Biografia e Shejhut të nderuar Bekr Ebu Zejd -Allahu e mëshiroftë-
Biografia e Shejhut të nderuar Bekr Ebu Zejd -Allahu e mëshiroftë-
Trungu familjar:
Ai është Bekr bin Abdilah bin Muhamed bin Abdilah që ndryshe njihet me pseudonimin Ebu Zejd bin Ebu Bekr bin Uthman bin Jahja bin Gajhab bin Muhamed. Trungu i tij mbaron tek Beni Zejdët e pikërisht tek Zejd bin Suejd bin Zejd bin Suejd bin Zejd bin Haram bin Suejd bin Zejd el Kudai nga fisi Beni Zejd el Kudaije që njihet të ketë jetuar në lartësitë e nexhdit. Ai lindi në qytetin e Duademis në vitin 1365 h.
Jeta e tij akademike:
Mësoi në Kitab deri në klasën e dytë të fillores e më pas u zhvendos për në Rijad në vitin 1375 h. atje e vazhdoi mësimin fillor e më pas institutin e më pas fakultetin të cilin e përfundoi në vitin 87-88 h. atë e përfundoi në fakultetin e Riadit me korespondecë dhe u radhit nga nxënësit më të shkëlqyer.
Në vitin 1384 ai u zhvendos në Medinen e ndritur ku punoi si drejtor në bibliotekën e universitetit islamik të Medines. Përveç mësimeve të rregullta që merrte në shkollë ai shkonte dhe në tubimet e shumë dijetarëve të Rijadit, Mekes dhe Medines së ndritur. P.sh. në Rijad ai i mori njohuritë e poezisë nga shejhu gjykatës Salih bin Mutlak tek i cili lexoi rreth njëzet e pesë “Mekame të Haririt” i cili i kishte mësuar përmendësh ndërsa në fikh mori “Zadul mustekni” të haxhauit kapitullin e shitblerjes.
Në Meke mësoi tek shejhu dhe hirësia e tij Abdul Aziz bin Abdillah bin Bazi e pikërisht kapitullin e haxhit nga libri “Munteka” të Mexhd ibn Tejmijes kjo ndodhi në haxhin e vitit 1385h në xhaminë e shenjtë. Ai kërkoi ixhaze në xhaminë e shenjtë nga shejh Sulejman bin Abdurrahman bin Hamdan i cili i dha një ixhaze të shkruar me dorën e tij për të gjitha librat e sunetit dhe ixhaze në medin profetik. Në Medine ai mësoi pranë shejh Bin Bazit në “Fethul Bari” dhe “Bulugul Meram” dhe shumë shkrime të tjera në fikh, teuhid dhe hadith në shtëpinë e tij të cilit i dha dhe ixhaze. Ai shkoi edhe pas hirësisë së tij shejhut të nderuar Muahmed Emin Shenkitit për dhjet vite që në kohën kur u transferua për në Medine deri në kohën kur shejhu ndërroi jetë në haxhin e vitit 1393 h Allahu e mëshiroftë. Tek ai shejh bekri lexoi në tefsir nga “Eduaul Bejan” dhe libri normat e kërkimit dhe studimit, u veçua nga të tjerët duke mësuar dijen e biografive dhe lexoi me të librin “el Kasd uel Umem” me autor Ibn Abdul Berrin dhe një pjesë të librit “el Inbah” përsëri me autor Ibn Abdul Berrin. Tek ai lexoi dhe libra të tjerë dhe bashkë me të ai bëri disa studime. Shejhu posedon më shumë se njëzet ixhaze vetëm nga dijetarët e dy haremeve të Marokut, Shamit, Indisë, Afrikës etj të cilat i ka radhitur në libër të veçantë. Në vitin 1399h/1400 h ai mësoi në institutin e lartë të gjykatës me korrespondencë dhe mori magjistraturën ndërsa në vitin 1403 ai arriti të marrë gradën shkencore doktor.
