Udha e Besimtarëve » Botime

Mendimi i zgjedhur në lidhje me disa cështje të agjërimit.
MUHAMED BIN UMER BAZMUL

Mendimi i zgjedhur në lidhje me disa cështje të agjërimit.

Parathënie

Vërtet hamdi i përket vetëm Allahut, Atë e  falwnderojmë, i kërkojmë mbështetje dhe falje.   I lutemi Allahut të na mbrojë nga të këqijat e veteve tona dhe të punëve tona. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush që ta humbasë dhe atë që Allahu e humbet s’ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një i Pashok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

E më pas: Fjala më e mirë është fjala e Allahut tebareke ue teala dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.

E më pas:

Këto janë disa çështje të bazuara në ixhtihad rreth të cilave ka mospajtim mes dijetarëve, që kanë të bëjnë me agjerimin dhe zekatin. I  përmenda ato duke treguar mospajtimin e dijetarëve rreth tyre dhe duke zgjedhur atë mendim që mua më është dukur se është i sakti, duke u bazuar në arsyet e zgjedhjes së atij mendimi, arsye të cilat do t’i  përmend në fund të çdo çështjeje inshAllah.

Me fjalën terxhihat (mendimet e zgjedhura) kam për qëllim diçka me kuptim më të gjerë se ajo që përmendin dijetarët e usulit në kapitullin e : Mospërputhjes dhe zgjedhjes së të saktit, sepse ata kanë për qëllim me zgjedhjen e mendimit më të saktë duke punuar me njërin argument dhe duke e lënë (zhvlerësuar) argumentin tjetër. Ndërsa ne, në këtë libër, kemi për qëllim kuptimin e mësipërm dhe gjithashtu një kuptim tjetër, ai është: të punuarit me të dy palët e argumenteve njëkohësisht duke bërë një lloj bashkimi dhe përputhje të mundshme mes tyre. çështjet e këtij libri do i trajtoj në bazë të argumenteve, ndërsa medhhebet e dijetarëve do i përmend si diçka dytësore dhe jo si diçka primare (në  të cilën të bazohesh), duke bërë të qartë mënyrën e të argumentuarit me argumentin përkatës dhe në përgjtihësi do mjaftohem me përmendjen e argumentit më të fortë. çështjet që do të trajtojmë janë këto:

	Së pari – Çështjet që kanë të bëjnë me agjërimin:

1.	Dëshmia në lidhje me shikimin e hënës.

2.	A konsiderohet vërtetimi i hyrjes së muajit(të agjërimit) në bazë të llogaritjeve astronomike?

3.	Bërja e nijetit për agjërimin para agimit.

4.	Përcaktimi i nijetit në agjërim.

5.	Gjykimi i agjërimit për femrën nëse i vijnë periodat (hajdi) apo lehonia (nifasi).

6.	Gjykimi i agjërimit për shtatëzënwn dhe gjidhënësen nëse kanë frikë për shëndetin e tyre apo të foshnjes.

7.	Gjykimi i agjërimit në udhëtim.

8.	Cila është më e mira kur është në udhëtim: të agjërojë apo jo?

9.	Gjykimi nëse kalon një vit i plotë dhe hyn Ramazani tjetër ndërkohë që muslimani nuk ka pasur mundësi t’i agjërojë ditët kaza të mbetura nga Ramazani i kaluar.

10.	Gjykimi i agjërimit nafile për atë që nuk i ka agjëruar ditët e mbetura kaza nga Ramazani.

11.	Gjykimi i ditës së shtunë në agjërimin nafile.

12.	Ejakulimi i spermës me epsh, a e prish agjërimin?

	Së dyti – Çështjet që kanë të bëjnë me zekatin.

1.	A duhet të japë zekat femra për stolitë që i përdor?

2.	A duhet të japë zekat për mallrat e tregtisë?

3.	Gjykimi i nxjerrjes së vlerës monetare në zekat.

4.	Gjykimi i shpërndarjes së zekatit në të tetë kategoritë e njerëzve që meritojnë zekatin (gjykimi i përfshirjes së të gjitha kategorive)

5.	A lejohet dhënia e zekatit të afërmve të cilët janë të varfër (fukara dhe mesakin).

6.	A bën pjesë haxhi në kategorinë “fi sebililah”?

7.	Gjykimi i zhvendosjes së zekatit nga një vend në tjetër.

8.	Kur nxirret zekatul fitri?

9.	Kush e meriton qw t’i jepet zekatul fitri?

Para se të flas reth çështjeve të mësipërme të agjërimit kam bërë një hyrje të shkurtër në të cilën kam treguar përkufizimin e agjërimit dhe disa njohuri të përgjithshme rreth tij, të njëjtën gjë kam bërë edhe para se të flisja rreth çështjeve të mësipërme të zekatit, duke treguar përkufizimin e zekatit dhe  njohuri të përgjithshme rreth tij.

Nëse në këtë vepër ia kam qëlluar të vërtetës ky është vetëm sukses i dhënë nga Allahu dhe mirësi e Tij ndaj meje. Ndërsa nëse ka ndodhur ajo tjetra (mosqëllimi i të vërtetës) i kërkoj falje Allahut dhe i kërkoj mbrojtje Atij nga cytjet e shejtanëve dhe i kërkoj mbrojtje Atij nga prania e tyre, nuk ka forcë e as ndryshim veçse me ndihmën e Allahut, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Nuk harroj t’i shpreh falënderimin tim drejtorit të shtëpisë botuese Darul Hixhrah, Behit bin Nasir el Mudri`  i cili ka meritën në parashtrimin e idesë së këtij libri . E lus Allahun të ma bëjë të qartë të vërtetën ashtu siç është e vërtetë dhe të ma mundësojë pasimin e saj dhe të ma bëjë të qartë të kotën ashtu siç është e kotë dhe tw ma mundësojë shmangien prej saj. E lus gjithashtu të më udhëzojë në mendimin e saktë kur ndodh mospajtimi, vërtet Ai është i Plotfuqishëm dhe ka mundësi për çdo gjë.

Subhane Rabike Rabil izeti ama jesifun ue selamun alel murselin uel hamdu lilahi Rabi alemin.

(Lavdia i takon Zotit tënd, Zotit të nderuar dhe Fuqiplotë. Ai është i pastër nga të gjitha që ata i mveshin Atij. Paqja dhe çdo e mirë qoftë mbi të dërguarit. Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e gjithësisë).

Shkroi: Muhamed bin Umer bin Salim Bazmul

Mekeh el Mukerremeh                  10/4/1415 H

Hyrje

Çështje rreth agjërimit:

Agjërimi dhe njohuri të përgjithshme rreth tij, të cilat do jenë të renditura si mëposhtë:

i.	Përkufizimi i agjërimit dhe llojet e tij.

ii.	Gjykimi i agjërimit dhe vlera e tij.

iii.	Përshkallëzimi në obligimin e agjërimit dhe përcaktimi i vitit të obligueshmërisë së tij.

iv.	Urtësia në obligimin e agjërimit.

v.	Kush e ka detyrë agjërimin?

vi.	Cilat janë kushtet që duhet të përmbushen ashtuqë të jetë agjërim i saktë?

Hollësitë rreth këtyre pikave do të jenë si mëposhtë:

i.	Përkufizimi i agjërimit:

Saumi (agjërimi) në gjuhë do të thotë: Frenim i vetvetes .

Ndërsa në terminologjinë fetare, agjërimi është: Frenimi i vetvetes nga ngrënia, pirja dhe epshi me qëllim adhurimi për Allahun, që nga dallimi i gdhirjes së agimit deri në perwndimin e diellit.

Me fjalën epsh është për qëllim marrëdhëniet seksuale dhe ejakulimi i spermës me epsh.

Ky përkufizim është i nxjerrë nga hadithi:

“(Allahu tha): E lë(agjëruesi) ushqimin, pijen dhe epshin e tij për hir Timin” ,

dhe nga ajeti: “Dhe hani e pini derisa ta dalloni qartë perin e bardhë (dritën e agimit) nga peri i zi (errësira e natës) pastaj plotësojeni agjërimin deri në perëndimin e diellit” (Bekare 187).

ii.	Llojet e agjërimit

Ka agjërim që është detyrë dhe ka agjërim që nuk është detyrë.

	Agjërimi që është detyrë ndahet dy llojesh:

1.	Agjërimi që Allahu ia ka bërë detyrë robit drejtpërdrejt dhe ky është agjërimi i muajit të Ramazanit.

2.	Agjërim në të cilin vetë robi bëhet shkak për tia obliguar atë vetvetes .  Lloji i dytë ndahet në disa nënlloje:

	Agjërimi i zotimit .

	Agjërimi i kefarateve (për shlyerjen e gjynahut si pasojë e rënies në gabime të caktuara).

	Agjërimi në këmbim të kurbanit në haxh (për atë që nuk ka mundësi ekonomike të blejë kurbanin).

	Agjërimi si kompensim për veprimin e diçkaje të ndaluar në haxh .

	Agjërimi si kompensim për vrasjen e gjahut (në kohë të ndaluar apo vend të ndaluar).

	Agjërimi që nuk është detyrë është: çdo agjërim të cilin Allahu e ka preferuar veprimin e tij (nga robi). Ky është disa llojesh:

	Agjërimi i të hënës dhe të enjtes.

	Agjërimi i tre ditëve të bardha (13-14-15) të çdo muaji.

	Agjërimi i ditës Ashura.

	Agjërimi i ditës së Arafatit.

	Agjërimi sipas agjërimit të Daudit, alejhi selam.

	Agjërimi i të riut i cili ka epsh por nuk ka mundësi martese.

iii.	Gjykimi i agjërimit dhe vlera e tij.

Agjërimi në muajin e Ramazanit është shtyllë (bazë) nga shtyllat (bazat) e Islamit. Transmetohet nga Ibn Umeri r.a se Profeti s.a  ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (gjëra): Dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e Kabes dhe agjërimin e Ramazanit”. Muttefekun Alejhi .

Rreth vlerës së tij janë transmetuar hadithe të shumta, ndër  to: Nga Ebu Hurejra r.a i cili tha: Profeti s.s ka thënë: “Agjërimi është mburojë, ndaj agjëruesi mos të flasë fjalë të ndyra e as të mos shfaqë injorancë (veprime injoranti). Nëse dikush e ofendon le të thojë: Unë jam agjërueshwm, unë jam agjwrueshwm. Betohem për Atë që ka në dorë shpirtin tim! Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa aroma e miskut. Ai (agjëruesi) e lë ushqimin, pijen dhe epshin e tij për hir Timin. Agjërimi është vetëm për Mua dhe Unë shpërblej për të dhe çdo e mirë shpërblehet me dhjetëfishin e saj”. E transmetojnë dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi) .

iv.	Përshkallëzimi (gradualitetit) në obligimin e agjërimit.

Allahu i Lartwsuar,mw  i Urti, e ligjëroi agjërimin në mënyrë të përshkallëzuar sepse arabët ishin popull që nuk e njhnin agjërimin dhe nuk ishin të mësuar me diçka të tillë. Transmetohet nga Muadh bin Xhelebi se ai ka thënë: U ligjërua namazi nëpërmjet tre etapave dhe u ligjërua agjërimi nëpërmjet tre etapave (më poshtë tha për agjërimin): Vërtet Profeti s.a fillimisht agjëronte tre ditë në çdo muaj dhe ditën e Ashurasë derisa Allahu zbriti ajetin: “Ju është bërë obligim juve agjërimi ashtu siç u ishte bërë atyre para jush” deri tek fjala e Tij: “ushqyerje e një të varfëri për çdo ditë” (Bekare 183-184), në këtë fazë kush dëshironte të agjërojë, agjëronte ndërsa kush nuk dëshironte të agjëronte, ushqente një të varfër kundrejt çdo ditë agjërimi të pa-agjëruar dhe me këtë e shlyente obligimin që kishte. Derisa Allahu zbriti ajetin: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kurani” deri tek” nga ditët e tjera (të mëvonshme)” (Bekare 185). Kështu u bë obligim agjërimi i muajit, ndërsa musafiri (që nuk agjëron) i kryen më vonë kaza ato ditë të lëna dhe u vendos që i moshuari dhe e moshuara,  të cilët nuk e  përballojnë dot agjërimin (janë të pafuqishëm për të agjëruar) të ushqejnë një të varfër kundrejt çdo dite agjërimi”. E ka transmetuar Ebu Daudi .

Pra, agjërimi ka kaluar në tre faza:

•	Faza e Parë: Obligueshmëria e agjërimit të tre ditëve në çdo muaj dhe ditës së Ashurasw, gjë e cila është e përmendur në një nga transmetimet e hadithit të Muadhit r.a  i cili ka thënë: “Profeti s.a kur erdhi në Medine i urdhëroi ata të agjëronin tre ditë (në çdo muaj) pastaj zbriti agjërimi i Ramazanit”. Po ashtu është vërtetuar se Profeti s.a i urdhëronte të agjëronin ditën e Ashuras, pastaj zbriti dispozita pwr obligimin e  agjërimit tw  muajit të Ramazanit dhe më pas as nuk i urdhëroi dhe as nuk i ndaloi prej saj (që të agjëronin Ashuranë).

•	Faza e Dytë: Agjërimi i Ramazanit me dëshirë, kush dëshironte të agjërojë, agjëronte ndërsa kush nuk dëshironte, ushqente një të varfër kundrejt çdo dite agjërimi.

•	Faza e Tretë: Obligueshmëria e agjërimit të Ramazanit për çdokënd pa liri zgjedhjeje mes agjërimit dhe ushqimit të një të varfëri. Udhëtari nëse nuk agjëron duhet t’i kryejë kaza më vonë ato ditë të lëna. I moshuari dhe e moshuara në moshë të cilët janë të pafuqishëm, për të agjëruar e kanë detyrë të ushqejnë një të varfër kundrejt çdo dite agjërimi.

Agjërimi u bë obligim përfundimisht sipas përshkallëzimit të mësipërm, në vitin e dytë të Hixhrit dhe Profeti s.a  vdiq pasiqë kishtë agjëruar 9 Ramazane .

v.	Urtësia në obligimin e Ramazanit.

Ibn Kajimi el Xheuzijeh ka thënë: Qëllimi i agjërimit është frenimi i vetes nga epshet dhe tekat, shkëputja, ndërprerja (e përkohshme) nga gjërat e zakonshme me të cilat është i mësuar, ballancimi i fuqisë epshore ashtuqë që të përgatitet për të arritur atë që sjell me vete lumturinë dhe mirësinë dhe për të pranuar atë me të cilin shpirti pastrohet dhe arrin fitoren e jetës së Përhershme. Uria dhe etja i zbusin epshet dhe tekat dhe pangopwsinë e vetvetes dhe i përkujton gjendjen e të gjorëve të uritur. Ia ngushton fushën e veprimtarisë së shejtanit dhe rrugët e qarkullimit nëpër trupin e njeriut duke ngushtuar rrugët e qarkullimit të ushqimit dhe lëngjeve. Ia frenon forcën e gjymtyrëve duke bërë që të mos lëshohen lirshëm pa asnjë kontroll dhe të bien në ato gjëra që janë të dëmshme për të si në dunja ashtu dhe në Ahiret, i qetësohen gjymyrët dhe kontrollon fuqitë e njeriut që të mos acarohen duke i frenuar ato. Agjërimi është frenimi i të devotshmëve, mburoja e luftëtarëve (të epsheve dhe tekave), ushtrimi i të mirëve të devotshëm të afruar tek Allahu. Është vepër tw cilën Zoti i botërave e ka dalluar dhe veçuar nga të gjitha veprat e tjera dhe të cilën robi e bën për hir të Tij në mënyrë të veçantë sepse ai nuk vepron diçka të jashtme të dukshme, por frenon veten duke braktisur ushqimin, pijen dhe epshin e tij për hir të të Adhuruarit të tij. I lë ato që shpirti i tij i dëshiron dhe i do që të shijojë duke i dhënë përparësi dashurisë mes Allahut dhe robit të Tij të cilën nuk e di askush veç Tij. Njerëzit mund të dinë prej tij(agjwruesit) lënien e gjërave të jashtme e të dukshme por nuk mund të dinë se ai e ka lënë ushqimin, pijen dhe epshin e tij për hir të të Adhuruarit të tij dhe ky është në fakt realiteti i agjërimit.

Agjërimi ka një ndikim të çuditshëm në ruajtjen e gjymtyrëve të jashtme dhe frenimin e forcave të brendshme duke i mbrojtur ato nga përzierja në gjëra që i sjellin pasoja të dëmshme të cilat nëse e pushtojnë shpirtin e njeriut e shkatërrojnë atë. Gjithashtu ndihmon në shkarkimin e lëndëve të dëmshme e të nevojshme për trupin e njeriut të cilat ia pengojnë shëndetin. Agjërimi mbron shëndetin e zemrës dhe të gjymtyrëve dhe ia rikthen gjymtyrëve forcën të cilën ia kishin rrëmbyer epshet dhe tekat. Agjërimi është shkaku ndihmues kryesor për arritjen e devotshmërisw, siç ka thënë Allahu: “O ju të cilët keni besuar u është bërë juve obligim agjërimi ashtu siç u ishte bërë atyre para jush ashtuqë të jeni të devotshëm” (Bekare 185). Profeti s.a ka thënë: “Agjërimi është mburojë” , dhe ka urdhëruar atë që ndjen epsh dhe nevojë për tu martuar por që nuk i ka mundësitë (ekonomike) që të agjërojë dhe e konsideroi atë mburojë ndaj epsheve .

Duke qenë se dobitë e agjërimit janë të miratuara nga logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria e pastër e njeriut dhe në përputhje të plotë me të, prandaj Allahu e ligjëroi atë për robërit e Tij, mëshirë për ta, mirësi ndaj tyre, dietë dhe mburojë për ta.

Udhëzimi i Profetit s.a  në praktikimin e agjërimit është udhëzimi më i përsosur, më i suksesshmi në realizimin e qëllimit dhe më i lehti për tu pranuar dhe praktikuar nga shpirti njerëzor.

Duke qenë se shkëputja e menjëhershme nga gjërat e dashura dhe të mësuara me to është nga gjërat më të vështira dhe më të mundishme për shpirtin njerëzor, ndaj u vonua obligueshmëria e agjërimit deri pas hixhretit pasiqë u rrënjos në shpirtrat e tyre teuhidi dhe falja e namazit dhe iu bë diçka normale e pranueshme që të zbresin urdhërat Kuranore.

Kështu pra u zhvendosën gradualisht drejt obligimit të agjërimit .

vi.	Kush e ka detyrë agjërimin?

Agjërimi është detyrë për çdo: musliman, i shëndoshë mendërisht, që ka arritur moshën e pubertetit (bulugut), i shëndoshë (nga sëmundjet), mukim (jo udhëtar) dhe nëse nuk ekziston ndonjë nga pengesat e përcaktuara me sheriat(si psh:hajdi ose lehonia tek gratw).

Me kushtin e parë: që të jetë musliman, përjashtohet nga agjërimi kafiri sepse ai nuk e ka detyrë dhe nuk pranohet prej tij edhe sikur të agjërojë, megjithëse kërkohet prej tij praktikimi i dispozitave islame, por para së gjithash atij i kërkohet zhdukja e kufrit nga zemra e tij, i cili (kufri) është pengesa kryesore për tu konsideruar ibadetet e tij të sakta dhe të pranueshme.

Me kushtin e dytë dhe të tretë: që të jetë i shëndoshë mendërisht dhe të ketë mbushur moshën e pubertetit, përjashtohet i çmenduri (i sëmuri psiqik) dhe fëmija i vogël që nuk ka arritur bulugun duke u bazuar në fjalën e Profetit s.a : “Është ngritur lapsi (nuk merret në përgjigjësi) nga tre kategori njerëzish: ai që fle gjumë derisa të zgjohet, nga fëmija derisa të rritet (të arrijë moshën e bulguut) dhe nga i çmenduri derisa t’i vijnë mendtë ose të vijë në vete”. E ka transmetuar Ibnul Xherudi,  në një transmetim tjetër thuhet: “dhe nga fëmija i vogël derisa të arrijë moshën e bulugut” .

Me kushtin: i shëndoshë përjashtohet i sëmuri.

Me kushtin: mukim përjashtohet udhëtari.

