat që gjendeshin aty, sepse në atë kohë nuk kishte fotokopje. Gjithashtu thotë: Unë i kam dhënë Universitetit Islamik 400 dorëshkrime, një pjesë prej tyre të kopjuara me shkrimin tim.
Librat që shejhu shkroi:
1) Belegatul Kasij ued-Danij fi teraxhim shujuh Taberanij ( Furnizmi i të afërmit dhe të largëtit në lidhje me biografitë e shujuhëve të Taberaniut)
2) Raf`ul esa anil mudtari ile ramjil xhimari bil mesa ( Largimi i sikletit nga ai që është i detyruar të gjuajë gurët (në haxh) pas perëndimit të diellit)
3) Raf`ul ishtibah an hadith men sala fi mesxhidij erbeine salah ( Sqarimi i dilemës rreth hadithit: Kush fal në xhaminë time 40 namaze)
4) Tahkikul kauli fi hadith: Men medat alejhi hamsetu eauam ue hue ganij ue lem jehuxh (Thënia vendimtare në lidhje me hadithin: Kujt i kalojnë pesë vjet dhe nuk e kryen haxhin megjithëse është i pasur)
5) Keshfus-sitri ama uerade fis-seferi ilel kabr ( Zbulimi i të vërtetës në lidhje me cfarë është transmetuar për udhëtimin tek varret)
6) el Ilan biene leamrij lejset minel ejman ( Bërja me dije se thënia: leamrij, nuk është prej betimeve) .
7) Akidetul imami Ebil Hasen el Esharij (Akideja e Imamit bul Hasen el Esharij).
8) El Exhuibetul uefijeh ala esiletil elfijeh ( Përgjigjet e plota rreth pyetjeve në lidhje me librin El Elfijeh).
9) Fet-hul uehab fijmen ushtuhira minel muhadithine minel elkab ( Suksesi nga Dhuruesi në lidhje me sqarimin e atyre muhadithëve që kanë qenë të njohur me nofka)
10) It-hafu dheuij er-rusuh bimen urife bit-tedlisi minesh-shujuh (Dhurata për të specializuarit, në lidhje me dallimin e atyre shujuhëve që njihen për tedlis)
11) Janiuth-themer fi mustalahi ehlil ether ( Vjelja e fryteve në lidhje me terminologjinë e dijetarëve të hadithit) (Ky libër së shpejti do jetë i gatshëm për lexuesin shqiptar)
12) Tuhfetul kariu biesanidel ensarij (Dhuratë lexuesit, zinxhirët e transmetimit të Ensariut).
13) Teufikul Barij fir-radi alel Gumarij (Suksesi i Krijuesit në kundërpërgjigjen ndaj Gumarit).
14) Tehkiku dhejlid-diuan lidh-Dhehebij ( Recensimi i shtojcës së librit ed-Diuan të imam Dhehebiut) .
15) Tehkiku Diuani ed-duafa lidh-Dhehebij (Recensimi i librit Diuanud-Duafa të imam Dehebiut).
16) Tuhfetus-sail an saumil murdi uel hamil ( Dhuratë pyetësit në lidhje me agjërimin e shtatëzënës dhe gjidhënëses)
17) Sebilu er-rushdi fi tahrixhi ehadithil Bidajeti Ibn Rushd (Rruga e drejtë në verifikimin e haditheve të librit El Bidajeh të Ibn Rrushdit)
Shejhu ka marrë pjesë së bashku me Ibn Kasimin në përmbledhjen e fetvave të Ibn Tejmijes në librin Mexhmual Fetaua
Nxënësit e shejhut:
Shejhu padyshim ka një numër të madh nxënësish, saqë konsiderohej profesori simbol në Universitetin Islamik për shkak të kohës së gjatë dhe të pandërprerë në mësimdhënie.
