“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëna më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni“. Suretu Bekare: 185
Hadithe të Zgjedhura
I dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është pyetur: Cili namaz është më i mirë pas namazeve të obliguara? Dhe cili agjërim është më i mirë pas muajit të ramazanit? Ai tha: “Namazi më i mirë pas namazeve të obliguara është namazi i natës, kurse agjërimi më i mirë pas muajit të ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut Muharrem”.
Transmeton imam Muslimi nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- me numër: 1163.
NA NDIQNI NE YOUTUBE
Simpoziumi i dytë i qendrës “Udha e Besimtarëve” i organizuar në Tiranë.