Udhëtari dhe i sëmuri nuk e kanë detyrë ta agjërojnë Ramazanin (gjatë kohës së sëmundjes dhe udhëtimit), por e kanë detyrë t’i kryejnë kaza ato ditë që nuk kanë agjëruar, duke u bazuar në fjalën e Allahut: “Cilido prej jush që e përjeton këtë muaj le ta agjërojë atë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim duhet t’i plotësojë në ditët e mëvonshme aq ditë sa ka lënë” (Bekare 185).

Nëse i sëmuri është në gjendje të tillë që nuk shpresohet shërimi i tij në të ardhmen atëherë ai ushqen një të varfër kundrejt çdo ditë agjërimi dhe nuk e ka detyrë agjërimin sepse  përfshihet  nw kategorinw e atyre qw janw tw pafuqishwm për të agjëruar. Allahu ka thënë: “Ata të cilët i rëndon agjërimi (dhe nuk e përballojnë dot) janë të obliguar të japin si kompesim ushqim një të varfëri” (Bekare 184).

Me kushtin: Nëse nuk ekziston ndonjë nga pengesat e përcaktuara me sheriat, është për qëllim hajdi dhe nifasi (për gratë) sepse femra me perioda dhe lehona nuk e kanë detyrë agjërimin (gjatë hajdit dhe nifasit) por do i kryejnë ato ditë më vonë.

vii.	Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen për të qenë agjërimi i saktë dhe i vlefshëm?

Kushtet që duhet të plotësohen për të qenë agjërimi i saktë, janë:

1.	Islami, sepse agjërimi i kafirit nuk është i vlefshëm.

2.	Shëndeti mendor sepse i çmenduri (i sëmuri psiqik) nuk e ka detyrë agjërimin.

3.	Ekzistenca e nijetit që para agimit për të agjëruar sepse sipas mendimit më të saktw agjërimi nuk konsiderohet i vlefshëm nëse nuk bëhet nijeti që para gdhirjes së agimit.

4.	Mos ekzistenca e pengesës e cila është hajdi dhe nifasi sepse agjërimi i femrës me perioda dhe lehonës nuk është i saktë.

5.	Të qënurit agjërueshëm gjatë gjithë kohës që nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Pas kësaj hyrjeje tw shkurtwr le të fillojmë me çështjet e rëndësishme rreth agjërimit që do i trajtojmë, të cilat janë:

	Së pari – Çështjet që kanë të bëjnë me agjërimin:

1.	Dëshmia në lidhje me shikimin e hënës.

2.	A konsiderohet vërtetimi i hyrjes së muajit(të agjërimit) në bazë të llogaritjeve astronomike?

3.	Bërja e nijetit për agjërim qw para agimit.

4.	Përcaktimi i nijetit në agjërim.

5.	Gjykimi i agjërimit për femrën nëse i vijnë periodat(hajdi) apo lehonia(nifasi).

6.	Gjykimi i agjërimit për shtatëzënwn dhe gjidhënësen nëse kanë frikë për shëndetin e tyre apo të foshnjes.

7.	Gjykimi i agjërimit në udhëtim.

8.	Cila është më e mira kur është në udhëtim: të agjërojë apo jo?

9.	Gjykimi nëse kalon një vit i plotë dhe hyn Ramazani tjetër ndërkohë që muslimani nuk ka pasur mundësi t’i agjërojë ditët kaza të mbetura nga Ramazani i kaluar.

10.	Gjykimi i agjërimit nafile për atë që nuk i ka agjëruar ditët e mbetura kaza nga Ramazani.

11.	Gjykimi i ditës së shtunë në agjërimin nafile.

12.	Ejakulimi i spermës me epsh, a e prish agjërimin?

	Së dyti – Çështjet që kanë të bëjnë me zekatin.

1.	A duhet të japë zekat për stolitë që femra i përdor?

2.	A duhet të japë zekat për mallrat e tregtisë?

3.	Gjykimi i nxjerrjes së vlerës monetare në zekat.

4.	Gjykimi i shpërdarjes së zekatit në të tetë kategoritë e njerëzve që meritojnë zekatin(gjykimi i përfshirjes së të gjitha kategorive ….)

5.	A lejohet dhënia e zekatit të afërmve të cilët janë të varfër(fukara dhe mesakin).

6.	A bën pjesë haxhi në kategorinë “fi sebililah”?

7.	Gjykimi i zhvendosjes së zekatit nga një vend në tjetër.

8.	Kur nxirret zekatul fitri?

9.	Kush e meriton t’i jepet zekatul fitri?

Përse falem? – I -
Autor  Abdurrauf  El-Hanauij.

Prezantimi dhe aprovimi nga dijetari i nderuar:

Abdulaziz ibën Abdil-lah ibën Baz (Allahu e mëshiroftë).

Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në emër të Allahut  Mëshiruesit  Mëshirëbërësit.

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka profet tjetër, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këdo që ecën me udhëzimin e tij deri në Ditën e Shpërblimit..!

Kjo është një broshurë e rëndësishme që titullohet: «Përse falem?» përgatitur nga vëllai ynë Abdurrauf El-Hanauij (Allahu ia shbërbleftë me të mira). Unë pas dëgjimit e vlerësova si broshurë të dobishme. Autori i saj trajton rëndësinë e faljes, kujdesin për ta falur në kohët përkatëse dhe mirësitë e shumta, që burojnë nga kryerja e saj. Në anën tjetër, autori (Allahu i dhëntë sukses) thekson dhe sqaron se lënia e faljes ose shpërfillja e saj, është gjynah tepër i  madh dhe llogaria për të në Ditën e Kijametit do të jetë e vështirë. Të gjitha këto, autori i ka shkruar me një stil të këndshëm dhe të dobishëm.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta, që t’iu bëj dobi të gjithëve me të, sepse Ai është Ndihmuesi dhe i Plotfuqishmi për këtë.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi robin, të dërguarin dhe besnikun e shpalljes së Tij, profetin, imamin dhe zotërinë tonë Muhammed ibën Abdullah, mbi familjen, shokët dhe ndjekësit e Tij.

E shkruajti nevojtari për faljen e Zotit të tij, Abdulaziz ibën Abdilah ibën Baz. Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe kryetari i komisionit të dijetarëve të mëdhenj.

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit.

Shoku i tij gjatë bisedës me të, i tha: “E çuditshme është çështja jote dhe i jashtëzakonshëm është fati yt. Sa e ashpër është kritika jote!   A u çudite që këta dy burra janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, shpatullat i kanë të puthitura dhe janë të bashkuar në një fjalë të vetme? Njëri prej tyre dëshiron fort, që ta zbrazë zemrën e tij tek tjetri. Ndërsa tjetri, ëndërron t’ia vendosi shpirtin në dorën e tij, si sakrificë për të.  A e di se cilët janë këta të dy? Prindi dhe fëmija. Prindi që tregohet i butë dhe fëmija që e respekton. A të lumturon kjo lidhje mes tyre?

Tha: “Po, për Zotin tim! A ka ndonjë lidhje më të fortë se ajo që lidh zemrat, sjell harmoninë dhe bashkimin dhe që është fakt për pohimin e mirësisë dhe falënderimin e begatisë? A mund të jetojë njeriu në këtë jetë i shkëputur nga lidhjet farefisnore, të fqinjësisë, shoqërisë dhe punës? A nuk është shoqëror në instiktin dhe formimin e tij?”

Shoku i tij i tha: – “Unë shoh se je i bindur në domosdoshmërinë e forcimit të lidhjes mes njerëzve, mbi themele të mëshirës dhe bashkëpunimit, si dhe të pohimit të mirësisë dhe bamirësisë.”

Tha: Patjetër.

Tha: Po sikur dikush ta mohojë të mirën dhe të mosrespektojë të drejtën?

Tha: A mund ta bëj këtë një njeri, që ka sadopak cipë, apo edhe një grimcë ndërgjegjeje?

Tha: Po. Ti.

Mori zjarr nga inati dhe u ndez, aq sa dëshiroi të reagonte ndaj tij, por më pas u përmbajt, mblodhi veten dhe tha: Përse?

Tha: Sepse ti mohon mirësinë dhe begatinë e Allahut ndaj teje.

Tha: Si kështu?

Tha: A nuk posedon Allahu mirësi dhe begati?

Tha: Natyrisht.

Tha: A meriton të falënderohet për këtë?

Tha: Po.

Tha: Si bëhet falënderimi i Tij?

Heshti pak duke u konsultuar me mendimet e tij, por ato nuk i dhanë asnjë përgjigje.

Tha: Nuk e di, dhe u turpërua. Heshti për një çast dhe tha: Më trego mënyrën me të cilën të kryej falënderimin e Tij.

Tha: Janë dy mënyra, që së bashku vërtetojnë falënderimin:

E para: Të pohosh mirësinë dhe bamirësinë e Tij, nga thellësia e zemrës dhe jo vetëm me gjuhën tënde. Këtë ta vërtetosh duke vendosur ballin tënd mbi tokë, duke bërë sexhde dhe duke iu nënshtruar Atij.

E dyta: T’i ruash këto begati duke i shfrytëzuar në gjërat që Ai i pëlqen për ty.

Tha: Fjala jote është e drejtë dhe e vërtetë. Ti ndaj meje ke besën dhe besëlidhjen e Allahut. Unë nuk kam për ta lënë namazin sa të jem gjallë. Por, unë kam një shok të ngushtë, i cili në lidhje me të falurit është si mua. A mund të më shkruash disa fjalë në lidhje me këtë temë, që unë t’ia drejtoj atij. E, ndoshta Allahu bën që ai të udhëzohet nga shkaku yt. Të lidhi me të falurit e tij atë pjesë, që është shkëputur midis tij dhe Allahut. E kjo, ka për të qenë më me vlerë për ty se sa devetë e kuqe?

I tha: Pranoj me kënaqësi dhe nderim. Dhe gjithë qejf nisi të shkruante:

Shoku im i nderuar!

Selamun alejkum (paqja qoftë mbi ty)!

Dëgjova disa fjalë të këndshme dhe dua me gjithë zemër të t’i citoj në këto fletë. Shpresoj që të ndikojnë tek ty, ashtu siç ndikuan tek unë. Paqja qoftë mbi ty.

Shumë prej njerëzve sot, në kohën tonë, e shpërfillin të falurin dhe e shohin si një barrë të rëndë për ta. Kur e përkujton ndonjërin prej tyre, të nxjerr arsye të ndryshme, duke arsyetuar se tani është i zënë me gjëra të rëndësishme. Të tjerë pretendojnë se i kanë rrobat të papastërta dhe nuk vlen falja me to. E, kur të kthehen në shtëpi, do t’i heqin ato dhe do falen. Ndërkohë, në realitet ata gënjejnë. Disa të tjerë pohojnë se janë të shkujdesur dhe përsëritin fjalën «Allahu na udhëzoftë.» Ekziston edhe një grup njerëzish të pacipë dhe arrogantë, të zhytur në gjynahe haptazi, që e kanë ndërruar begatinë e Allahut me mohim, që nënçmojnë namazin dhe namazlinjtë, dhe më pas pretendojnë se janë muslimanë. Çfarë kanë këta njerëz, që kur përmendet Allahu i Vetëm u copëtohen zemrat dhe kur ftohen tek Allahu thonë: Dëgjuam dhe kundërshtuam ?!

« Ç’është pra me ta (mosbesimtarët) që ata i kthejnë shpinën këshillës? Si të ishin gomarë të humbur (të egërsuar), duke ikur nga bisha (a luani ) që i ndjek !» ( El-Muddethir 49-51 )

O vëllai im! Eja të analizojmë dhe të kurojmë së bashku qëndrimet e këtyre njerëzve. Të kërkojmë shkaqet, që i shtynë ata në lënien e namazit.

A mos vallë namazi është një taksë, që e paguan njeriu siç paguan gjobat padrejtësisht? A mos vallë namazi është diçka që humb kohën dhe njeriu nuk ka kohë të lirë veç nevojës së tij?

A mos vallë namazi është një parim i detyrueshëm, për të cilin njeriu detyrohet sikundër detyrohet për pranimin e parimeve politike në shtetet diktatoriale?

A mos vallë namazi është kufizim i lirisë pa kufi të njeriut dhe pengesë për të nga ushtrimi i saj?

Apo mos vallë namazi është diçka e lejuar, që kush do e vepron dhe nuk ka shpërblim për të, e kush do e lë dhe nuk ka gjynah për të?

A mos vallë Allahu ka nevojë për namazin tonë?

Çfarë dobie përfiton njeriu nga namazi? Dhe çfarë humbje i shkakton atij nëse e lë?  A mos vallë…..?  Pse…..?

Pyetje të shumta sillen në mendjen e njeriut që ia dikton epshi, shejtani dhe kënaqësitë e tij. Nëse ai tregohet i pafuqishëm ndaj përgjigjes, ato ngrijnë faktin ndaj tij dhe kështu ai nënshtrohet dhe poshtërohet. Më pas ato ndikojnë negativisht ndaj tij duke hedhur poshtërsira në mendjen e tij dhe ai devijon. Më pas i zbukurojnë atij punën e keqe dhe ai e shikon si të mirë, ia quajnë të saktë mendimin e tij të prishur dhe ai kapet me të, e përkrahin me polemika sterile dhe i sjellin mendime dhe dëshira të largëta, derisa hidhet në zjarr shtatëdhjetë vjeshta pa e ndier. Por, nëse ai përgjigjet mirë, i hedh poshtë dyshimet dhe i jep përparësi logjikës dhe arsyes, atëherë e ka ngritur faktin ndaj tyre dhe thjesht do pëshpëritin pa rezultat.

Le të fillojmë me rrëzimin e këtyre pyetjeve një nga një, që më pas t’u përgjigjemi atyre duke mos lënë asnjë ndjenjë pasigurie për atë që dyshon. E kush kthen shpinën më pas, këta janë keqbërësit, të padrejtët.

Së pari : O shoku im ! Namazi nuk është gjobë e përcaktuar që jepet dhe as taksë të hollash që detyrohet, por është një amanet të cilin zotëruesi i tij e sheh çdo ditë pesë herë dhe dëshmon pro teje për besnikëri, sinqeritet, përkushtim dhe ruajtje të të drejtave, dhe të shpërblen për përkujdesjen tënde të mirë me shpërblimin më të madh.

Nuk është as gjobë dhe as taksë, por është pohim i të drejtës dhe falënderim i të mirës. Është argument për pastërtinë e vetes me bindjen e të parëve, zbatimin e urdhrave të tyre dhe shprehje e asaj që përmban zemra prej dashurisë dhe vlerësimit të Allahut.

A nuk e shikon, se të gjithë njerëzit në vetvetet e tyre, madhërojnë disa të tjerë dhe i konsiderojnë sipër tyre në fuqi dhe dobi?! Dhe kthehen tek ata në raste vuajtjesh dhe fatkeqësish. Kërkojnë ndihmë prej tyre në raste problematike dhe misterioze. Në raste të tjera kërkojnë begati prej tyre dhe mbajnë simbole, që ua kujtojnë ata sa herë që i harrojnë.

Pse të krishterët marrin të adhuruar Mesihun, të birin e Merjemes        (paqja qoftë mbi të)? Pse mbajnë kryqin si simbol dhe e ngrenë mbi kishat e tyre, e varrin në gjokse dhe nxitojnë të falen nëpër kisha ?

Pse jehudët marrin të adhuruar Uzeirin (larg të metave është Allahu nga ajo që i bashkangjitin shok në adhurim)? Pse sillen rrotull një ndërteseje si përmendore, ndezin në të qirinj, lexojnë Teuratin dhe falen? Ndërsa ata që janë më të devotshëm se të tjerët mbajnë kapele të vogla dhe i vendosin në majë të kokave të tyre!  Madje, që kur ngritën shtetin e tyre në Palestinë kanë marrë yllin më gjashtë cepa si simbol të tyre!

Pse mexhusët adhurojnë zjarrin, indianët adhurojnë lopët dhe majmunët, e grupe nga batinijet adhurojnë shejtanin?

Të gjithë këta adhurojnë të tjerë përveç a përkrah Allahut dhe i shenjtërojnë, falen për ta dhe veprojnë adhurime të ndryshme për t’u afruar tek ata. Ndërkohë që ata (të adhuruarit e tyre) janë të kotë si mendimet e tyre boshe. Ata nuk posedojnë për ta sjelljen e dobisë dhe as largimin e dëmit. Megjithatë ti nuk u mohon atyre të falurin, por më mohon mua namazin tim edhe pse është i vërtetë, i saktë, i vlefshëm dhe i dobishëm?

Ç’dobi përfitojnë ata nga adhurimet e tyre të ndryshme nga njëra-tjetra? Ç’dobi do t’u sjellin atyre të adhuruarit e tyre? Mos vallë do t’u përgjigjen atyre në lutjet e tyre?  A i kuptojnë fjalët e tyre? Mos vallë dinë se çfarë i rregullon ata dhe çfarë i prish? A i furnizojnë ata? A i ngjallin?  A i shërojnë?  A e largojnë dëmin prej tyre?  A e zbresin shiun për ta, që të mbijnë të mbjellat e tyre?

Jo, nuk bëjnë as edhe një gjë prej këtyre, kurrë. Por përsëri ata vazhdojnë adhurimin. I admirojnë nga thellësia e tyre me shenjtëri dhe respekt. Ata e konkretizojnë këtë mirënjohje me faljet e tyre.

Pa mendo, o ti i zgjuar nga gjumi, sikur dikush të jep një copë ëmbëlsire, apo të ndihmon në mbajtjen e plaçkave të tua, të tregon rrugën, shtyn bashkë me ty makinën tënde, ose të jep diçka që të ka humbur; A nuk do t’i thoshje atij: Faleminderit, dhe do ta respektoje në veten tënde, do të vlerësoje punën e tij dhe do të dëshiroje t’ia ktheje të mirën që të bëri, me më të mirë se ajo?…… Po. Edhe unë jam njeri si ti, ruaj të mirën, pranoj bamirësinë, pohoj të mirën dhe falënderoj udhëzimin. Sa më e madhe është e mira që më bëhet aq më i madh do të jetë falënderimi prej meje. A ka ndonjë që jep mirësi dhe begati si Allahu i Lartmadhëruar, i Cili më dhuroi mendjen dhe shqisat, më dhuroi furishëm furnizim të këndshëm, më begatoi me shëndet dhe mirëqënie, më udhëzoi në fenë e saktë, më dhuroi fëmijë dhe familje dhe më vendosi në një vend të mirë, mes shokëve të nderuar dhe fqinjëve të këndshëm?

Jo… Nuk gjendet në këtë ekzistencë dikush, që më ka dhuruar të mira siç më ka dhuruar Allahu i Lartmadhëruar. A të mos e falënderoj Atë për gjithë këto begati, ndërkohë që unë falënderoj dikë tjetër dhe për më të voglën të mirë që më bën?! Nuk ka dyshim se ti je dakord me mua përsa i përket falënderimit tim për Allahun dhe më inkurajon për këtë. Madje do të më shtysh me forcë nëse unë e shpërfill këtë, sepse ti nuk do që unë të jem njeri që mohon të mirën dhe nuk respekton të drejtën.

Falënderimi përshtatet reciprokisht me vlerën e dhuratës dhe pozitën e dhuruesit. Falënderimi im për atë që më jep një copë ëmbëlsire nuk është si falënderimi im për atë që më jep një pako me ëmbëlsira. Kur unë i them një të vogli: Ma jep stilolapsin që më ra, nuk është njësoj me një të madh, të cilit i them: Ma jep. Ndërsa mënyra që Allahu do prej meje për ta falënderuar për begatitë e Tij, është që të vendos ballin tim mbi tokë duke pohuar Rububijen e Tij (që Ai është Krijues, Furnizues etj., duke e veçuar me veprat e tij), duke shenjtëruar Uluhijen e Tij (me veçimin e Tij në adhurim) dhe duke pohuar bamirësinë e Tij.

Njerëzit përkulen para idhujve të tyre dhe i adhurojnë përveç Allahut, kur në të vërtetë ata nuk posedojnë asnjë dobi, madje i largojnë ata nga e vërteta dhe udhëzimi. Shumë prej tyre përkulen para liderave të tyre, duke i madhëruar dhe lartësuar, e ndonjëherë ata janë krijesat më të liga të Allahut. Po unë, a të mos përkulem për Allahun, Sunduesin e gjithçkaje, Krijuesin e Gjithësisë, Zotin e qiejve dhe të tokës, i Cili sjell dobi dhe dëmton, jep dhe ndalon, jep jetë dhe vdekje, që kërkon llogari për kanalin (pra për gjërat e mëdha) dhe për lëvozhgën e bërthamës së hurmës arabe?