Nga nxënësit e shejhut përmendim:
1) Atijeh Muhamed Salim
2) Bekr Ebu Zejd
3) Rabia bin Hadij el Medkhalij
4) Salih Ali Shejh
5) Ali bin Nasir Fakihi
6) Salih bin Sad es-Suhejmij
7) Umer bin Hasen Felateh
8) Uesijullah Abasij
9) Abdullah Xhibrini
10) Abdurrazak Bedr
11) Mehfudhu Rahman Zejn
12) Musaid er-Rashid
13) Alij bin Hasen el Halebi
14) Felah bin Ismail
15) Basim Xheuabirah
Nga këshillat dhe thëniet e tij të arta:
Sa shumë është shkruar dhe sa pak po lexohet.
Kam vënë re se nxënësit e dijes në këtë kohë nuk studiojnë sëbashku (të ripërsërisin, rikujtojnë, ndihmojnë njëri tjetrin në kërkim)
I drejtohej nxënësve të dijes: Merrni librin Adabus-sami` uel mutealim (Edukata e nxënësit të dijes) të Ibn Xhemeah dhe lexoni cdo ditë një kapitull prej tij.
Mos lexoni shumë në librat që kanë mendime të largëta nga e vërteta dhe vecime (pra që ka rënë ndesh me pjesën dërrmuese të dijetarëve apo me të gjithë ata)
Sot nxënësit e dijes i ka mashtruar armiku kafir duke i larguar nga kërkimi i diturisë me përkushtim, ndërkohë që ata sot më shumë se kurrë e kanë detyrë të kërkojnë diturinë me zell.
Në lidhje me gratë thoshte: Në kohën tonë janë dalluar për zell, aktivitet në davet dhe gatishmëri për studim të diturisë.
Në lidhje me davetin thoshte: Është një fushë që nuk duhet të përfshihet në të përvecse atyre që janë të ditur.
Në lidhje me dijetarët thoshte: Dijetarët duhet tu flasin njerëzve aq sa kuptojnë dhe të mos i fusin nëpër qorrsokaqe.
Në lidhje me xhematin ihuanul muslimin thoshte: Mos iu afroni atyre, sepse i gjithë kapitali i tyre janë vetëm hamendësimet dhe dilemat.
Thoshte: Kjo kohë është koha e paqartësisë dhe dyshimeve, sidomos pas fitnes që ndodhi në Meke, ndaj unë veproj sipas hadithit të dobët: “Ruajuni nga njerëzit nëpërmjet paragjykimit” dhe tregohem i rezervuar nga shumë njerëz të kësaj kohe dhe në mënyrë të vecantë të rinjtë.
Thoshte në lidhje me atë që sot emërtohet si Rigjallërim, Rizgjim : Ky nuk është rigjallërim por shkujdesje nga kërkim i diturisë.
Vdekja e shejhut:
Shejhu u sëmur natën e 23 të Ramazanit të vitit 1417 h dhe vazhdoi t`i rëndohej sëmundja derisa i erdhi exheli në datën 21/6/1418 h.
Namazi i xhenazesë iu fal në Xhaminë Profetike pas namazit të ikindisë, në të njëjtën ditë të vdekjes, në praninë e një numri të madh dijetarësh dhe dashamirës të Sunetit, gjykatësish, njerëzish me poste, profesorësh të të gjitha kategorive, nxënësish të dijes, duke qenë një nga shembujt që i përfshin thënia e imam Ahmedit drejtuar bidatcinjve: Dita dalluese mes nesh e jush është dita kur të na falet xhenazeja.
Allahu e mëshiroftë shejhun dhe e strehoftë në xhenetet e Tij të begata, e lusim Allahun të na bëjë dobi me diturinë që la pas.
Marrë nga Përmbledhja e Biografisë së muhadithit Hamad el Ensarij, shkruar nga AbdulEuel bin Hamad el Ensarij dhe nga biografia e shkruar nga Ebu AbdulHalik Eshraf
Përktheu: Shuajb Rexha