Në vitin 87-88 h kur u diplomua në fakultetin e sheriatit u zgjodh në gjykatën e Medines profetike e si rrjedhojë doli urdhri mbretëror për ta caktuar atë në gjykatën e qyteti të Medines së profetit. Aty qëndroi deri në vitin 1400 h. në vitin 1391 h doli urdhri mbretëror për ta caktuar atë imam dhe hatib në xhaminë e profetit e aty vazhdoi deri në vitin 1396 h. në vitin 1400 ai u zgjodh zëvendës i përgjithshëm në ministrinë e drejtësisë ku doli dhe vendimi i këshillit të ministrave për këtë gjë. Ai qëndroi aty deri në vitin 1412h pas së cilit doli urdhri mbretëror për ta caktuar në pozitën më të lartë si antar në komisionin e fetvave dhe në organizatën e dijetarëve të mëdhenj.
Në vitin 1405 edhe njëherë jepet urdhri mbretëror për ta caktuar atë përfaqësues në konferencën e fikhut ndërkombëtar islam e cila rridhte nga organizata e Mutemer Islamit. Ai u zgjodh dhe kryetar i kësaj konference dhe në vitin 1406 h u caktua antar i konferencës së fikhut pranë ligës së botës islame, gjatë kësaj kohe ai u angazhua në disa komisione dhe seminare Brenda dhe jashtë Arabisë Saudite. Ai dha mësim në institutin e lartë të gjykatës si dhe në studimet e larta në fakultetin e sheriatit në Rijad.
Librat e tij:
Ai ka shkrua shumë libra në fusha të ndryshme si në fikh, gjuhë, njohuri të përgjithshme prej të cilave janë botuar:
- Në fikh:
Fikhu en neuazil (në tri vëllime i cili shqyrton pesëmbëdhjetë probleme të reja).
Et tkerib li ulumi ibn kajim.
El hudud ue teazirat (në një vëllim).
El xhinaje ala nefsi ue ma duneha (në një vëllim).
Përzgjedhjet e Ibn Tejmijes (studim).
Gjykimi i antarësimit tek grupacionet partitë dhe xhematet islame (në një vëllim).
Fjalori i fjalëve të ndaluara.
Nuk ka të reja në dispozitat e namazit.
Tesnifu nas bejne dhani uel jekin.
Shtinjakët e njohurive.
Stolitë e nxënësit të dijes.
Er rkabe ala turath.
Emërtimi i foshnjes.
Normat e telefonit.
El ferku bejne hadi theubi uel uzra.
Dhikret e ditës dhe të natës.
El medhal el mufesal fi medhehbi el imami Ahmed ibn Handel (në dy vëllime).
El bulga fi fikhi imami Ahmed ibn Hanbel (me uator fehr Ibn Tejmije studim në një vëllim).
Fetuau es sail an muhimat el mesail.
Në hadith:
Et tesil li usuli et tehrixh ue kauaidil xherhi ue teadil (në tri vëllime).
Mearifetu neshi ue suhuf el hadithe.
Et tehdith bima la jesihu fijhi hadith.
El xhedu el hathith ma lejse bi hadith (me uator Gazijun studim)
El exhza el hadithe (në një vëllim).
Njohuri të përgjithshme:
En nedharir (në një vëllim).
Bidau el kura.
Tahrif en nuses.
Veçoritë e gadishullit arabik.
Erradu ala el muhalif.
Nedharijetu el halti bejnel islami ue gajrihi minel edjan.
Tekrib edebil bahthi uel mundharah.
Xhebelu ilal bi Arafat.
Medineja profetike sikur e sheh me sytë e tu.
Kudetu sahra në tarihi imaratiha ue termimiha.
Vdekja e tij:
Ai ndërroi jetë ditën e martë 27/1/1429 që i korrespondon datës 6/2/2008 si rrjedhojë e një sëmundje prej së cilës vuajti për pesë vjet me rresht.
Marrë nga faqja zyrtare e internetit të
Komisionit të Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva
Përktheu Fatjon Çorapi