Së dyti: Namazi nuk është diçka ku humbet kohën. Përkundrazi, kur njeriu shkëputet nga zhurma e punës dhe britmat e atyre që vijnë dhe ikin, kur qetësohet nga lodhja e marrjes dhe dhënies, shitja dhe blerja, nga grindja dhe pazarllëku, nga të mësuarit dhe mësimdhënia, nga kërkesat e verifikuesve dhe rishikuesve dhe qëndron në faltoren e tij, duke u shkëputur nga të gjitha këto gjëra të mërzitshme, çlodhet në vetvete dhe i qetësohet zemra, i rehatohet trupi, i shuhet inati, i kufizohen epshet dhe qëndron disa minuta duke lutur Atë që do.

“Kulmi i dashurisë arrihet

në kohën kur veçohesh me atë që do”

Kërkon ndihmë dhe përkrahje, kërkon t’i dhuroj fuqi për gjërat e mira, durim gjatë përpjekjeve dhe falje kur dëmton ndonjë nga krijesat, kur vështron dikë me shikim të zymtë, kur i thotë dikujt ndonjë fjalë të vrazhdë ose me ndonjë gjest të ashpër. Këto minuta që ai është duke u falur janë për të si një karrikim me depozitë dhe zbutës i prekjes në ndjenja.

Kjo pikënisje fisnike dhe e lartë ishte tradita e të Dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Ai pasi preokupohej me ndonjë gjë, shpejtonte për në namaz dhe kur kthehej me forcë të shteruar nga lufta thoshte: «O Bilal! Na qetëso me namazin.»D.m.th.: Thirre ezanin, që namazi të jetë qetësim për ne nga vuajtjet dhe problemet e jetës.

Njeriu është krijesë e dobët dhe me fuqi të kufizuar, që nuk mundet të punoj vazhdimisht. Atij i duhet patjetër çlodhje trupore dhe  mendore, dhe kjo nuk i mundësohet atij askund, përveçse në namaz. Rehatimi është gjysma e jetës së tij, prandaj Allahu i Lartësuar e bëri natën qetësim dhe gjumin plogështi e rehati. Sa kohë shpenzon namazliu gjatë namazit? Nëse zgjatet dhe stërgjatet nuk e kalon çerek ore. O ti i logjikshëm! A i kursen vetvetes minuta të pakta, herë pas here gjatë ditës tënde, për të arritur të gjitha këto dobi? Ti tregohesh bujar duke harxhuar orë të tëra nëpër vizita dhe pagjumësi darke!

Së treti: Namazi nuk është parim politik i një kryetari, diktator dhe mizor, që i imponon popullit të vet mendimet e tij duan apo nuk duan ata. Por, namazi është zbatim i fesë të cilën njeriu e ka përqafuar me dëshirën dhe vullnetin e vet, pa detyrim dhe dhunë.  « Nuk ka dhunë në fe. » ( El-Bekare 256 )

Namazi nuk është parim politik që ndryshon sipas rastit, apo që përshtatet me mendimet e kryetarëve. Ai nuk është një ligj i vendosur sot në parim, që nesër të shqyrtohet përfundimisht, ndërsa pasnesër t’i bëhet një ndryshim, e më vonë të prishet nga themeli për arsye aksidentale (të papritura). As nuk mund të vonohet zbatimi i tij, sa të pëlqehet dhe miratohet nga organi përkatës, apo të shpresohet miratimi i tij nga organi më i lartë në vend. Namazi është një shtyllë nga shtyllat e Islamit, madje shtylla më madhështore e Islamit pas dy dëshmive.

O musliman! Përderisa e zgjodhe këtë fe, me pëlqimin e mendjes dhe pa e përqafuar me dhunë, atëherë duhet patjetër të zbatosh rregullat e kësaj feje tërësisht.

A nuk je dakord me mua se, çdo shtetas i një shteti të caktuar është i detyruar të zbatoj ligjet e atij shteti. E nëse ai refuzon do të vihet midis dy gjërave: Ose të nënshtrohet dhe t’i zbatoj, ose të dorëzoj shtetësinë dhe të largohet nga ai vend.

Unë nuk e di, se si mund të friksohet njeriu nga polici dhe nuk friksohet nga Krijuesi i tokës dhe i qiellit? Le të shohim bashkë një tjetër arsye: Në kohën që semafori ka ndezur dritën e kuqe, ndalen me dhjetra makina, ndoshta qindra, dhe nuk mund ta kalojnë, edhe pse mes shoferëve mund të jetë njeriu më me pozitë ?!

Pra bijtë e Ademit, nuk guxojnë të kundërshtojnë shenjën e kuqe të semaforit, por kundërshtojnë urdhrat e Allahut të Lartësuar, e sfidojnë me kundërshtime dhe të këqija dhe kapërcejnë kufijtë që Ai i vendosi për ta?!

Ky është një argument që tregon mendjet e tyre të shëndosha, apo mendjet e tyre të mangëta? Gjyko vetë nëse je prej të drejtëve.

Së katërti: Namazi nuk është kufizim i lirisë personale dhe nuk e pengon njeriun të përdori lirinë e tij.

Njerëzit në shoqëritë njerëzore kanë rënë dakord, se nuk janë kafshë, që jetojnë në sipërfaqen e tokës, siç jetojnë kafshët në pyje. Ata kanë lirinë e tyre në ideologji, fjalë dhe punë, që është e kufizuar me sistemin gjithëpërfshirës dhe kanunin mbizotërues. Sikur të mos ishte ky kufizim, nuk do të kishte mbarëvajtje asnjë popull, nuk do të lindte asnjë komb, nuk do të kishte mbarëvajtje në marrëdhëniet e ndërsjellta midis individëve të shoqërisë dhe nuk do të vazhdonte gjinia njerëzore.

Parazitët, që veprojnë çfarë u vjen në mendje, që jetojnë nëpër rrugë si jetesa e qenëve endacakë, nuk munden të kundërshtojnë urdhrat e pushtetit dhe as ligjet e shtetit. Edhe “kolegët” e tyre prej kafshëve të pyjeve kanë një sistem mbi të cilin ecin. Sikur të pyesësh ndonjë nga biologët profesionistë do të ta vërtetonte këtë që po të them. Ndoshta shembulli më i mirë, që do të të jap është ai që shikon me sytë e tu; Se si bletët e një koshereje, ndihmojnë njëra-tjetrën, gjithashtu milingonat, e ndihmojnë njëra-tjetrën kur tërheqin diçka nga mbeturinat e ushqimit!

Ti o musliman, je i lirë në çështjet e tua personale, ha ose agjëron, fle ose rri zgjuar, rri në vendin tënd ose udhëton, shet ose blen. Dhe kjo liri është e kufizuar me sistemin qiellor, është e kufizuar me kufijtë e Sheriatit. Prej lirisë tënde është të shkëputesh nga puna për t’u ulur disa minuta në xhami, që t’i rikthesh vetvetes forcën dhe energjinë tënde. Më pas, do të dalësh i mbushur me energji të reja nga ndihma e Krijuesit tënd, që të vazhdosh punën tënde dhe sakrificën për mënyrën e jetesës.

Prej lirisë tënde është të jesh i kufizuar me sistemin e Krijuesit tënd, i Cili përgatiti për ty të gjitha shkaqet e lumturisë dhe fatmirësisë në këtë jetë dhe jetën tejtër.

Prej lirisë tënde është të mos i nënshtrohesh asnjë force në tokë, përderisa forca e Allahut është me ty, që të mbron dhe pengon.

Prej lirisë tënde është të thuash çfarë të duash, të punosh çfarë të duash, të shkruash çfarë të pëlqen, të tregtosh çfarë dëshiron, me kusht, që të mos i kalosh kufijtë, se kur kalon kufijtë, u hyn në hak të tjerëve dhe cënon të drejtat e tyre. Këtë Islami e ka ndaluar, siç e kanë ndaluar edhe ligjet njerëzore.

Së pesti : Namazi nuk është diçka e lejuar si gjërat e jetesës, që kush do i vepron dhe nuk ka shpërblim për të, e kush i lë nuk ka gjynah për të. Por namazi është diçka e domosdoshme dhe e formës së prerë. Ka një kohë të caktuar, formë të veçantë, mënyrë karakteristike dhe plan të shkruar. Ti nuk ke aspak të drejtë ta deformosh atë duke i shtuar apo i hequr. Nuk pranohet asnjë mendim për ta ndryshuar atë para ose mbrapa. Namazi është si kafshata, që vendoset në gojë dhe jo në vesh. Është si ajri që hyn i pastër nga goja ose hunda dhe jo nga poshtë këmbëve. Nëse ke mundësi të ndryshosh diçka nga pozicioni i zemrës, tërheqjen dhe shtrirjen e saj, ose të zgjerosh dhe ngushtosh frymëmarrjen tënde, atëherë le të kesh mendim në çështjen e namazit.

Namazi është si puna, që ti kryen nëse je i punësuar, ose si shitblerja tënde nëse je tregtar. Nëse ti vazhdon punën dhe zbaton detyrat e tua do ta meritosh shpërblimin në fund të muajit duke marrë rrogën, ose duke mbushur xhepin me fitim. Por, nëse ti mungon në punë ose  shpërfill detyrën tënde, do të të mbajnë nga rroga aq sa ke munguar dhe shpërfillur. Pra, ke për të humbur fitimet që i mendoje.

Shpeshherë njeriut i kërkohet llogari për gjërat e lejuara ashtu siç ndodh me detyrimet. Shiko, nëse ti vendos një stacion në radio pas mesnate dhe ul veshin për të dëgjuar, derisa ai buçet me gjithë fuqinë, ose ti vetë fillon të këndosh me gjithë forcën tënde, e atëherë do të shqetësoheshin fqinjët dhe do të të qortonin. Ata do të trokisnin në portën tënde si patrullë, për të thyer radion tënde, ose që të ulësh zërin se ndryshe do të ndëshkohesh!  Por a nuk e ke të lejuar të dëgjosh radion kur të duash dhe si të duash? Atëherë përse u kufizua liria jote?!

Përgjigjja është: U kufizua me një sistem të veçantë ose të përgjithshëm, që nuk duhet të kapërcehet. Atëherë, si duhet të jetë ajo që Allahu ua obligoi robëve të Tij, që besuan se Ai është i Adhuruari i Vërtetë, që duhet të adhurohet dhe Krijuesi, Furnizuesi dhe Poseduesi. Ata pëlqyen për vetet e tyre Sheriatin dhe fenë e Tij, a vallë janë të lirë ata në adhurimin e Tij dhe të falurit për Të, apo janë të kufizuar me urdhrat e Tij dhe të ngarkuar për zbatimin e tyre ?

Së gjashti: Po, namazi është nevojë shumë e domosdoshme, që njeriut ia kërkon jeta ashtu siç kërkon ushqimin dhe të pirët. Ushqimi dhe të pirët janë rezistencë për trupin dhe mënyrë jetese, ndërsa namazi është rezistencë e shpirtit dhe mjeti i qetësisë. Ai shmang njeriun nga veset e ulëta, që më pas të ketë mbarëvajtje në të gjitha çështjet jashtë namazit, siç pati mbarëvajtje dhe përkushtim para Zotit të tij në namaz.

Namazi është vija ndarëse midis Imanit dhe kufrit (Besimit dhe mosbesimit).  Në hadith ka ardhur: «Midis kufrit dhe Imanit është lënia e namazit.»

Çfarë përfiton Islami nga ata muslimanë të rremë, kur ata kundërshtojnë urdhrat e tij?!  A nuk janë ata si fëmija i paedukuar që përputhet në mbiemër me familjen e tij, por që i kundërshton në sjellje?! A shpresohet mirësi nga ai që nuk shpreson për vetveten mirësi?!

Ne muslimanët nuk duam të jemi si shkuma mbi ujë, që numërohen qindra milionë, ndërsa njerëzit e mirë dhe të devotshëm nuk i kalojnë dhjetëra milionë.

Një fishek i vetëm i mbushur me barut me të cilin vrasim armikun, është më i mirë se një stivë me fishekë të zbrazët. A mund të ngrihet një çadër me një mijë kunja, kur nuk ka një shtyllë në mes?!  Dhe shtylla e Islamit është namazi.

Namazi është një nevojë shumë e domosdoshme për njeriun, sepse disiplinon moralin e tij, qeth instiktet e tij, e pengon atë nga egërsia e shkatërrimit dhe devijimit dhe e ndalon nga çdo vepër e ulët dhe e padrejtë. Si mund të veprojë gjynahe ai, që e di se pas pak do të qëndrojë para Zotit të tij të Lartmadhëruar, që nuk e pranon këtë qëndrim nga ai vetëm nëse është i pastër në zemrën, shpirtin dhe gjymtyrët e tij?! A nuk e ke parë se si shumica e muslimanëve u ndalua nga alkoli, kur zbriti fjala e Allahut të Lartësuar: «Mos u afroni në falje kur jeni të pirë.» (An-Nisa  43). Si mund të afrohen në të kur janë ngatërruar me krimin e dehjes?! Ndërkohë që duhet t’i afrohen patjetër; Sepse falja përsëritet çdo ditë pesë herë?!  Atëherë le të braktiset alkoli përfundimisht, që të jenë gjithmonë të gatshëm për të takuar Allahun e Lartmadhërur.

Namazi, o shoku im, është peshore me të cilën njeriu peshon punët e tij midis dy namazeve, ashtu sikurse doktori mat temperaturën e të sëmurit herë pas here. Nëse punët e tij janë të mira, i thotë: Nxito dhe përparo! Nëse është e kundërta i thotë: Kthehu dhe përmbaju parimeve dhe rregullave në mënyrë të drejtë.

Kur të dëgjojë muezinin që thërret: “Allahu Ekber”, të përqëndrohet në gjendjen e tij dhe ta dijë se Allahu është më i madh se ajo që ai është. Duhet të shkëputet nga jeta e dynjasë dhe t’i përgjigjet thirrësit të Allahut.

Të jesh i sigurt, se ai që falet është njeri nga i cili pritet mirësi dhe devotshmëri. Por edhe nëse e sheh të deformuar në pjesën më të madhe të kohës, dije se një ditë namazi i tij do ta frenojë nga ky deformim; Sepse ai lexon Kur’an në faljen e tij. Sado i pavëmendshëm të jetë në të, patjetër që do të ketë disa çaste në të cilat do të përqëndrohet në atë që lexon, dhe kanë për t’iu dridhur gilcat ( tejzat) e zemrës dhe kanë për t’iu zgjuar ndjenjat e mirësisë. Këtë e përforcon fjala e Allahut të Lartësuar: «Vërtet që falja e namazit parandalon nga çdo vepër e papëlqyer dhe e padrejtë.» (El-Ankebut 45).  Ndërsa ai që nuk falet, nuk e lexon Kur’anin dhe kështu nuk përfiton asgjë prej tij,por vazhdon të qëndrojë i shkujdesur në humbjen  e tij dhe i zhytur në gjynahe.

Vazhdon ….

Përshtati në  shqip  Bledar Ali

Këshillë për të rinjtë selefij I
Shejhu i nderuar Ibrahim bin Amir er Ruhajli

Parathënie

Falënderimet i takojne Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Këtë këshillë ua drejtoj të rinjve musliman prej ehli sunetit, duke kontribuar kështu në orientimin e muslimaneve dhe në përmirësimin e ehli sunetit, pasi ekzistojnë argumente të shumta që nxisin për këtë.

Shtysë për këtë këshillë është përçarja e thellë në të cilën jetojnë të rinjtë selefij në shumë prej vendeve islame, madje  edhe në vende joislame ku jetojnë pakica muslimanësh. Shkak për këtë përçarje është kundërshtimi në disa çështje ideologjike dhe qëndrime praktike kundrejt disa kundërshtarëve, dhe çfarë rrjedh prej kësaj, si largimi e bojkoti, madje edhe armiqësimi dhe urrejtja mes ehli sunetit, derisa fitnet dhe rreziku i tyre kanë marrë përmasa të mëdha. Kjo gjë ka ndikuar në vazhdën e davetit për në sunet, madje shumë njerëz i ka penguar që ta përqafojnë atë, pasi njerëzit kishin filluar të drejtoheshin drejt saj në shumë prej viseve dhe vendeve.

Këtë këshillë do t’a përmbledh në disa pika. I lutem Allahut të Lartësuar që të më bëjë rrizk në të sinqeritetin në qëllim dhe saktësinë në fjalë, e t’i bëjë dobi kujtdo që e lexon atë prej muslimanëve.

1. Prej bazave themelore në Fe është se : “Muslimani ka detyrë të ndreqë vetveten dhe të përpiqet ta shpëtojë atë, e të largohet prej shkaqeve që e shkatërrojnë, para se të merret me të tjerët prej njerëzve”

Allahu i Lartësuar thotë  “Pasha kohën!

Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.

Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”[1]

Në këtë sure Allahu i Lartësuar na tregon për ata të cilët kanë shpëtuar prej humbjes dhe shkatërrimit. Ata janë që kanë vërtetuar dhe përmbushur këto cilësi. Ata kanë përmbushur besimin dhe punën e mirë në veten e tyre, para se të thërrisnin të tjerët dhe ti këshillonin ata për të vërtetën dhe durimin. Kështu është përcaktuar kjo çështje.

Allahu i Madhëruar i ka kritikuar Beni Israilët për kundërshtimin që i bënë kësaj baze, duke thënë : “A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”[2]

Prandaj është detyrë për të rinjtë që të preokupohen më rregullimin e vetvetes para se të preokupohen me të tjerët. Kur ata të përmbushin këtë bazë, duke bashkuar mes zbatimit të Fesë së Allahut në vetvete dhe thirrjes së të tjerëve në të atëherë, me të vërtetë do të jenë në rrugën e selefëve. Pas kësaj Allahu do të bëjë dobi me ta, e ata do të jenë thirrësa në Sunet me fjalët dhe veprat e tyre. Betohem në Allahun se kjo është prej gradave më të larta, që nëse dikush do të udhëzohet në të, do të jetë prej robërve të zgjedhur të Allahut Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë : “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”[3]

2. “Duhet ditur se ehli suneti me të drejtë janë ata që e zbatojnë plotësisht Islamin, si në besim ashtu edhe në sjellje”

Prej kuptimit të mangët është të mendohet se sunij apo selefij është ai që vërteton akiden e ehli sunetit, pa i kushtuar vëmendje aspektit së sjelljes dhe moralit islam dhe, të drejtave reciproke mes muslimanëve.

Ka thënë shejhul Islam Ibnu Tejmije në fund të Akides Uasitije, pasi përmend parimet e ehli sunetit në besim : “Veç asaj çka përmendëm prej bazave, ata (ehli suneti)  : Urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja ashtu siç e obligon sheriati.

Ata besojnë në kryerjen e Haxhit, Xhihadit, Xhumave dhe Bajrameve bashkë me prijësat, sidoqofshin ata të devotshëm apo të degraduar.

Ata (ehli suneti) bëjnë kujdes për kryerjen e namazit me xhemat dhe e konsiderojnë  pjesë të Fesë këshillën ndaj umetit.

Ata besojnë në kuptimin e fjalës së Profetit Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të “Besimtari për besimtarin janë si një ndërtesë e lidhur fortë, që një pjesë e saj shtrëngon tjetrën” dhe ndërthuri gishtat e tij. Dhe në fjalën e tij “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe afrimitetin mes tyre, është si shembulli i një trupi që kur një gjymtyrë apo organ i tij nuk është mirë, atëherë gjithë trupi ndikohet dhe kalon në temperaturë dhe pagjumësi”

Ata (ehli suneti) urdhërojnë për durim në fatkeqësi, për falënderim në bollëk dhe për kënaqjen me Caktimin e hidhur.

Ata thërrasin për morale të larta dhe vepra të hijshme. Besojnë në kuptimin e fjalës së Profetit Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të “Besimtari me besim më të plotë është ai që është më i moralshëm”

Ata nxisin që të rregullosh lidhjet me atë që ti ka prerë, ti japësh atij që nuk të jep dhe të falësh atë që të ka bërë zullum. Urdhërojnë për nderimin e prindërve, për forcimin e mardhënieve farefisnore dhe për fqinjësi të mbarë.

