“Kur të kryeni namazin përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, sepse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët“.
Suretu Nisa: 103.
Hadithe të Zgjedhura
“Në xhenet është një derë që quhet Rejan, prej saj hyjnë agjëruesit ditën e gjykimit, e askush tjetër pos tyre nuk hyn prej saj. U thuhet: Ku janë agjëruesit? Ata ngrihen, e veç tyre nuk hyn askush tjetër, e pasi të hyjnë mbyllet ajo derë”.
Buhari: 1896 dhe Muslimi: 1152 ngaSuhejl ibn Sa’d.