Ata ndalojnë nga mburrja, nga mendjemadhësia, nga padrejtësia dhe teprimi ndaj krijesave, me të drejtë apo pa të drejtë. Urdhërojnë për përsosmërinë e moralit dhe ndalojnë nga sjelljet e ulëta.

Në gjithçka që ata thonë dhe bëjnë, prej këtyre që përmendëm apo të tjerave, ata janë pasues të Kuranit dhe Sunetit, e rruga e tyre është Feja Islame, me të cilën Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të”

3. Prej qëllimeve madhështore që nxit Islami për to është  : “Udhëzimi i njerëzve në këtë Fe”

Profeti Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të i ka thënë Aliut Allahu qoftë i kënaqur me të : “Nëse Allahu me ty udhëzon një njeri të vetëm është më mirë për ty sesa devetë e kuqe”[4]

Prandaj bëhet detyrë për këdo që Allahu i ka dhënë mirësi dhe e ka udhëzuar në Sunet, që të preokupohet me thirrjen e atyre që nuk e njohin atë (Sunetin) apo që janë të mangët në të. Duhet që të shfrytëzohen të gjitha metodat e mundshme për udhëzimin e njerëzve, për afrimin dhe zbutjen e zemrave të tyre për të pranuar të vërtetën. Kjo bëhet duke iu drejtuar atyre me butësi, ashtu siç Allahu i Madhëruar i ka thënë Musës dhe Harunit Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi ta : “Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet”[5]

Allahu i Lartësuar na ka treguar se si Faraoni e kishte tejkaluar cakun, madje Allahu e dinte për të se ai do të vdiste si mohues, e megjithatë Ai urdhëroi që atij ti flitej me butësi. Çfarë mund të thuhet pas kësaj për gabimtarët prej muslimanëve, si duhet të sillemi me ta?

Me njerëzit që thërret mund të përdorësh edhe tituj që përshtaten me pozitën e tyre. Profeti Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të i ka shkruajtur Heraklit duke i thënë  “Drejtuar Heraklit, të madhit të romakëve”. Madje me kreun e munafikëve, Abdullah bin Ubej bin Selul, përdorte epitetin “Ebul Habab”

Gjithashtu të kihet parasysh durimi në rastet e sjelljes së keqe që shfaqet nga disa prej atyre që do të thërrasësh. Ta presësh me butësi dhe të mos nxitohesh për t’iu përgjigjur atyre. I Lartësuari thotë : “Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta”[6]

4. Kërkuesit e dijes, sidomos thirrësit prej tyre, duhet të bëjnë dallim mes mirësjelljes e butësisë me njerëzit dhe lajkave e servilizmit. Mirësjellja dhe butësia janë të kërkuara, dhe lidhen me suksesin në marrdhënie. Në librin “Lisanul arab” thuhet : “Mirësjellja me njerëzit : butësia, afrimiteti dhe durimi në shoqëri, në mënyrë që të mos largohen prej teje”.

Ndërsa servilizmi është i nënçmuar dhe ndikon negativisht në Fe. Allahu i Lartësuar thotë : “Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime”[7] Ka thënë Hasen el Basri për kuptimin e ajetit : “Ata dëshirojnë që ti të lëshosh pe nga Feja jote që edhe ata të lëshojnë pe nga e tyre”[8]

Muslimani me moral, është i butë në marrdhënie pa lëshuar pe nga feja e vet. Ndërsa servili u afrohet njerëzve duke bërë lëshime në anën e fesë.

Profeti Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të ishte më i moralshmi në mesin e njerëzve dhe më i buti me umetin. Kjo tregon anën e butësisë dhe mëshirës në davetin e tij. Gjithashtu ai ka qenë më i përpikëti në fenë e Allahut, e nuk i lëshonte pe askujt, kushdo që të ishte ai. Kjo tregon anën e seriozitetit në fe, gjë që nuk përputhet me servilizmin.

Prandaj, nxënësit e dijes duhet të bëjnë kujdes në dallimin mes këtyre dy çështjeve, sepse ka prej njerëzve që mendojnë se mirësjellja dhe butësia me njerëzit janë dobësi në fe dhe servilizëm. Ndërkohë që një grup tjetër, e konsideron butësinë me njerëzit, si pranim të gabimeve të tyre, apo si heshtje ndaj të kotës. Secili prej këtyre mendimeve është i gabuar dhe larg të vërtetës. Prandaj le të jemi të vëmendshëm për këtë, sepse është një çështje delikate, që nuk e kupton atë veçse ai që Allahu e ruan dhe e udhëzon.

5. Thirrësi, në rrugën e davetit përdor dy mënyra, për të cilat kanë orientuar argumentet:

Mënyra e butësisë dhe nxitjes

Mënyra e kritikës dhe bojkotit

Gabojnë ata që përdorin vetëm një mënyrë me këdo. Duhet përdorur me secilin kundërshtar mënyra që është më efikase për të, që ai ta pranojë të vërtetën dhe të kthehet në rrugën e drejtë. Nëse butësia është më e dobishme me kundërshtarin dhe më shpresëdhënëse për udhëzimin e tij, atëherë vetëm ajo lejohet të përdoret me të. Nëse është bojkoti ai që ndikon për mirë, atëherë ai është i lejuari. Prandaj kush përdor mënyrën e butësisë me ata që meritojnë bojkotin, i tilli është i pakujdesshëm dhe neglizhent. Ndërsa kush përdor mënyrën e bojkotit me ata që meritojnë butësi, nuk është tjetër veçse denigrues dhe ekstremist.

Shejhul Islam Ibnu Tejmije thotë : “Bojkoti ndryshon në varësi të bojkotuesve, a janë ata të fortë apo të dobët, të paktë apo të shumtë? Qëllimi i tij është kritika e të bojkotuarit dhe edukimi i tij, dhe tërheqja e vemendjes njerëzve të tjerë që të mos bien në të njëjtin gabim. Nëse në të ka dobi të dukshme, në mënyrë që bojkoti ka çuar në dobësimin e të keqes dhe zhdukjen e saj, atëherë ai është i lejuar. Por nëse as i bojkotuari dhe as të tjerët nuk kanë dobi prej tij, për shkak se bojkotuesi është i dobët, por edhe se shtohet e keqja dhe dëmi është më i madh se dobia, atëherë nuk lejohet bojkoti. Prandaj me disa njerëz butësia është më e dobishme sesa bojkoti, ndërsa me disa të tjerë, bojkoti është më i dobishëm sesa butësia. Për këtë arsye Profeti Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, me disa njerëz sillej butë dhe i afronte, ndërsa me disa të tjerë ishte i ashpër dhe i bojkotonte. Ashtu si me armikun, që nganjëherë kundrejt tyre lejohet lufta, nganjëherë paqja apo marrëveshja, dhe nganjëherë marrja e xhizjes, në varësi të gjendjes dhe dobisë. Edhe dijetarët si imam Ahmedi etj, në këtë çështje përgjigjen sipas këtij rregulli.”[9]

Thotë (Allahu e mëshiroftë) duke sqaruar gabimin që bëhet kur përgjithësohet njëra prej dy mënyrave, bojkoti apo butësia, pa e marrë parasysh rregullin e mëparshëm : “Disa njerëz e zgjodhën bojkotin dhe kritikën si mënyrë të tyre dhe e përdorën atë në çështje që nuk ishin urdhëruar për to, e bojkoti nuk ishte as detyrë e as i pëlqyer. Madje për shkak të bojkotit ata lanë cfarë kishin uaxhib dhe sunet dhe ranë në haram. Ndërsa disa të tjerë hoqën dorë tërësisht nga bojkoti, derisa nuk braktisën as çfarë ishin urdhëruar për bojkotimin e tyre prej të këqiave të shpikura”[10]

Vazhdon ….

Përktheu Mirandi Shehaj

[1] Sureja Asr

[2] Sureja Bekare 44

[3] Sureja Fusilet 33

[4] Buhari dhe Muslimi. Devetë e kuqe ishin pasuria më e shtrenjtë për arabët.

[5] Sureja Ta Ha 43-44

[6] Sureja Ahkaf 35

[7] Sureja Kalem 9

[8] Tefsiri i Begauiut 4/377

[9] Mexhmuul Fetaua 28/206

[10] Mexhmuul Fetaua 28/213

Porositë e etërve për bijtë IV
Autor   Shejkh  Muhammed  Shaakir.

Shejkhu  i  dijetarëve  të  Aleksandrisë  në të  kaluarën

1282  -  1358 H.

Mësimi i gjashtëmbëdhjetë

Përgojimi, thashethemet, smira, zilia, mendjemadhësia dhe mashtrimi

O biri im! Të përmendësh vëllanë tënd në mungesë të tij, për diçka që veshët e tij nuk duan ta dëgjojnë është ves i ulët dhe i keq.

O biri im! Çdo njeri ka të meta, ashtu sikurse ti nuk do që të përmenden të metat e tua kur nuk je i pranishëm, po ashtu duhet ta ruash gjuhën tënde nga të metat e njerëzve kur nuk janë të pranishëm. Largoju përgojimit, o biri im, dhe largoju motrës së tij që është thashethemja. Mos vrapo për të shkatërruar njerëzit. Mos i thuaj askujt prej vëllezërve të tu, se filani ka thënë për ty kështu dhe kështu, apo se filani të akuzoi për këtë.

O biri im! Përgojimi dhe thashethemet janë prej veseve të njerëzve të ulët dhe të pacipë dhe nuk janë prej veseve të nxënësve të dijeve fetare. Prandaj, mos e ndot vetveten me këto vese të ulëta. «O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshimet. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Dhe mos përgjoni e përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirplotë.» ( El-Huxhurat  12 ).

O biri im! Mos e ki zili vëllanë tënd për një begati që i ka dhënë Allahu dhe ti nuk e ke, sepse po të donte Allahu do të ta jepte edhe ty siç ia dha atij.

O biri im! Ziliqari nuk përfiton nga smira e tij gjë tjetër,  veç armiqësisë dhe urrejtjes. Nëse do kesh smirë për vëllanë tënd, ai ka për të të urryer dhe armiqësuar. Madje për këtë ves të ulët ka për të të urryer ç’dokush që të njeh. Lëre smirën, o biri im,  dhe lëre zilinë që ke ndaj vëllezërve të tu dhe ndaj njerëzve në përgjithësi. Mos i bëj keq askujt dhe as mos e mendo këtë gjë. Edhe nëse dikush të bën keq,  por më pas të kërkon ndjesë, ti pranoje arsyetimin e tij me mirësjellje dhe fshije nga zemra dashurinë e hakmarrjes ndaj tij.

O biri im! Ji zemërgjerë dhe mos dëmto askënd dhe ke për të parë që njerëzit do të kenë dashuri për ty dhe do të të duan.

O biri im! Smira dhe zilia janë dy vese të liga, që nuk i sjellin dëm askujt veç atij që i ka ato vese. Smira nuk ka për të të sjellë ty, begatinë e atij që e ke smirë dhe as zilia nuk ka për ta dëmtuar atë, për të cilin mendon keq, vetëm nëse do Allahu. Por nëse do të jesh ziliqar dhe smirëkeq zemra jote do të përvëlohet nga mllefi natën dhe ditën.

O biri im! Kur Allahu të begaton me një begati falënderoje Atë dhe mos u trego mendjemadh ndaj krijesave të Tij, sepse Ai që të dhuroi këtë begati është i Plotfuqishëm  për ta larguar atë nga ti. Ai që ndaloi dikë tjetër nga dhënia është i Plotfuqishëm t’i jap atij dyfishin e asaj që të dha ty. Prandaj, mos iu paraqit zemërimit të Allahut duke u treguar mendjemadh ndaj krijesave të Tij, sepse Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë.

O biri im! Mos u mashtro me atë që të ka dhënë Allahu dhe të harrosh faktin, që je rob i Zotit tënd dhe një nga krijesat e Tij. Ti nuk ke asnjë përparësi ndaj dikujt tjetër tek Allahu përveçse me devotshmëri. «O njerëz! Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë me kombe dhe fise, që të njiheni me njëri-tjetrin. Padyshim se më i nderuari prej jush tek Allahu, është ai që është më me takva (që i friksohet dhe i përkushtohet më shumë Allahut). Vërtet që Allahu është i Gjithëditur, i Gjithënjohur.» (El-Huxhurat -13).

Mësimi i shtatëmbëdhjetë

Rreth pendimit, frikës, shpresës dhe durimit me falënderim

O biri im! I pastër nga gjynahet dhe gabimet nuk është asnjë me përjashtim të pejgamberëve (salati dhe salami qoftë mbi ta). Nëse do të bësh  një gabim, shpejto me pendim tek Allahu i Lartësuar dhe kërko falje nga Zoti yt, sepse Ai është Falës.

O biri im! Pendimi nga gjynahet nuk është thjesht një fjalë që e thua me gjuhën tënde, por pendimi në realitet është, të pohosh para Mbrojtësit dhe Krijuesit tënd gjynahun që bëre. Të pohosh se je gjynahqar dhe se e meriton dënimin e Allahut të vendosur për këtë gjynah. Të ndiesh hidhërim dhe pendim për mospërfilljen tënde  dhe t’i japësh besën Allahut, se nuk ke për t’u kthyer më tek i njëjti gabim. Më pas lutu me çiltërsi që Allahu të t’i falë ato që ke bërë  më parë. Nëse Ai do, të falë dhe nëse do të ndëshkon.

Ky, o biri im, është realiteti i pendimit dhe i kërkimit të faljes, e jo thjesht të thuash me gjuhën tënde: U pendova tek Allahu duke qenë në kundërshtim të Mbrojtësit  dhe Krijuesit tim.

Padyshim që kërkimi i pendimit jo të mirëfilltë dhe mos lënia e gjynahut, është një tjetër gabim, që meriton ndëshkim.

O biri im! Pa mendo  veten tënde, nëse babai ose mësuesi do të të urdhërojnë të ishe i rregullt në mësime, por ti e shpërfille atë që të urdhëroi dhe ai dëshiron të të ndëshkojë, por ti pohon dhe thua: Unë u pendova! A vallë do të ishte i saktë ky pendimi yt, ndërkohë që ti je i çrregullt në mësime? A nuk do konsiderohej ky veprim i yti prej gënjeshtrave të cilat meritojnë një tjetër dënim?

O biri im! Frika ndaj Allahut është  pengesë midis njeriut dhe gjynahut, prandaj kush ka frikë të madhe ndaj Allahut, rrallëherë mund të veprojë një gjynah.

Kije frikë Allahun, o biri im, me një frikë që të pengon nga kundërshtimi i urdhrit të Tij dhe mos  i humb shpresat nga mëshira e Allahut nëse bën ndonjë gjynah. Lutu me çiltërsi tek Allahu, fshehtazi dhe haptazi. Kërko prej Tij të të falë, se me të vërtetë Zoti yt është Falës, Mëshirues.

O biri im! Nëse të godet ndonjë fatkeqësi në vetvete, në pasurinë tënde, apo tek  një njeri i shtrenjtë për ty, duro dhe kërko shpërblimin tek Allahu. Përballoje caktimin dhe vendimin e Allahut me kënaqësi dhe pranim. Falënderoje Mbrojtësin tënd për butësinë dhe bamirësinë që të ka dhuruar, për faktin se fatkeqësinë nuk ta ka shumëfishuar. Kërkoji butësi në caktimin dhe vendimin e Tij dhe thuaj: O Allah ! Unë nuk të kërkoj mospranimin e caktimit, por të kërkoj butësi në të.

O biri im! Nëse do të shikoje Gajbin (të fshehtën), do të zgjidhje atë që ka vendosur Allahu  për ty. Çdo fatkeqësi që e sheh, dije se ka të tjera më të rënda se ajo, prandaj mos iu kundërvë caktimeve dhe mos e kundërshto Krijuesin tënd, sepse Ai vepron si të dojë. Askush nuk mund ta kthejë vendimin e Tij dhe askush nuk mund ta ndryshojë gjykimin e Tij. Ai bën çfarë të dojë dhe Ai është më i Urti Gjithëgjykues dhe i Mirënjohur për gjithçka.

Mësimi i tetëmbëdhjetë

Mirësia e punës dhe fitimit  bashkë me mbështetjen dhe zuhdin

O biri im! Mësoje dijen që të punosh me të dhe t’ua mësosh edhe njerëzve që të punojnë me të. Mësoje dijen që të zbukurosh  mbarëvajtjen e kësaj jete dhe rrugën ku do të kthehesh. Ti nuk mësove që dija të jetë një zinxhir në qafën tënde, dhe as litar në këmbën tënde, që të pengon nga puna dhe shkaqet e jetesës.

O biri im! Dijetari është shembull parësor në fitimin e pasurisë nga rrugët e lejuara që më pas të shpenzojë në llojet e bamirësisë. Ky është dijetari, drita e dijes së të cilit ndriçon masën e gjerë të popullit, Ai të  udhëzon kur  shet, kur blen, kur merr borxh, kur mbjell, kur tregton dhe kur shpenzon.

O biri im! Nuk është aspak turp për nxënësin e dijes të punojë në kopshtin e tij apo në kopshtin e babait të tij. Por turp dhe turp i madh është që të mbështetet tek njerëzit, duke pritur sadakatë (lëmoshat) e tyre, duke pritur të marrë diçka nga njerëzit me karakter.

O biri im! Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ruante bagëtitë para se të ishte i dërguar, më pas tregtonte derisa u dërgua me shpallje dhe vazhdoi kështu derisa u bë risku i tij nën hijen e shigjetës. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ishte tregtar derisa u zgjodh Khalif. Kështu pra, ishin shokët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe ata që i pasuan prej të parëve tanë të mirë. Ata nuk i pengoi dija nga përzierja me njerëzit në fitimin e hallallit, por ishin shembull i mirë në rrugët e fitimit.

O biri im! Ti ke për të lexuar shumë gjykime dhe rregulla të Sheriatit për shitblerjen, pengun, qeratë, të mbjellat etj. . Prandaj, puno me atë që di dhe mëso edhe njerëzit. Allahu ka për të ta shumëfishuar shpërblimin e dijes dhe punës tënde.

Bëj kujdes, o biri im, e mos mendo si  disa të çmendur, se mbështetja tek Allahu është lënia e punës dhe dorëzimi tek caktimet. Nuk ka dyshim se bujku i cili gërmon tokën e tij dhe punon në të vetë, natën dhe ditën, është nga më të mirët prej atyre që  mbështeten tek Allahu nëse ka qëllime të mira. Ngase ai kur e hedh farën në brendësi të tokës, e punon mirë atë dhe ia dorëzon çështjen Zotit të tij, atëherë nëse Ai do mbin shtatë kallinj, ku në çdo kalli të ketë njëqind kokrra. E nëse ai do e vdes atë dhe nuk mbin asgjë.

O biri im! Zuhdi (asketizmi), nuk nënkupton lënien e punës, por zuhdi është të nxjerrësh dashurinë për dynjanë nga zemra jote. Nëse fiton më tepër nga ç’të nevojitet, ndihmo të dobëtit dhe jepu sadaka të varfërve. Mos të të shtyjë lakmia dhe dëshira për të grumbulluar sa më shumë në kërkim të dynjasë, përveçse në ato rrugë që Allahu ua ka lejuar robëve të Tij.

O biri im! «Por kërko me atë (pasuri) që Allahu ta ka dhuruar, banesën e pastajme dhe mos e harro edhe pjesën e lejuar të kënaqësisë së kësaj bote, bëj mirësi siç ka qenë Allahu i Mirë me ty dhe mos kërko rast për të bërë padrejtësi e djallëzi në tokë. Vërtet që Allahu nuk i do ata që bëjnë krime e padrejtësi (shtypësit, prishësit) .» (El-Kasas – 77).

Mësimi i nëntëmbëdhjetë

Përkushtimi i qëllimit vetëm për Allahun në të gjitha punët

O biri im! «Me të vërtet punët janë sipas qëllimeve dhe çdo njeri do të marri atë që ka për qëllim.» (Transmeton Bukhariu, Muslimi etj. nga Umeri ibën Khattabi, nga Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Ai i cili lë të ngrënit dhe të pirët nga agimi i mëngjesit deri ne perëndim të diellit me qëllim agjërimin,  është si ai që i lë ato sepse nuk ka mundësi t’i gjej. Por i pari ka shpërblimin e agjërimit, ndërsa i dyti nuk e ka këtë shpërblim.

Përkushtoje qëllimin për Mbrojtësin dhe Ndihmuesin tënd, o biri im, në të gjitha punët e tua. Mësoje dhe kuptoje fenë  me qëllim që të qëndrosh në kufijtë e Allahut, në atë që Ai të ka lejuar dhe në atë që të ka ndaluar. Nga ajo që është e ndaluar  largohu, sepse Allahu ta ndaloi,  dhe ajo që është detyrë veproje, sepse Allahu ta urdhëroi. Mësoji shkencat e gjuhës arabe që të të forcohet aftësia e të kuptuarit të urtësive e mençurive bashkë me predikimet të cilat i ka përcjellë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij të Lartë, apo që e ka përcjellë në gjuhën e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) prej transmetimeve të sakta prej tij. Gjithashtu mësoji edhe shkencat e logjikës që të forcohet me to argumenti tënd dhe që të ndriçohet drita e zemrës tënde në ndihmë të fesë së Allahut dhe në drejtimin e krijesave në rrugën e udhëzimit.

O biri im! Le të jenë të gjitha punët e tua në shërbim të Mbrojtësit tënd, i Cili të krijoi  dhe të dha formë të përsosur. E mos kërko me to asnjë tjetër, përveç fytyrës së Zotit tënd. Lëje të keqen, sepse Allahu i Lartësuar të urdhëroi ta lësh dhe vepro të mirën sepse Allahu i Lartësuar të urdhëroi ta veprosh.

Sillu me edukatë me vëllezërit e tu, sepse Allahu të urdhëroi për këtë dhe jo sepse një krijesë si puna jote do të të dënojë për lënien e saj.

Mos i shkel të drejtat e robëve, sepse Allahu i Lartësuar ta ndaloi kalimin e kufijve, dhe jo se po i shkele ato të drejta ke për t’u gjykuar, dhe se do të merret vendimi që ato t’i kthehen atij që i takojnë.

Mos tradhto asnjë nga krijesat e Allahut sepse Allahu i Lartësuar ta ndaloi tradhtinë dhe jo se ke frikë se do të të ndëshkojë një krijesë si puna jote.

Bindju babait dhe nënës tënde sepse Allahu i Lartësuar të urdhëroi që t’u bindesh atyre. E mos e bëj këtë për shkak se ke frikë mos ndërpresin shpenzimet ndaj teje nëse i kundërshton ata.

Bindju prijësave të muslimanëve dhe të parëve të tyre, sepse Allahu i Lartësuar të ka urdhëruar që t’u bindesh atyre. E mos e bëj këtë që të fitosh një pozitë tek ata, apo se frikësohesh nga pushteti dhe hakmarrja e tyre.

Të jesh i dhembshur me të dobëtit, të sëmurët, jetimët dhe të varfërit, sepse Allahu i  Lartësuar të ka urdhëruar që të kesh dhembshuri për ta. E mos e bëj këtë, që njerëzit të thonë se ti je prej bamirësve.

Ruaju nga armiqtë e tu dhe nga armiqtë e popullit tënd, sepse Allahu i Lartësuar të ka urdhëruar të ruesh prej tyre. E mos e bëj këtë se dëshiron të hakmerresh ndaj atij që të armiqëson.

Përpiqu të jenë të gjitha punët e tua në shërbim të fesë tënde dhe të bijve të atdheut tënd, duke dashur të fitosh kënaqësinë e Allahut dhe duke kërkuar shpërblimin tek Zotit yt. E mos e bëj këtë për famë dhe për të grumbulluar të mirat e kësaj bote. Allahu të dhëntë sukses dhe të udhëzoftë në atë që të rregullosh dynjanë dhe ahiretin tënd.

Mësimi i njëzetë

Rreth vulës së porosive

O biri im! Studioje sa më shpesh Kur’anin dhe mësoji ajetet e tij përmendësh me zemrën tënde. Kur ta lexosh Kur’anin mos e lexo atë duke qenë i pavëmendshëm në kuptimet e tij. Nëse has paqartësi në kuptimin e një ajeti, atëherë kthehu tek librat e tefsirit    (komentimit të Kur’anit) ose tek ndonjë nga dijetarët që të mësosh kuptimin e tij.

O biri im! Ka dallim të theksuar midis atij që lexon dhe nuk kupton çfarë lexon dhe midis atij që lexon dhe kuptimet e Kur’anit famëlartë i ka pranë; I pari është si i verbëri që ecën në rrugë dhe nuk sheh gjë, ndërsa i dyti është si ai që sheh dhe ruhet me shikimin e tij se mos bie diku.

O biri im! Ndoshta dikush e lexon Kur’anin dhe Kur’ani e mallkon atë. Allahu nuk e zbriti Librin e Tij Famëlartë thjesht që të lexohet pa u kuptuar, dhe as për t’u lexuar duke kuptuar kuptimet e tij. Por e zbriti atë për të zbatuar urdhërat e tij dhe për t’u larguar nga të ndaluarat e tij. E zbriti për t’u karakterizuar me atë që përmbajnë ajetet e tij të ndershme, prej moralit të lartë. Lexoje Kur’anin me qëllim që të zbatosh urdhrat e tij, t’i shmangesh të ndaluarave të tij dhe të sillesh me moralin e tij.

O biri im! Kërkoji llogari vetes tënde për atë që ke bërë para se të të kërkoj llogari Mbrojtësi dhe Krijuesi tënd. Kur të jesh vetëm, para se të flesh, kujto ato që ke bërë gjatë ditës dhe natës. Nëse sheh diçka të mirë falëndero Allahun që të dha sukses për të. Nëse sheh diçka të keqe shpejto menjëherë të pendohesh dhe jepi besën Krijuesit tend, se nuk ke për ta përsëritur asnjëherë atë. Kërko falje nga Zoti yt sa më shumë dhe shpreso që Allahu të ta pranojë  pendimin dhe të t’i falë gjynahet e kaluara.

O biri im! Përgjërohu para Allahut dhe lute Atë me çiltërsi dhe lutjet e mira për veten tënde, prindërit e tu dhe vëllezërit e tu besimtarë. «O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti im, na i prano lutjet! O Zoti ynë, më falë mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën kur do të jepet llogari.» (Ibrahim  40-41)

O Allah, na përfshij në mëshirën Tënde dhe na largo të keqen që na ka pushtuar. Na vdis me Imanin e plotë, me Kur’anin dhe Sunetin, duke qenë i kënaqur me ne. O Allah, na fal ne, prindërit tanë, dijetarët dhe vëllezërit tanë për hir të Allahut, të gjallët dhe të vdekurit besimtarë, dhe mbarë muslimanët. «I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë mbi çfarë i veshin ata. Paqja qoftë mbi të Dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun Zotin e botëve.» (Es-Saffat  180-182).

Këtë e shkruajtëm në muajin Dhil-ki’deh të shenjtë, në vitin 1326 sipas Hixhretit. Me dorën e robit më të varfër dhe më të nevojshëm për mëshirën e Mbrojtësit të tij, Muhammed Shaakir, shejkhu i dijetarëve të Aleksandrisë dhe Hamdi i takon Allahut në fillim dhe në fund.

Përshtati në shqip Bledar Ali

Porositë e etërve për bijtë III
Autor, Shejkh  Muhammed  Shaakir.

Shejkhu  i  dijetarëve  të  Aleksandrisë  në të  kaluarën

1282  -  1358 H.

Mësimi i njëmbëdhjetë

Edukata e adhurimit dhe edukata në xhami

O biri im! Bëj kujdes, mos lë gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd, sepse Ai thotë në Librin e Tij të Lartë: «Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as që ata të më ushqejnë Mua. Vërtet që Allahu, është padyshim, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” (Edh-Dharijat 56-58).

O biri im! Përpiqu gjithnjë, ta kryesh faljen farz në kohën e saj me xhemat.

Kur të afrohet koha, shpejto të marrësh abdes dhe mos ngushto njeri në rrugë. Mos e shpërdoro ujin. Kur muezini të ketë thirrur ezanin, drejtohu nga kibla dhe fal sunetet që janë para farzit. Më pas ulu me prehje dhe qetësi, derisa të thirret ikameti. Falu në xhemat me frikërespekt dhe përulje. Dije mirë, se gjatë kohës që falesh po i drejtohesh duke thirrur Zotin tënd dhe duke qëndruar para Tij. Bëj kujdes, nga ngacmimet e shejtanit, nga e qeshura në prani të Mbrojtësit tënd dhe mos e angazho zemrën tënde me diçka tjetër veç thirrjes së Zotit tënd.

O biri im! Pasi të kryesh namazin farz, fal sunetet që janë pas, dhe bëj lutje të mira sa ta shohësh të arsyeshme. Kërko falje prej Zotit tënd, kërkoji Atij të të japë sukses, se Ai është Dhuruesi i të mirave dhe i Dijshmi.

O biri im! Nëse ke mundësi ulu në xhami vetëm duke qenë me abdes sepse xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Dhe nuk është prej edukatës të hysh në shtëpinë e Zotit tend, duke mos qenë i përgatitur për adhurimin e Tij.

O biri im! Masa e gjerë e muslimanëve i sheh nxënësit e dijes  me respekt dhe u duket e madhe çdo gjë e vogël që buron prej tyre. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, që të mos lëshohen gjuhët e masës së gjerë të popullit tek ti. Mos e ço zërin në xhami, sepse këtë gjë kur e bën dikush nga masa e gjerë e popullit është e shëmtuar, por kur e bëjnë nxënësit e dijes është edhe më e shëmtuar. Mos bëj fjalë me asnjë nga vëllezërit e tu dhe mos u grind me asnjë prej tyre. Mos pengo dhe mos ngushto asnjë musliman që të adhuroj Zotin  në shtëpinë e Mbrojtësit të tij.

O biri im! Kur dikush nga masa e gjerë e popullit hyn në xhami, është mirë për ti dhe për atë, që të mësojë nga ti edukatën dhe frikërespektin. Dhe jo të harrosh edukatën dhe të ngrihet ai të të këshilloj dhe të të mësojë.

O biri im! Mos e humb vlerën e dijes duke u sjellur keq në shtëpitë e Allahut dhe mos i lësho gjuhët e njerëzve të  thjeshtë tek vëllezërit e tu.

Kur të shohësh tek namazlinjtë diçka që e urren, sillu me butësi dhe bamirësi. Nëse do t’u mësosh një gjykim fetar, mos u fol ashpër dhe mos i largo nga kuptimi i fesë. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

Mësimi i dymbëdhjetë

Mirësia e çiltërsisë

O biri im! Përpiqu  të jesh i çiltër në çdo gjë kur i flet dikujt, ashtu siç lakmon për veten dhe pasurinë tënde, sepse gënjeshtra është e meta dhe njolla më e madhe.

Ruaju, o biri im, mos njihesh mes vëllezërve dhe mësuesve të tu për gënjeshtar, sepse nuk ka për të të besuar më asnjë në atë që thua, edhe kur flet të vërtetën.

O biri im! Nëse vepron diçka për të cilën meriton një ndëshkim nga mësuesi yt, mos e gënje atë kur të të pyesë dhe mos u përpiq t’ia ngjitësh gabimin dikujt tjetër prej vëllezërve të tu. Se ndoshta zbulohet fakti që ti ke gënjyer dhe atëherë do meritosh ndëshkim të shumëfishtë; ndëshkimin e gabimit, ndëshkimin e gënjeshtrës, e si mund të të shpëtoj ky ndëshkim nga ndëshkimi i Zotit tënd, i Cili di atë që ti fsheh në kraharorin tënd.

O biri im! Me të vërtetë Allahu i ka mallkuar gënjeshtarët  në Librin e Tij të Lartë. A të pëlqen të jesh i mallkuar tek Allahu, kur ti je nga nxënësit e dijes fetare?

O biri im! Nëse gënjen një herë dhe shpëton se nuk ka dëshmitar kundër teje, dije se rrallë mund të shpëtosh herët e tjera , kur ka për t’u zbuluar gënjeshtra jote me dëshminë e atij që të pa.

O biri im! Nëse nuk friksohesh nga njerëzit kur i gënjen, a nuk frikësohesh nga Mbrojtësi yt, i Cili i njeh sytë që tradhtojnë dhe atë që fshehet në kraharore?

O biri im! Kur njeriu gënjen një herë, gjuha ka për ta mësuar gënjeshtrën, saqë rrallë mund të jetë e çiltër kur flet apo thotë ndonjë fjalë. Përpiqu sa më shumë që të jesh i çiltër dhe i sinqertë në atë që del prej gjuhës tënde. Bëj kujdes, mos thuaj gënjeshtra edhe nëse të cënohet vetja jote.

O biri im! Kjo është porosia ime për ti! Nëse je prej njerëzve të çiltër ashtu siç duhet të jenë nxënësit e dijes së nderuar, atëherë më jep besën se nuk ke për të gënjyer asnjëherë dhe thuaj: «Mbi mua është besa e Allahut dhe marrëveshja me Të, se nuk kam për të gënjyer asnjë, sa të jetoj», dhe ke për të na shfaqur në ditët që vijnë, se sa e ke ruajtur këtë besë që i dhe Allahut, para mësuesit tënd dhe vëllezërve të tu.

O biri im! Disa njerëz pa moral e përdorin gënjeshtrën për shaka, prandaj, ruaju dhe mos gënje as seriozisht dhe as me shaka. Mësoje gjuhën tënde vetëm me të drejtën dhe me çiltërsinë. Dije mirë, se atij që njihet për çiltërsi dhe sinqeritet në popullin, fisin dhe vëllezërit e tij, i merret fjala për bazë, si fakt pa argument. Madje ka për t’u konsideruar si njeri i drejtë dhe i çiltër tek të gjithë. Prandaj, nëse dëshiron që njerëzit të kenë siguri tek ti, përpiqu të jesh i çiltër në çdo gjë që flet. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë tek e vërteta.

Mësimi i trembëdhjetë

Rreth mirësisë së amanetit

O biri im! Amaneti është mirësia më e bukur me të cilën njeriu stoliset. E kundërta e tij është tradhtia, që është gjëja më e shëmtuar me të cilën njeriu shëmtohet dhe i ulet vlera!

Amaneti, o biri im, është stoli e njerëzve me vlerë dhe dijetarëve. Amaneti bashkë me çiltërsinë janë nga cilësitë e të Dërguarve (salati dhe salami qoftë mbi ta).

O biri im! Ji besnik dhe mos tradhto askënd në nder, në pasuri dhe në asgjë tjetër. Nëse dikush të beson pasurinë e tij, mos e tradhto, por ktheja atë menjëherë kur ai ta kërkojë. Kur ai të beson një të fshehtë të tij, mos e tradhto  dhe mos e përhap atë as tek shoku më i sinqertë, madje as tek njeriu më i shtrenjtë që ke.

O biri im! Në banesën tënde ndoshta ka vëllezër që jetojnë bashkë me ti. Ata i lënë plaçkat në banesë sepse mbështeten në amanetin (besnikërinë) tënd. Prandaj, mos e zgjat dorën drejt plaçkave dhe orendive të tyre, në mungesë të tyre dhe mos mundëso askënd t’u afrohet atyre, kur ti je i pranishëm dhe ata mungojnë.

O biri im! Ruaju të mos jesh i akuzuar nga  vëllezërit e tu për tradhti. Sepse sa herë që ata të humbasin diçka, do të të akuzojnë ti dhe do ta adresojnë tek ti vjedhjen edhe pse ti nuk ke gisht në të.

O biri im! Ji besnik në çdo gjë, qoftë e vogël apo e madhe. Bëj kujdes dhe mos i pëshpërit vetvetes për tradhti në diçka të madhe apo të vogël. Mos e hap portofolin e vëllait tënd dhe as komodinën e plaçkave të tij në mungesë të tij, për të parë se çfarë ka në to, sepse ky gjest është prej tradhtisë. Mos i spiuno vëllezërit e tu, sepse kjo është prej tradhtisë. Mos i përgjo dy veta që bisedojnë me njëri-tjetrin privatisht, se kjo gjë është prej tradhtisë. Mos e lexo letrën që është në emër të dikujt tjetër, sepse është tradhti.

O biri im! Bëj kujdes dhe mos tradhto për humor. Mos merr fshehurazi diçka nga vëllezërit e tu duke bërë shaka, për t’ia kthyer atij pasi ta kërkojë, sepse kjo gjë i shtyn të tjerët të mendojnë keq për ti dhe të të akuzojnë për gjëra që ti je larg tyre. Ndoshta disa të tjerë i shtyn të mendojnë se ti je person i dyshimtë, e atëherë si do t’ua heqësh këto dyshime nga zemrat e tyre.

O biri im! Mos e tradhto veten tënde dhe mos tradhto asnjë nga njerëzit. Prej tradhtisë ndaj vetes tënde është fakti që kur të pyet mësuesi për të të provuar, ti shikon vjedhurazi në libër, e më pas përgjigjesh sikur ta dije çështjen për të cilën u pyete. Prej tradhtisë ndaj vetes tënde është të ulesh në provim dhe kur nuk e di përgjigjen shikon vjedhurazi në fletën e vëllait tënd, që të shkruash prej saj, ose e pyet fshehurazi që të të tregojë.

Këto, o biri im, janë tradhti, injorancë dhe mashtrim. Ah sikur të ishe injorant, se të paktën nuk do të ishe tradhtar dhe as mashtrues.

Ruaju, o biri im, mos biesh në gjëra të tilla, dhe përpiqu të mësosh dijen dhe të shpëtosh nga tradhtia dhe mashtrimi. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë.

Mësimi i katërmbëdhjetë

Rreth mirësisë së ndershmërisë

Ndershmëria, o biri im, është prej moralit të elitës së njerëzve dhe prej cilësive të njerëzve të mirë dhe të devotshëm. Shtyje veten tënde që ta ketë këtë moral, derisa të jetë një dhunti e ngulitur tek ti.

Prej ndershmërisë është që të kënaqesh me atë që ke. Mos ia kurse ushqimin dhe të pirit që posedon nevojtarëve dhe asnjërit prej vëllezërve të tu.

Prej ndershmërisë është të mos shohësh atë që kanë njerëzit në duar. Mos u bë i pangopur e të zgjerohesh në të ngrënë, në të pirë dhe në shijimin e gjërave që e kanë një fund.

O biri im! Prej ndershmërisë është t’i bësh qëndresë vetes dhe epshit tënd. Prandaj, mos iu dorëzo atyre, kur të shtyjnë të kërkosh diçka të shijshme por të shëmtuar. Tek ajo  shpejtojnë njerëzit e çrregullt, rrugaçët dhe të ligjtë, ata zhyten në kërkimin e tyre.

O biri im! Ai që e mbush barkun e tij vetëm me bukë është njësoj  si ai që e mbush atë me mish, me fruta dhe ëmbëlsira. Asnjë prej tyre nuk mund të futi në stomakun e tij diçka kur është i ngopur. Ndërsa, përfundimi i asaj  që hanë të pasurit dhe të varfërit është i njëjtë. Janë ato pisllëqe që dalin nga jashtëqitja.

Pra, o biri im, të  jesh i ndershëm dhe të jetosh me ndershmëri. Mos e ndot ndershmërinë e vetes tënde me një kafshatë, shija e së cilës mbaron menjëherë pasi e përfundon atë. Ndërsa pengu i saj do të të arrijë kudo që të shkosh dhe ngado që të drejtohesh.

O biri im! Ndershmëria është kurorë e atij që nuk ka kurorë. Prandaj ruaje kurorën e ndershmërisë sepse të bën të fitosh autoritet dhe respekt tek njerëzit e veçantë dhe ata të thjeshtë. Kur të ecësh në rrugë, ruaju nga të gjitha haramet (të ndaluarat).Mos e ngop syrin me shikimin e grave dhe mos i fol një gruaje që nuk është nga të afërmet e tua. Bëj kujdes, mos veçohesh me ndonjë grua e cila nuk të lejohet të veçohesh me të. Zbatoje urdhrin e Allahut i Cili thotë në Librin e Tij të Lartë: «Thuaju besimtarëve që ta ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit       (nga shikimi, veprimet e paligjshme dhe imorale në marrëdhëniet me to). Kjo është më e pastërt për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë ata veprojnë.» ( En-Nur  30 ).

O biri im! «Shejtani qarkullon tek biri i Ademit në rrugët e gjakut.» (Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi etj.). Ndërsa gratë janë litarët e shejtanit dhe ortaket e tij me të cilat peshkon zemrat e dobëta.

Bëj kujdes, o biri im,  mos të mbërthen shejtani në  kurthet e tij, dhe më pas  të biesh në gjynahet dhe të këqijat më të mëdha.

O biri im! Kujtoje fjalën e Allahut të Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë: «Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zina me gratë e vajzat e huaja që nuk ju takojnë juve). Padyshim që kjo është kalim i kufijve (poshtërsi) dhe rrugë e keqe.» ( El-Isra  32 )

O biri im! Porosia ime për ti është  të ruesh nga mashtrimi i shejtanit, nga epshet dhe kënaqësitë e shpifura, sepse Allahu të sheh kur je vetëm dhe do të të kërkoj llogari për punën tënde.

O biri im! Pranoje porosinë time dhe kujtoje atë, sa herë të të shfaqet ndonjë mendim i keq nga mendimet e shejtanit. Kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar. Drejtohu tek Allahu me dëshirë të sinqertë dhe kërko prej Tij shpëtim nga kurthi i shejtanit dhe mashtrimi i tij. Allahu të ruajtë, o biri im, me ruajtjen dhe përkujdesjen e Tij.

Mësimi i pesëmbëdhjetë

Rreth personalitetit, karakterit dhe krenarisë së vetes

O biri im! Nuk ka mirësi ai person që ka autoritet të ulët, ambicie të ulëta, karakter dhe personalitet të dobët mes popullit dhe fisit të vet. Kur e nënçmojnë zvogëlohet dhe poshtërohet dhe kur e nënvlerësojnë me përulje bëhet frikacak në çështjen e mbrojtjes së nderit të tij.

Tipa të tillë, o biri im, nuk e meritojnë të nderohen duke u adresuar tek nxënësit e dijeve fetare dhe as të jenë prej mbartësve të Sheriatit Islam.

Prandaj, o biri im, ruaje personalitetin tënd, dhe mos e lër  veten tënde të vendoset aty ku nuk e meriton. Ruaju nga shoqërimi i njerëzve të ulët dhe nga bashkëjetesa me njerëzit e ligj. Largohu nga gjërat e ulëta dhe mos u bë rob i barkut tënd dhe as rob i kënaqësive të tua.

O biri im! Varfëria ekonomike nuk shihet si mangësi e burrave. Mangësi për burrin është personaliteti i ulët dhe jo pasuria e pakët. Njeriu lavdërohet për punët e mira që bën dhe jo për pasurinë e madhe që posedon.

Prej personalitetit është, të ruash cipën e faqes nga poshtërimi i lypjes, duke u kënaqur me një jetesë mesatare. Të mjaftojnë disa kafshata që të mbash trupin dhe mos lejo askënd të jetë më i lartë se ti në këmbim të kënaqësive të cilat e kanë një mbarim.

Prej personalitetit është t’i shohësh vëllezërit e tu nevojtarë me syrin e respektit dhe dhembshurisë.

Prej personalitetit është fakti që, kur ndihmon ndonjë nga vëllezërit e tu me diçka nga pasuria jote, mos e bë atë vegël për ta nënçmuar dhe poshtëruar.

O biri im! Prej karakterit është  ta tolerosh atë që të ka bërë padrejtësi edhe pse mundesh të hakmerresh ndaj tij. Të tregohesh bamirës ndaj atij që të bën keq edhe pse je më i fortë nga ai për t’i bërë keq. Prej karakterit është të flasësh të vërtetën qoftë edhe ndaj vetvetes. Prej karakterit është që të ruash ndershmërinë tënde edhe nëse je i varfër dhe i këputur.

O biri im! Kush nuk është krenar në vetvete nuk e bën krenar as pasuria dhe asgjë tjetër. Krenaria e vetvetes është më e mirë dhe më e lartë se krenaria e pasurisë. Prej krenarisë së vetvetes është të zbukurohesh para njerëzve edhe nëse je i varfër. Prej krenarisë së vetvetes është të mos ia shfaqësh askujt nevojat e tua edhe pse tek ti mund të jetë dikushi. Prej krenarisë së vetvetes është të durosh vështirësitë  e jetesës me durimin e të ndershmëve, dhe të mos i ngrish nevojat e tua tek askush përveç Mbrojtësit dhe Ndihmuesit tënd.

O biri im! Prej krenarisë së vetvetes, personalitetit dhe karakterit të lartë, është të mos i bësh padrejtësi dhe të mos poshtërosh vetveten dhe asnjë nga vëllezërit e tu. Madje asnjë nga bijtë e fesë tënde dhe as atdheut tënd prej dheut të të cilit u krijove dhe nën qiellin e të cilit u rrite. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:          «Besimtari për besimtarin është si ndërtesa pjesët e së cilës shtrëngojnë njëra-tjetrën.» (Transmeton Bukhariu dhe Muslimi).

Përshtati në shqip  Bledar Ali

Porositë e etërve për bijtë II
Autor  Shejkh  Muhammed  Shaakir.

Shejkhu  i  dijetarëve  të  Aleksandrisë  në të  kaluarën

1282  -  1358 H.

Mësimi i gjashtë

Edukata e kërkimit të dijes së nderuar

O biri im! Vrapo në kërkimin e dijes me zell dhe dëshirë të zjarrtë. Përpiqu të mos humbasësh asgjë nga koha jote pa përfituar në të ndonjë çështje.

O biri im! Lexoji mirë mësimet që ke në program para se t’i dëgjosh nga mësuesi në orën e mësimit. Nëse ndonjë çështje nuk e kupton, atëherë mos nguro t’ia paraqesësh ndonjërit prej vëllezërve të tu, që të marrësh pjesë me të në kuptimin e saj. Mos kalo nga një çështje tek tjetra para se të përvetësosh  mirë çështjen e parë. Nëse mësuesi të cakton ndonjë vend për t’u ulur gjatë mësimit, mos u ul në një tjetër vend. E nëse dikush prej vëllezërve ulet aty, mos u grind me të dhe mos e fyej, por mund ta shpiesh çështjen tek mësuesi yt, që ai ta çoj atë dhe të të ulë ty në vendin tënd.

O biri im! Kur mësuesi fillon të shpjegojë mësimin, mos u merr me diçka tjetër dhe mos bisedo me vëllezërit e tu. Dëgjo me vëmendje dhe përqëndrim atë që thotë mësuesi, dhe mos e ngarko mendjen tënde me diçka tjetër jashtë mësimit. Nëse has ndonjë paqartësi gjatë shpjegimit të një çështjeje, mos nguro, por kërko nga mësuesi me edukatë dhe mirësjellje përsëritjen e saj. Dhe bëj kujdes, mos ia ço zërin mësuesit tënd dhe as mos e  shpërfill atë, nëse ai të shmanget e nuk e kthen kokën tek fjala tënde.

O biri im! Kur nxënësi del jashtë kontrollit para mësuesit të tij, atëherë bie vlera e tij tek mësuesi dhe tek vëllezërit, madje ai meriton të edukohet dhe të ndëshkohet për sjelljen e tij të pahijshme.

O biri im! Nëse nuk e respekton mësuesin tënd më tepër se babanë tënd, atëherë nuk ke për të përfituar asgjë nga njohuritë e tij dhe as nga mësimet e tij.

O biri im! Stolia e dijes është thjeshtësia dhe edukata. Kush thjeshtësohet për Allahun, Ai ka për ta ngritur dhe ka për ta bërë të dashur tek krijesat. Ndërsa kush tregohet mendjemadh dhe i paedukatë, Allahu ka për ta bërë të urryer tek njerëzit. Saqë rrallë mund të gjendet ndonjë njeri që e nderon dhe që tregon mëshirë ndaj tij.

O biri im! Nuk ka gjë më të dëmshme për nxënësin e dijes, se mërzitja e mësuesve dhe dijetarëve ndaj tij. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, se mos mërzit ndonjë nga mësuesit apo sillesh keq para tij. Sepse e pakta gjë që buron nga mërzitja e mësuesve është ndalimi dhe bojkoti. Pranoje, o biri im, këtë këshillë prej meje dhe përpiqu të fitosh kënaqësinë e mësuesve të tu. Madje kërko prej tyre të luten për ty, që të kesh sukses, se ndoshta Allahu e pranon lutjen e tyre për ty. Kur të jesh vetëm, bë sa më shumë lutje dhe përgjërime tek Allahu i Lartësuar që të të jap dijen e dobishme dhe punën me të, se vërtet Zoti yt është Dëgjuesi i lutjes dhe Dhënës i Madh Bujar.

Mësimi i shtatë

Edukata e leximit, përsëritjes dhe dialogut

O biri im! Nëse  do më të mirën, mos e lexo mësimin i vetëm, por zgjidh një shok nga vëllezërit e tu, që të lexosh bashkë me të dhe të të ndihmojë për kuptimin e tij. Kur të kalosh një çështje dhe mendon se e ke kuptuar atë, mos u mjafto me mendimin tënd, por lëje librin mënjanë dhe përsërite atë në vetvete ose me atë person që është bashkë me ty, njësoj sikur ua shpjegon mësimin nxënësve.

O biri im! Sillu mirë me vëllanë që e ke zgjedhur  për të lexuar bashkë me të. Nëse e kupton mësimin para tij mos iu mburr atij. Nëse ai të kundërshton në kuptimin e një çështjeje, dëgjoje çfarë ai thotë se ndoshta e vërteta është me të dhe ti e ke kuptuar gabim. Ruaju nga polemika boshe dhe nga triumfi i mendimit tënd kur je në gabim. Sepse dija është amanet dhe kush e ndihmon të kotën ka humbur amanetin e Allahut.

O biri im! Përsëriti sa më shumë dijet që zotëron, sepse sëmundja e dijes është harresa. Mësoje mirë, se në fund të vitit do të provohesh për të gjitha njohuritë e tua, dhe në provim njeriu nderohet kur përgjigjet pozitivisht. Dhe e nënvlerësojnë atë familja dhe vëllezërit e tij, kur   përgjigjet  negativisht dhe kur ka qenë i shkujdesur gjatë studimit.

O biri im! Bëj kujdes, se mos studimi yt është thjesht mësim përmendësh i fjalëve, pa ditur kuptimin e tyre. Prandaj, syno t’i kuptosh gjërat drejtë dhe t’i fiksosh ato në mendjen tënde. Sepse dija është ajo që ti e kupton dhe jo ajo që e mëson përmendësh.

O biri im! Sa herë që mblidhesh me vëllezërit e tu dhe diskuton me ta për çështjet që  njihni, mos ia ndërpre fjalën atij që flet dhe mos u nxito të përgjigjesh para se të sigurohesh. Mos debato për një çështje të cilën nuk e ke studiuar. Mos dialogo pa të drejtë dhe mos shfaq epërsi ndaj atij që dialogon. Mos dil nga tema e dialogut duke e quajtur mendjelehtësi mendimin e bashkëbiseduesit tënd. Mos e plagos atë me fjalë të dhimbshme dhe mos e turpëro kur shfaqet gabimi i tij në të kuptuar.

O biri im! Dialogu mes nxënësve rreth çështjeve të dijes ka shumë dobi. Ai forcon kuptimin, lëshon gjuhën dhe të ndihmon të shprehësh sa më mirë qëllimet e tua. Por kjo nuk të bën dobi tek Allahu dhe as tek njerëzit, vetëm nëse je me moral të lartë dhe me edukatë, larg fjalëve të ndyra. Thuaje të vërtetën qoftë edhe ndaj vetes tënde dhe mos të të pengojë nga e vërteta qortimi i askujt, cilido qoftë.

Mësimi i tetë

Edukata e gjimnastikës dhe ecjes në rrugë

O biri im! Kur të kesh kohë të lirë, ushtrohu edhe me gjimnastikë, që të freskosh gjallërinë tënde për vazhdimësinë e mësimeve të tua. Kur të dalësh për gjimnastikë zgjidh ambjentet që kanë ajër të pastër. Shko me prehje dhe qetësi dhe mos u nxito në ecje. Mos u tall me njeri në rrugë dhe mos qesh me zë, por vetëm buzëqesh.

O biri im! Kur të dalësh për gjimnastikë ose për diçka tjetër me vëllezërit e tu, mos ngacmoni asnjë nga kalimtarët në rrugë. Kujdes, mos u rreshtoni duke zënë rrugën. Nëse rruga është e gjerë ecni dy e nga dy, e në të kundërt një e nga një.

O biri im! Rrugët publike nuk janë pronë e askujt dhe çdo kalimtar ka të drejtë të kalojë në to, prandaj, mos u ngjeshni në rrugë, se kjo nuk është e hijshme për nxënësit e dijes dhe humbet respektin e njerëzve ndaj tyre.

O biri im! Nëse dëgjon zhurmë në rrugë ose sheh një grup njerëzish që rrihen me njëri-tjetrin, mos u përziej me ta dhe mos u afro tek ata. Kjo gjë mund të shkaktojë  përbuzjen  dhe uljen tënde. Madje ndoshta të akuzojnë për diçka të paqenë.

O biri im! Nëse dikush të shqetëson në rrugë nga masa e gjerë e popullit, ti mos e kthe të keqen me të keqe, por tregohu tolerant ndaj atij që të dëmton, dhe ke për ta parë se Allahu ka për ta ngritur vlerën tënde.

«Shpërblimi për një të keqe është një e keqe e barabartë me të, por kushdo që fal dhe bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu.» (Esh-Shura 40). Me këtë sjellje të bukur na edukoi Allahu në Librin e Tij Famëlartë.

O biri im! Kur të dalësh nga xhamia ose  banesa për të blerë diçka  për të ngrënë, për të pirë ose për të veshur, mos i përfill provokimet e mendjelehtëve dhe mos ua vër veshin fjalëve të tyre të ndyra. Shmangu sa të mundesh nga ata. Mos debato me shitësit për caktimin e çmimeve. Nëse të pëlqen çmimi bleje mallin, në të kundërt ik me paqe. Bëj kujdes, se mos shkon tek shitësit sa për të kaluar kohën duke mos blerë gjë. Ngase kjo i shtyn ata që të dëgjosh prej tyre fjalë jo të hijshme dhe të mërzitshme.

O biri im! Kur i flet dikujt mos ia ço zërin, por fol aq sa ai të dëgjojë. Fol me fjalë të ëmbla dhe shprehje të mira. Bëj kujdes dhe mos fol fjalë të cilat të ulin vlerën tek ai të cilit po i flet, edhe pse është nga bashkëmoshatarët dhe kolegët e tu. Nëse dikush të flet, dëgjoje me vëmendje dhe mos e prit me ashpërsi dhe mospërfillje. «Dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.»

Mësimi i nëntë

Edukata e mësimit dhe e uljes me të tjerët

O biri im! Kur të kalosh pranë dikujt, jepi selam me shprehjen e njohur e cila ka ardhur në Sunetin profetik. Të thuash: «Es-Selamu alejkum!» Mos përdor shprehje të tjera të shpikura veç kësaj shprehje. Mos hy në një vend ku janë ulur disa njerëz pa kërkuar leje prej tyre, sepse ndoshta janë duke zhvilluar një bisedë private, që nuk duan ta marrë vesh njeri. Shmangu sa të mundesh nga sjellja si fëmijë me njerëzit, sepse ai që sillet si fëmijë u rëndohet njerëzve edhe nëse është më i dituri i kohës së tij.

O biri im! Kujto veten tënde kur je në shtëpi duke punuar një punë, që nuk do të të shohi njeri, dhe papritur, aty hyn dikush. A nuk të bezdis ai dhe ti dëshiron që  të ikë? Po kështu edhe të tjerët bezdisen nga ti, kur  hyn tek ata pa lejen dhe pëlqimin e tyre.

O biri im! Kur dikush të fton të ulesh me një grup njerëzish dhe ti je më i vogli në moshë, mos u ul, derisa ata të lejojnë që të ulesh. Kur të ulesh, mos ngushto asnjë nga njerëzit që janë ulur. Mos detyro ndonjë që është ulur, të ngrihet për shkakun tënd. Mos u ul në një vend të veçantë  nëse në atë grumbullim është dikush tjetër që meriton më shumë se ti të ulet aty. Kur je ulur në një vend dhe më pas vjen dikush më parësor se ti, atëherë liroja vendin atij para se të urdhërohesh të largohesh prej aty, dhe ke për të parë se respekti ndaj teje në sytë e të pranishmëve do të shtohet.

O biri im! Kur të ulesh tek një grup njerëzish, mos hy në bisedë me ta, derisa ata të të ftojnë në të. Mos fol, kur mes të pranishmëve është dikush më parësor se ti të flasë. Kur të flasësh, fol drejtë dhe mos e tepro duke folur, por fol aq sa duhet për të ngritur faktin. Me të pranishmit, dialogo me edukatë, duke u ruajtur nga rrëshqitjet e pakontrolluara të gjuhës.

Bëj kujdes nga e qeshura me zë në grumbullimet me njerëzit, sepse ajo është prej moralit të ulët dhe ves i palaçove. Pakësoi sa të mundesh shakatë, sepse shakatë e tepërta të humbasin respektin dhe ndoshta të bëjnë të urryer në zemrat e disa njerëzve.

O biri im! Mos u shoqëro me çdo njeri, por vetëm me njerëz të mirë, të ndershëm, të sjellshëm dhe të përsosur. Bëj kujdes dhe mos u përziej me mendjelehtët në shoqërinë e tyre. Bëj kujdes nga uljet ku bëhen përgojime dhe thashetheme. Mos u shoqëro me asnjë rrugaç dhe të prishur. Kujdes nga shoqëria dhe bashkëjetesa me njerëzit e ndyrë, të fëlliqur dhe hipokritë. Morali i keq, përhapet midis shokëve që ulen bashkë ashtu siç përhapet zjarri nëpër dru.

Mësimi i dhjetë

Edukata e ngrënies dhe pirjes

O biri im! Nëse dëshiron të jetosh me një trup të shëndetshëm larg sëmundjeve, atëherë mos fut në stomakun tënd ushqim mbi ushqim dhe ha vetëm nëse je i uritur. Kur të hash, mos e mbush barkun me ushqim. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se barku i tij.» (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, ibën Maxheh dhe Hakimi, të gjithë nga hadithi El-Mikdam ibën Ma’dijkerib, Allahu qoftë i kënaqur me të).

O biri im! Nëse ke nevojë për ushqim, atëherë laji duart dhe përmend emrin e Allahut para ngrënies. Mos e gëlltit ushqimin duke e kapërdirë, por përtype kafshatën duke e bluar me dhëmbë, sepse përtypja e mirë ndihmon  tretjen. Ha nga ajo që ke përpara dhe mos i zgjat duart sa andej këndej, sepse është babëzi dhe lakmi e pashuar.

O biri im! Mos u sill si endacakët dhe njerëzit e ulët, mos ha në pazare dhe nëpër rrugë qoftë dhe sa për të provuar,  sepse kjo gjë të ul personalitetin dhe vlerat e tua.

O biri im! Ruaju nga koprracia dhe kurnacëria. Nëse ulesh për të ngrënë dhe pranë teje ndodhet dikush që e njeh apo nuk e njeh, ftoje atë të hajë bashkë me ty. Nëse të tepron diçka, jepe sadaka tek nevojtarët. Mos nënvlerëso asgjë nga ajo që  jep për sadaka, sepse sadakaja e pakët është diçka që u nevojitet të varfërve. Kur t’i japësh sadaka një të varfëri, mos e lëndo dhe mos e përbuz atë. «Fjalët e dashura dhe falja e gabimeve janë më mirë se sadakaja (lëmosha) e ndjekur me lëndim.» (El-Bekareh 263). “Përpiqu ta fshehësh sadakanë tënde nga sytë e njerëzve sepse sadakaja e fshehtë e shuan inatosjen e Allahut të Lartësuar.” ( Transmeton Taberanij).

O biri im! Ruaju nga ngrënia dhe pirja në enët e papastërta, sepse mund të shkaktojnë sëmundje, të cilat nuk i shëron  as ilaçi i doktorit dhe as kurimi i njeriut të mençur.

Mos pi ujë të ndotur me papastërti. Përmend emrin e Allahut para se të pish. Mos pi ujë duke e kapërdirë në stomak pa marrë frymë, por pije me qetësi, pak nga pak dhe tri herë, duke e ndarë secilën herë me përmendjen e Allahut të Lartësuar. Kur të mbarosh të ngrënit dhe të pirët, falëndero Allahun i Cili të ushqeu dhe të dha ujë. Falënderoje Atë për begatitë e Tij  të panumërta. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë.

Përshtati në shqip  Bledar Ali

Porositë e etërve për bijtë I
Autor, Shejkh  Muhammed  Shaakir.

Shejkhu  i  dijetarëve  të  Aleksandrisë  në të  kaluarën

1282  -  1358 H.

Parathënia e autorit

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

Paqja dhe bekimi qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, zotërinë e pejgamberëve dhe të dërguarve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Këto janë mësime parësore rreth moralit të pëlqyeshëm, të cilat i vendosa për nxënësit e diturive fetare. Kam mbledhur prej moralit aq sa i nevojitet nxënësit të dijes në fillimet e tij, që nëse i jep Allahu sukses, shpresohet  që t’i bëj dobi Allahu me anë të tij shumë krijesave të Tij. Allahu është Dhuruesi i mirësive dhe Udhëzuesi në rrugën e drejtë.

Mësimi  i  parë

Këshillat  e mësuesit për nxënësin e tij

O biri im! Allahu të dhëntë dije dhe sukses për punën e mirë! Ti për mua je në gradën e birit tek babai i tij.

Mua më gëzon fakti të të shoh me shëndet të mirë dhe të kesh dhunti për kuptimin e gjërave. Të jesh me zemër të pastër, me moral të përkryer, duke ruajtur virtytet. Të jesh larg fjalës së ndyrë dhe të kesh sjellje të mirë. Të jesh i dashur tek vëllezërit e tu, të përkrahësh të varfërit, të mëshirosh të dobëtit, të falësh gabimet e të tjerëve dhe të tolerosh të tjerët. Të mos jesh i shkujdesur me namazin tënd, dhe të mos lësh gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd.

O biri im! Nëse e pranon këshillën e këshilluesit, atëherë unë jam më parësori që duhet t’ia pranosh këshillën.

Unë jam mësuesi yt  dhe edukuesi i shpirtit tënd. Ti nuk do të gjesh ndonjë më të përpiktë se unë  për dobinë tënde dhe rregullimin tënd.

O biri im! Unë jam këshillues besnik për ti, prandaj, pranoje atë që do të ta paraqes prej këshillave. Puno me to në praninë time, puno me to me vellëzërit e tu dhe me veten tënde.

O biri im! Nëse nuk do të punosh me këshillën time në vetminë tënde, atëherë do të punosh rrallë me të me vëllezërit e tu.

O biri im! Nëse nuk më merr mua si shembull, atëherë kë do të pranosh?! Për çfarë do të tregosh zell në uljen para meje?!

O biri im! Mësuesi nuk do prej nxënësve të tij, vetëm se atë, të mirin e edukuar. A do të ishe i lumtur sikur mësuesi dhe edukatori yt të jetë i pakënaqur ndaj teje, dhe sikur të mos përpiqej  për rregullimin tënd?

O biri im! Unë të dua të mirën, prandaj më ndihmo të përcjell tek ti mirësinë duke u bindur dhe duke zbatuar atë që të urdhëroj prej moralit të mirë.

O biri im! Morali i mirë është stolia e njeriut në vetvete, tek shokët dhe farefisi i tij. Kështu që vishu me moralin e mirë, që të të respektojnë njerëzit dhe të të duan.

O biri im! Nëse nuk e zbukuron diturinë tënde me moralin e lartë, atëherë dituria tënde do të jetë më e dëmshme për ti se padituria jote, sepse i padituri është i justifikuar me injorancën e tij, ndërsa për dijetarin nuk ka asnjë arsye tek njerëzit nëse nuk zbukurohet me virtytet e larta.

O biri im! Mos iu mbështet mbikqyrjes që të bëj unë ti, sepse vërtet mbikqyrja tënde ndaj vetvetes është më e mirë dhe më e dobishme se mbikqyrja ime ndaj ti.

O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Me të vërtet Allahu e përzgjodhi këtë fe për Veten e Tij. E nuk i përshtatet fesë suaj tjetër veç bujarisë dhe moralit të mirë, prandaj stoliseni fenë tuaj me këto të dyja.» (Transmeton Taberanij dhe e bëri të dobët Sujuti, por disa prej dijetarëve kanë thënë: Kuptimi i tij është i saktë sepse feja nuk ngrihet përveçse me bujari dhe moral të mirë).

Mësimi i dytë

Porosia për devotshmëri ndaj Allahut të Lartmadhëruar

O biri im! Vërtet Zoti yt e di atë që fsheh në zemrën tënde, atë që e shfaq me gjuhën tënde dhe është Vëshguesi i të gjitha punëve të tua. Prandaj, kije frikë Allahun, o biri im, dhe bëj kujdes,  mos të të shohi në një gjendje që nuk e kënaq Atë. Bëj kujdes, që Zoti yt të mos inatoset me ti, i Cili të krijoi , të furnizoi dhe të dhuroi mendjen me të cilën drejton çështjet e tua. Si do ndihesh ti, nëse babai yt të shikon  kur je duke bërë një punë të cilën ai ta ka ndaluar? A nuk ke frikë se mos të ndëshkon me ashpërsi? Po ashtu të jetë edhe gjendja jote me Allahun, sepse Ai të sheh ti edhe pse ti nuk e sheh Atë. Prandaj, mos shpërfill  asgjë për të cilën të urdhëroi ta zbatosh dhe mos e shtri dorën tënde tek ajo që Ai ta ka ndaluar.

O biri im! Vërtet Zoti yt ka hakmarrje dhe dënim të ashpër, prandaj bëj kujdes dhe friksoju mërzitjes së Tij, inatosjes së Tij dhe mos të të mashtroj butësia e Tij se; “Vërtet Allahu i jep mundësi të padrejtit, derisa kur e merr atë nuk e shpëton.” (Transmeton Bukhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh nga Ebu Musa El-Esh’arij, nga pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

O biri im! Bindja ndaj Allahut ka një shije dhe prehje të mrekullueshme, që nuk e njeh veçse ai që ka përvojë në të. Prandaj, përdore bindjen ndaj Mbrojtësit tënd duke patur përvojë për të me ditë të tëra për të arritur këtë shije të veçantë, për të ndier këtë prehje dhe për të mësuar sinqeritetin e këshillës sime që po ta drejtoj.

O biri im! Ti ke për të hasur vështirësi në bindjen ndaj Allahut, kur sapo e ke filluar atë, prandaj, duroje këtë vështirësi derisa të shndërrohet kjo bindje në gjërat e zakonta të cilat janë normale për ti.

O biri im! Mendoje veten tënde kur ishe në bangën e shkollës, në kohën kur mësoje  shkrimin dhe leximin, kur urdhëroheshe që ta mësoje Kur’anin përmendësh, a nuk i urreje asokohe bangën dhe mësuesin dhe doje të ishe gjithnjë pushim? Por ja, ti sot arrite atë gradë që e kuptove dobinë e durimit gjatë kohës së mësimit në bangën e shkollës. Gjithashtu e kuptove, se mësuesi yt përpiqej për të mirën tënde.

O biri im! Dëgjoje këshillën time dhe duro gjatë bindjes ndaj Allahut, ashtu sikurse durove gjatë mësimeve në bangën e shkollës dhe ke për ta parë dobinë e kësaj këshille,  nëse të ndihmon kujdesi i Allahut, që të punosh me porosinë e mësuesit tënd.

O biri im! Bëj kujdes, e mos mendo se devotshmëria ndaj Allahut është vetëm namazi, agjërimi dhe adhurimet e tjera.

Devotshmëria ndaj Allahut duhet shfaqur kudo, prandaj, kije frikë Allahun në adhurimin e Mbrojtësit tënd dhe mos e shpërfill atë. Kije frikë Allahun në lidhje me vëllezërit e tu dhe mos dëmto asnjë prej tyre. Kije frikë Allahun për sa i përket vendit tënd, mos e tradhto atë dhe mos e ndihmo armikun që ta sundoj dhe uzurpoj atë. Kije frikë Allahun në veten tënde, mos e lë pas dore shëndetin tënd dhe mos u sill me moral tjetër përveç moralit të mirë.

O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: «Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë, se ajo (e mira) e fshin atë (të keqen) dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.» (E transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Darimi, Hakimi, etj.).

Mësimi i tretë

Të drejtat e Krijuesit të Madhëruar dhe të drejtat e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)

O biri im! Allahu i Lartmadhëruar është Ai, që të ka krijuar, kur ti nuk ekzistoje dhe të ka dhuruar begatitë e Tij të dukshme dhe të padukshme. A nuk e di ti, se në fillim ishe një lëng (ujë i pakët) në barkun e nënës tënde dhe vazhdove duke u transformuar në begatinë e Zotit tënd dhe mëshirën e Tij, derisa në fund ajo të lindi njeri të plotë. Ai të dhuroi një gjuhë me të cilën flet, dy sy me të cilët shikon, dy veshë me të cilët dëgjon dhe mendjen me të cilën dallon atë që të bën dobi dhe atë të cilën nuk të bën dobi. «Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dinit asgjë. Ju pajisi me shqisa për të dëgjuar dhe për të shikuar si dhe me zemër, me qëllim që të jeni falënderues.» (Sure En-Nahl 78.)

A mos  vallë nuk ka mundësi Ai i Cili t’i dhuroi këto begati duke bërë mirë dhe bamirësi, që të t’i largojë ato, nëse ti e inatos Atë dhe Ai inatoset ndaj teje?

O biri im! Detyrimi i parë për ti ndaj Krijuesit tënd të Lartmadhëruar është që ta njohësh Atë me cilësitë e Tij të përsosura. Të jesh shumë lakmues në bindjen ndaj Tij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij.

Të besosh në mënyrë të prerë se mirësia është ajo, që Allahu ka zgjedhur për ti dhe jo ajo që ti zgjedh për veten tënde. Mos të të pengojnë nga bindja e Mbrojtësit tënd dhe adhurimi i Tij  epshet, gjërat e kota pa vlerë dhe as bindja ndaj ndonjërit prej krijesave kushdo qoftë ai, prej shtresës së lartë, apo asaj të ulët.

O biri im! Prej mirësisë së Allahut ndaj robëve të Tij është dërgimi i të dërguarve (paqja dhe mëshira qofshin mbi ta), për drejtimin dhe udhëzimin e krijesave tek ajo me të cilën rregullohet gjendja e tyre në fenë dhe dynjanë e tyre.

I Dërguari i fundit është zotëria ynë: «Muhammed ibën Abdullah  ibën  Abdul-Mattalib ». Ashtu siç është detyrë për ti bindja ndaj Mbrojtësit  tënd, ashtu është detyrë për ti edhe bindja  ndaj të Dërguarit  të Tij të nderuar (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

«O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.» (An-Nisa 59) «Dhe këdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta futë në kopshtet e begatë nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe këdo që nuk bindet dhe largohet, Ai do ta dënojë me ndëshkim të dhimbshëm.» ( El-Fet‘h 17 ).

O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk flet në ajër nga mendja e vet. Të gjitha urdhrat dhe ndalesat e tij, burojnë nga shpallja hyjnore. Bindja ndaj tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është prej bindjes ndaj Allahut të Lartmadhëruar. «Thuaj (o Muhammed) : “Nëse vërtet e doni Allahun atëherë më ndiqni mua, Allahu do t‘ju dojë ju dhe do t‘ju  falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirplotë”.» (Al-Imran 31).

O biri im! Besimi i robit nuk plotësohet, derisa të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur tek ai, se kushdo tjetër. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të jem më i dashur tek ai, se prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.» (Transmeton Imam Ahmedi, Bukhariu, Muslimi, Nesai dhe ibën Maxheh nga Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të).

Mësimi i katërt

Të drejtat ndaj prindërve

O biri im! Sado vështirësi që të hasësh në shërbim të babait  dhe nënës tënde, përsëri të drejtat e tyre ndaj teje kanë për të qenë shumë,  shumë herë më të mëdha. «Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngri zërin (duke u thënë “uf !”) por t‘i drejtohesh atyre me shprehje nderuese e me respekt. Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes  me mëshirë, dhe thuaj: Zoti im! Dhuro mbi ta përkujdesjen tënde, siç treguan ata për mua, kur unë isha i mitur.»  (El-Isra 23-24 ).

O biri im! Shiko foshnjën e vogël dhe dhembshurinë e prindërve të tij për të. Shiko kujdesin e tyre  për shëndetin, ushqimin dhe pirjen e tij, natën dhe ditën.  Kur ta bësh këtë, ke për ta kuptuar se ç’kanë hequr prindërit e tu për rritjen dhe edukimin tend, derisa u bëre burrë.

O biri im! Ti në këtë kohë, që Allahu  të ka dhënë sukses, që unë të të mësoj, vazhdon të lëvizësh në begatinë e babait tënd i cili përkujdeset për ti brenda mundësive të tija, dhe nuk kursehet aspak për ti për atë që ka mundësi. Sikur të mos ishte babai yt, nuk do të kishe mundësi të uleshe në këtë grumbullim mes nxënësve të dijes.

O biri im! Çdo njeri dëshiron të jetë në gradë të lartë, me pozitë të madhe, i dashur tek Allahu dhe tek njerëzit. Madje ç’dokush dëshiron të jetë mbi të tjerët. Por prindi, do që fëmija i tij të jetë në pozitë më të mirë, në gradë më të lartë dhe më krenar se vetë ai. Atëherë si duhet të sillesh me dikë, që të jep përparësi mbi veten e tij dhe dëshiron për ti më tepër se  ç’dëshiron për veten e tij?

O biri im! Ruaju dhe bëj kujdes, që të mos i mërzitësh babanë dhe nënën tënde, sepse mërzitja e Allahut është e lidhur ngushtë me mërzitjen e prindërve. Dhe ai me të cilin Allahu mërzitet, ka humbur këtë botë dhe botën tjetër.

O biri im! Bindju babait dhe nënës tënde dhe mos i kundërshto për asnjë gjë. Përveç nëse të urdhërojnë për kundërshtimin e Zotit tënd, se atëherë; «Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit.» (Hadith Sherif që e ka transmetuar Imam Ahmedi, Hakimi, Bezzari dhe Taberanij).

«Dhe Ne kemi kërkuar nga njeriu (të jetë i përkushtuar dhe i dëgjueshëm) ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë me mundime pas mundimesh e vështirësi pas vështirësish dhe dhënia e gjirit është dy vjet, më falëndero Mua dhe prindërit e tu, tek Unë është kthimi i fundit. Por nëse ata të dy përpiqen, që ti të bashkosh në adhurimin Tim, të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim. Pastaj tek Unë do të jetë kthimi juaj dhe Unë do t‘ju tregoj çfarë keni punuar.» ( Lukman 14-15 )

O biri im! Njeriu që të do më tepër është babai yt, i cili u përkujdes për edukimin tënd në vegjëli, dhe ndoqi rrugën e drejtë për mësimin tënd, derisa u bëre prej nxënësve  të diturive fetare. Prandaj, përpiqu t’i pranosh këshillat e tij, sepse ai di më tepër se ti për atë që të ndodh, atë që të sjell dobi dhe atë që të shkakton dëm. Dhe Allahu të udhëzon, të drejton dhe të rregullon.

Mësimi i pestë

Të drejtat ndaj vëllezërve

O biri im! Tashmë u bëre prej nxënësve të dijes dhe ke shokë në mësimin tënd. Ata janë vëllezërit e tu dhe familja jote. Kujdes, se mos dëmton ndonjë prej tyre, apo mos sillesh keq me të.

O biri im! Kur të ulesh në mësim, mos ngushto asnjë nga vëllezërit e tu, madje liroji vend atij që të mund të ulet lirshëm. Dije se ngushtimi i vëllezërve në grumbullimet e tyre ftoh zemrat, mbin urrejtjet dhe ngjall ligësitë. «O ju që keni besuar! Kur ju thuhet të hapni vend nëpër kuvende, (hapuni dhe) bëni vend që Allahu t‘ju bëj vend. Dhe kur ju thuhet të ngriheni, atëherë çohuni pra, që Allahu t‘i lartësoj ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dije, në grada të larta. Dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.» (El-Muxhadilah 11).

O biri im! Kur dikush nga vëllezërit e tu, has ndonjë paqartësi në mësim dhe kërkon nga mësuesi t’ia sqarojë atë, atëherë dëgjo me vëmendje se çfarë do t’i thotë mësuesi në përgjigje, sepse ndoshta gjatë përgjigjes përfiton një dobi të cilën nuk e dije. Bëj kujdes, dhe ruaju se mos thua ndonjë fjalë, që nënkupton nënçmimin e tij, ose që shfaq në fytyrën e tij nënvlerësim të mendimeve të tija.

O biri im! Imam Ebu Hanifes (Allahu qoftë i kënaqur me të) i thanë: Si e arrite këtë dije që posedon? Ai tha: Nuk jam kursyer në ndonjë dobi dhe nuk kam nënvlerësuar asnjë përfitim.

Pra, biri im! Mos ua ngushto vëllezërve të tu rrugën e dijes, kur kërkojnë nga mësuesi i tyre vërtetimin e një çështjeje të cilën nuk e kanë kuptuar tërësisht. Por edhe ti, merr pjesë duke dëgjuar çfarë thotë mësuesi nëse i do të mirën  vetes tënde.

O biri im! Vëllezërit e tu janë bashkë me ti në banesë dhe në fjetinë. Prandaj, përpiqu për rehatinë e vëllezërve të tu në banesën e tyre, dhe kur të vijë koha e gjumit mos i bezdis ata duke studiuar dhe përsëritur mësimet. Madje kërkoje rehatinë për ta ashtu siç e kërkon për veten tënde. Kur të çeli drita (agu i parë) dhe të zgjohesh për të falur namazin farz, zgjoji edhe vëllezërit e tu me butësi dhe mirësjellje. Ndiqeni rregullisht faljen duke e falur me xhemat sepse namazi me xhemat është më i mirë se namazi që falet individualisht.

O biri im! Kur ndonjë nga shokët e tu të kërkon ndihmë për një punë që nuk e kryen dot vetë, mos iu kurse atij, por ndihmoje. Bëj kujdes, se mos i shfaq atij shenja që e bëjnë të kuptojë se ti je superior ndaj tij, për shkak të kësaj ndihme.

O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë:             «Besimtari për besimtarin është si godina, pjesët e së cilës mbështesin dhe shtrëngojnë njëra-tjetrën.» (Transmeton Bukhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesai, të gjithë nga Ebu Musa El-Esh’arij, Allahu qoftë i kënaqur me të).

Përshtati në shqip   Bledar Ali

Baza të Sunetit dhe Akides
Ka thënë Abdurrahman ibnu Ebi Hatim : “Kam pyetur babain tim dhe Ebu Zur’an – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – për medhhebin e Ehli Sunetit ne bazat e fesë dhe se çfarë mendimi kanë pasur dijetarët para tyre të çdo ane qofshin ata dhe se cila është akidja e tyre?

Mu përgjigjën : “Dijetarët e të gjitha anëve, të Hixhazit, të Irakut, Egjiptit, Shamit e të Jemenit i kemi gjetur me këtë akide; ata besojnë se[1] :

1.      Besimi është fjalë dhe punë, shtohet (rritet) dhe pakësohet (ulet).[2]

2.      Kurani është fjala e Allahut e pa krijuar në asnjë aspekt.[3]

3.      Kaderi ( caktimi ), i miri dhe i keqi, është nga Allahu i Madhëruar.[4]

4.      Më i miri i këtij Umeti pas Profetit – Sal-lAllahu alejhi ue selem – është Ebu Bekër Es Sidiku, pastaj Umer ibnul Hatabi, pastaj Uthman ibnu Afani, pastaj Ali ibnu ebi Talib – radijAllahu anhum -

Ata janë Halifet ( prijësat ) e drejtë dhe të udhëzuar.

5.      Dëshmojmë për dhjetë të përgëzuarit me Xhenet ashtu siç ka dëshmuar për ta i Dërguari i Allahut – Salallahu alejhi ue selem – dhe fjala e tij është e vërtetë.[5]

6.      Biem rahmet mbi të gjithë sahabët e Profetit – Salallahu alejhi ue selem – e mbi familjen e Tij, dhe nuk flasim për atë që ka ndodhur mes tyre.[6]

7.      Besojmë se Allahu i Madhëruar është i ndarë nga krijesat, ashtu siç e ka cilësuar Vetveten në Librin e Tij dhe në Sunetin e Profetit – Salallahu alejhi ue selem -, e dëshmojmë këtë pa caktuar mënyrën se si. Ai ka përfshirë gjithçka me dijen e Tij. Nuk është si Ai asgjë dhe Ai është Dëgjuesi e Shikuesi i gjithçkaje.[7]

8.      Allahu – Azeuexhel-le – shikohet në Ahiret. Do ta shikojnë Atë banorët e Xhenetit me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë Fjalët e Tij ashtu siç Ai dëshiron.[8]

9.      Xheneti dhe Xhehenemi janë hak ( të vërtetë). Ata të dy janë të krijuar dhe nuk do të zhduken kurrë. Xheneti është shpërblim për të dashurit e Allahut dhe të bindurit ndaj Tij, ndërsa zjarri dënim për kundërshtarët, përveç atyre që do ti mëshirojë Allahu i Madhëruar.[9]

10.   Sirati (Ura mbi Xhehenem) është hak ( e vërtetë ).

11.   Peshorja e cila ka dy anë ( krahë ) e që do të peshohen me të veprat e robërve, të mirat dhe të këqiat, është hak.

12.   Haudi ( liqeni ) me të cilin do të nderohet Profeti ynë – Salallahu alejhi ue selem – është hak.

13.   Shefati ( ndërmjetësimi ) është hak.

14.   Dalja e disa njerëzve njësuesa nga zjarri me ndërmjetësim është hak.

15.   Dënimi i varrit është hak. Munkeri dhe Nekiri janë hak. Kiramul Katibunët janë hak.[10]

16.   Ringjallja pas vdekjes është hak.

17.   Gjynahqarët që kanë bërë gjynahe të mëdha do të jenë në mëshirën e Allahut të Madhëruar, prandaj nuk bëjmë qafir ndokë prej muslimanëve për shkak të gjynaheve, ndërsa të fshehtat e tyre ja lejmë Allahut të Lartësuar.[11]

18.   Kryejmë Xhihadin dhe Haxhin me të parët e muslimanëve, në çdo kohë, dhe nuk kemi mendimin e daljes kundër prijësave por, e dëgjojmë dhe i bindemi atij që Allahu na e ka bërë të parë tonin, e nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre.

19.   Pasojmë Sunetin dhe Xhematin dhe largohemi nga kundërshtimet, kundërvëniet dhe përçarjet.

20.   Xhihadi ka ekzistuar që kur Allahu dërgoi të Dërguarin e Tij – Salallahu alejhi ue selem – dhe do të ekzistojë deri në ditën e Kijametit. Ai kryhet me prijësat e muslimanëve. Atë nuk e zhvlerëson asgjë.

21.   Kështu edhe haxhi, dhe pagesa e zekatit për bagëtitë tek prijësat e muslimanëve.

22.   Njerëzit janë besimtarë në gjykimet ndaj tyre dhe në çështjen e  trashgimisë dhe nuk e dimë se çfarë janë ata tek Allahu i Madhëruar.[12]

23.   Nëse dikush thotë – “Unë jam besimtar i vërtetë” atëherë, ai është bidatçi.

24.   Nëse dikush thotë – “Unë tek Allahu konsiderohem besimtar” atëherë  ai është prej gënjeshtarëve.

25.   Ndërsa kush thotë – “Unë besoj Allahun” ky është i saktë.

26.   Murxhiet janë bidatçinj të humbur.[13]

27.   Kaderiet janë bidatçinj të humbur. Prej tyre ka që thonë se Allahu nuk e di diçka para se të ndodhë, të tillët janë qafira.

28.   Xhehmijet janë qafira.[14]

29.   Rrafidat (shiat) kanë refuzuar Islamin.[15]

30.   Hauarixhët janë të rrëshkitur.[16]

31.   Kush pretendon se Kurani është i krijuar, ai është mohues ndaj Allahut të Madhëruar. Kufri i tij është që e nxjerr atë nga Islami, madje i tillë është edhe kushdo që dyshon në kufrin e tij, nëse është njeri që kupton.

32.   Kush dyshon në fjalët e Allahut duke mos dhënë gjykim e duke thënë : “Nuk e di se si është i krijuar apo jo i krijuar!” atëherë, ai është Xhehmij.[17]

33.   Nëse dikush e bën këtë gjë për shkak të injorancës, atëherë, ai mësohet. Ai mund të quhet bidatçi por jo qafir.

34.   Kush thotë “Shqiptimi im i Kuranit është i krijuar” është Xhehmij. Kështu është edhe ai që thotë se “Kurani sipas shqiptimit tim është i krijuar”

35.   Ka thënë Ebu Muhamedi : Kam dëgjuar babanë tim duke thënë : “Shenjë e bidatçinjve është sharja që ata bëjnë kundër pasuesve të sunetit.[18]

36.   Shenjë e zindikëve është shpifja që bëjnë kundër ehli sunetit duke thënë se ata janë “të tepërt” (pa vlerë). Me këtë ata kanë për qëllim zhvlerësimin e transmetimeve.

37.   Shenjë e xhehmijeve është se ata e etiketojnë ehli sunetin si mushebiheh (përngjasues të Cilësive të Allahut me të krijesave) dhe të paformuar.

38.   Shenjë e kaderijeve është etiketimi i tyre ndaj ehli sunetit si muxhbireh (që besojnë se njeriu është i detyruar të zbatojë gjëra të caktuara pa pasur fuqi dhe dëshirë për të zgjedhur vetë).

39.   Shenjë e murxhinjve është se ehli sunetin e quajnë kundërshtarë dhe të mangët.[19]

40.   Shenjë e rrafidave është etiketimi i tyre ndaj ehli sunetit si nasibeh (urrejtës të familjes së Profetit)

41.   Por nuk meritojnë ehli suneti veçse një emërtim, ndërsa këto etiketime nuk u mvishen atyre”

42.   Na ka treguar Ebu Muhamedi se ka dëgjuar të atin dhe Ebu Zur’an që urdhëronin për braktisjen e bidatçinjve dhe në këtë pikë nuk ishin aspak tolerantë.

43.   Ata e urrenin përpilimin e librave duke u mbështetur vetëm në mendim dhe pa u mbështetur mbi argumente dhe transmetime.

44.   Ata e ndalonin shoqërimin me Ehli Kelamin {filozofët} dhe leximin e librave të tyre dhe thoshin : – Nuk shpëton kurrë ai që merret me filozofi.

45.   Ka thënë Ebu Muhamedi : – Ky, është edhe besimi im.

46.   Ka thënë Ebu Ali bin Habeshil Mukri’ : – Ky, është edhe besimi im.

47.   Ka thënë shejhu ynë Ibnul Mudhafer : – Ky, është edhe besimi im.

48.   Ka thënë autori {El-Lalekai} : – Ky, është edhe besimi im.[20]

Autor:

EBU ZUR’A  DHE   EBU HATIM   ER – RRAZIJ

[1]) Këto çështje që do të përmendë janë akidja e Ehli Sunetit, prandaj kush i kundërshton ato ka rrëshkitur nga Ehli Suneti për aq sa ka kundërshtuar.

[2]) Besimi është pranimi me bindje dhe nënshtrim. Ai është : pranimi i zemrës, fjala e gjuhës dhe puna e zemrës, e gjuhës dhe e gjymtyrëve.

Besimi shtohet , dhe ç’do gjë që pranon të shtohet pranon edhe të pakësohet.

Ata që thonë se kufri bëhet vetëm duke përgënjeshtruar kanë hyrë në fjalën e Xhehmijve Murxhi.

[3]) Si ai që është në Kurane edhe ai që lexojne lexuesit edhe ai që zbriti me të Xhibrili – alejhi selam – pasi dëgjoi Fjalët e Zotit të Madhëruar.

[4]) Kjo nuk do të thotë që ne mund të tregohemi të pa edukatë me Allahun e Lartësuar nëse na bien fatkeqësi. Le të bëjmë si Ibrahimi – alejhi selam – që tha : “Dhe kur unë sëmurem Ai më shëron”

Argumentimi me caktimin për gjynahet që bën është prej bazave të kufrit. Këtë e ka përmendur Allahu në Kuran ku thotë : “Do të thonë ata që bënë shirk : sikur të donte Allahu ne nuk do të kishim bërë shirk, e as prindërit tanë..” (EnAmë: 148)

[5] ) Kështu dëshmojmë për këdo që ka dëshmuar për të Profeti – Salallahu alejhi ue selem – me Xhenet.

Dhjetë të përgëzuarit me Xhenet janë : “Kater Halifet e drejtë, Seid ibnu Zejd, Sa’d ibnu ebi Uekas, Abdurrahman ibnu Auf, Talha ibnu Ubejdil Lah, Ebu Ubejde Amir ibnul Xherrah, Zubejr ibnul Auam”

[6] ) Kërkojmë falje për ta dhe për gjithë besimtarët “Zoti ynë, na fal neve dhe fali vëllezërit tanë të cilët na paraprinë në besim”

Urrejtja e tyre do të thotë përgënjeshtrim i dëshmisë së Profetit – Salallahu alejhi ue selem -  ndaj tyre me Xhenet. Ka thënë Ebu Zur’a “Nëse shikon dikë që nenvleftëson sahabët e Profetit  – Salallahu alejhi ue selem – dije se ai është zindijk, kjo për shkak se i Dërguari i Allahut tek ne është hak (i vërtetë) dhe Kurani është hak, dhe këtë Kuran dhe Sunetin na i kanë transmetuar sahabët e Profetit – Salallahu alejhi ue selem -, kështu që ata duan të na akuzojnë dëshmitarët tanë për të zhvlerësuar Kuranin dhe Sunetin, prandaj akuzimi i tyre është më përparësor dhe ata janë zindika”

Pastaj, a nuk është ky veprim gijbe?!!

[7] ) I veçuar dhe i ndarë nga krijesat, pra Ai i Madhëruari nuk ndodhet në ç’do vend! Selefët  i  kanë pohuar shprehjet “I ndarë” dhe “Vetvete”

[8] ) Prandaj kush e mohon këtë në dynja do ti bëhet haram në Ahiret!

[9] ) Pra janë të krijuara tani. Në këto fjalë pohohet se gjynahu i madh nuk e bën qafir vepruesin e tij.

[10] ) Dënimi i varrit është theksuar me argument të prerë, (muteuatir). Argumenti është nga Kurani “Ju bashkangjit familjes së Faraonit dënimi i keq, zjarri, tek i cili pozohen para tij në mëngjes e në mbrëmje, e ndërsa ditën që do të ndodhë kijameti (do të thuhet) futini familjen e Faraonit në dënimin më të dhembshëm” Gafir : 45-46. Edhe hadithet që dëshmojnë për këtë janë të shumta dhe të padiskutueshme.

Munkeri dhe Nekiri janë përmendur nga Profeti – Salallahu alejhi ue selem – në fjalën e Tij : “Kur varroset njeriu, i vijnë dy engjëj të zinj në të blujtë, njëri quhet Munker dhe tjetri Nekir…..” Tirmidhiu ; Hasen.

[11] ) Kjo çështje ka shumë lidhje me shefatin, sepse mohimi i shefatit është rrjedhojë e bërjes qafira të atyre që bëjnë gjynahe të mëdha dhe që nuk pendohen prej tyre.

[12] ) Ky është rregull i Islamit, prandaj, të akuzuarit e vetvetes të shtyn për punë të mira, ndërsa akuzimi i të tjerëve është fjalë që nuk buron nga dija dhe që nuk jep fryte e nuk shpërblehet, por çon në mosmirënjohje ndaj njerëzve dhe në përçmimin e tyre në sytë e akuzuesit.

[13] ) Murxhiet janë ai grup që thonë se besimi është pranimi me zemër dhe shqiptimi me gjuhë, ndërsa punët nuk kanë lidhje me të. Ka edhe ekstremistë të tyre që thonë se besimi është vetëm pranim me zemër.

[14] ) Në disa thënie të tyre bashkohen me ta edhe Mu’tezilitë, si në çështjen e Kuranit që thonë se është i krijuar dhe jo fjalë e Zotit, ashtu edhe në disa bidate të tjera.

[15] ) Ata në kohën tonë quhen Shia. Janë batinije (që fshehin besimin e tyre të vërtetë) dhe si qëllim të tyre kanë shkatërrimin e Islamit nga brenda. Më të këqinjtë e tyre janë dy grupet e humbura Druzët dhe Nusajrijet.

[16] ) Adhurimi i tyre është i shumtë dhe ata janë zbatues të mëdhenj të rregullave të Islamit, por, adhurimi i tyre është i ndërtuar mbi injorancë dhe nxitim ose mbi kënaqjen me vetveten dhe nënçmimin e të tjerëve, madje nganjëherë mbi të gjitha këto!

[17] ) Fjala e këtyre njerëzve që dyshojnë është e njëjtë me atë të atyre që thonë se është i krijuar, sepse rrugët që të çojnë në një vepër marrin gjykimin e vet veprës.

[18] ) Ashtu siç sot shejtani i mashtron disa muslimanë që të shajnë ehli sunetin me qëllim që të largojnë njerëzit prej tyre, ashtu siç bëjnë duke folur kundër imamëve të spikatur të hadithit në këtë kohë e në kohët e mëparshme, duke thënë se ata nuk e duan Profetin (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të), ose se ata nuk e marrin në konsideratë fare Kuranin! Sa e keqe është kjo fjalë që del nga gojët e tyre, ata nuk thonë veçse shpifje!

[19] ) Kjo për shkak se ehli suneti thonë se besimi shtohet dhe pakësohet.

[20] } Thotë përkthyesi i këtyre fletëve Ebu Umer Mirandi  Shehaj : – Ky, është edhe besimi im.

Muaji i agjërimit, dobitë e tij dhe dispozitat e tij
Përgatitur nga:

Qendra për studime metodologjike dhe kërkime shkencore “Imam Albani”

Amman, Jordani

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëve dhe të veprave tona.

Kë udhëzon Allahu s’ka kush e humb, dhe kë largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) është rob dhe i dërguar i Tij.

Jemi në pritje të mysafirit të nderuar e të çmuar, i cili nuk ka viziton më shpesh se një herë në vit. Na viziton rrallë, por është shumë i dashur (shton dashuri). Mysafir që me dashurinë e tij qetëson zemrat, në të shikuarit e hënës hapen sytë dhe shpirtrat e besimtarëve adhurojnë Zotin e tyre me të.

Këtë mysafir të respektuar e mirësidhënës e mirëpresin besimtarët e vërtetë, për arsye se ata janë që punojnë siç duhet për të, ia rrisin vlerën dhe e mirëpresin me sinqeritet e drejtësi.

Allahu e ka ngritur vlerën e këtij mysafiri në Kuran përmes gjuhës së Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), dhe i ka derdhur gjithë të mirat në të, si në fillim, në mes dhe në fund. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Kush prej jush e përjeton këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju e nuk dëshiron vështirësim. (Agjëroni më vonë ditët e lëna) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për shkak se ju udhëzoi dhe ta falënderoni.” (Bekare, 185).

Ndërsa Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) thotë: “Allahu largon çdo natë njerëz nga zjarri…”

S’ka dyshim se tani e kuptove se kush është ky mysafir, ai është muaji i agjërimit (muaji i mirësisë)!

Të shohim cilat janë veçoritë dhe mirësitë e tij, në mënyrë që ta mirëpresim dhe të përfitojmë nga të mirat dhe mëshira që dhuron Allahu në këtë muaj.

Ai është muaji në të cilin Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin. Sikur të mos kishte mirësi të tjera pos kësaj ajo do të mjaftonte, por nuk duhet harruar që në të ka mirësi të tjera të shumta, si; falja e mëkateve, ngritja në shkallë të larta për besimtarët (në Xhenet), shumëfishimi i të mirave etj. Është muaj në të cilin hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen shejtanët, zbresin dy engjëj dhe i pari prej tyre thërret e thotë: “O ti që e do të mirën, pranoji të mirat!” I dyti thotë: “O ti që e do të mirën, largoju të këqijave!” Në të është nata të cilën kush e humb ka humbur shumë të mira, natë në të cilën Allahu shkruan (cakton) çdo send. Ajo është nata e Kadrit vlera e së cilës është sa një mijë muaj. Me të vërtet duhet të përqendrohemi në udhëzimet e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) në çdo adhurim, çështje e cila meriton respektin më të madh e veçanërisht në udhëzimet apo veprimet që ka bërë ai në këtë muaj (muajin e agjërimit). Dihet se vepra e njeriut nuk ngrihet (pranohet) tek Allahu pa u plotësuar dy kushte themelore:

1. Sinqeriteti në Allahun.

2. Pasimi i Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

Pra, sinqeriteti në Allahun dhe pasimi i traditës së Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) janë shtyllat kryesore për pranimin e një vepre. Ato janë si fluturimi i zogut; a ka mundësi që ai të fluturojë pa njërin krah?!

Në rreshtat e mëposhtëm i nderuar musliman dhe muslimane, po të paraqes gjendjen e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) në muajin e agjërimit në pika të shkurtra, në mënyrë që të jemi sa më të qartë në udhëzimin e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Kush nuk është në udhëzimin e tij në këtë botë nuk do të jetë me të në botën tjetër. Pra, shpëtimi është në udhëzimin e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) haptazi dhe fshehtazi, gjë që nuk arrihet ndryshe veçse me dituri të shëndoshë dhe të dobishme. Dihet se dituria e dobishme shoqërohet vetëm nga punët e mira, sepse fryti i saj është vepra e mirë.

Pra, o rob i Allahut, paso gjendjen e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) dhe udhëzimin e tij gjatë muajit të agjërimit që të formohesh në të, të arrish dashurinë ndaj tij dhe të ringjallesh me të.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka agjëruar vetëm atëherë kur e ka parë hënën të qartë, ose me lajmin e ndonjë njeriu të drejtë apo me plotësimin e 30 ditëve të muajit Shaban.

Të parit e hënës nga një dëshmitar i vetëm ka mjaftuar për Muhamedin (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), e kjo na i bën shumë të qartë faktin se duhet ta pranojmë lajmin qoftë edhe nga një person i vetëm. Është transmetuar se populli ka agjëruar edhe kur një fshatar ka ardhur të Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) dhe i ka treguar se ka parë hënën e plotë, e me këtë rast Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e urdhëroi Bilalin të thërrasë ezanin për agjërim.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e ka ndaluar popullin të agjërojë nga fillimi i muajit të Ramazanit një apo dy ditë përpara, nëse kjo është nuk është e sigurt (nëse është i dyshimtë fillimi i muajit Ramazan).

Ai vendoste (bënte nijetin) për të agjëruar një natë para agimit dhe e ka urdhëruar popullin tij për këtë.

Nuk është ndalur nga të ngrënit dhe të pirit (apo edhe gjërave të tjera të ndaluara gjatë agjërimit) derisa është vërejtur agimi i qartë, duke zbatuar në këtë mënyrë fjalën e Allahut të Madhëruar ku thotë: “Natën e agjërimit ju është lejuar afrimi te gratë tuaja; ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranon pendimin dhe ua fal gabimin. Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që u ka caktuar Allahu. Hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj e plotësoni agjërimin deri në mbrëmje…” (Bekare, 187). I dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) na ka qartësuar se agimi është dy llojesh; i vërtetë dhe mashtrues. Në atë që është mashtrues nuk ndalohet as pirja, as ushqimi e as marrëdhëniet bashkëshortore. Madje nuk është bërë legjitime të thirret ezani i imsakut (ndërprerjes, largimit).

Ai (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka shpejtuar iftarin dhe ka vonuar syfyrin, dhe i ka urdhëruar muslimanët me këto fjalë: “Vonojeni syfyrin dhe shpejtojeni iftarin…”

Pritja mes syfyrit dhe namazit të sabahut ka qenë përafërsisht sa leximi i 50 ajeteve, e nga etika e tij është se ka lexuar Kuran me vëmendje. Muaji i agjërimit është edhe muaj i Kuranit.

Për sa i përket moralit të tij mund të flasim për të mira e zbukurime, dhe ta lavdërosh pa pushim; ai ka qenë njeriu më i moralshëm. E si të mos jetë kur morali i tij ishte Kurani?! Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) i ka urdhëruar muslimanët të pajisen me moral të lart e veçanërisht agjëruesit, duke thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët e kota (shpifjet, gënjeshtrat, thashethemet), Allahu nuk ka nevojë për ndalimin e tij nga të ngrënit dhe pirja!”

Ai është sjellë me vepra dhe edukatë të mirë ndaj familjes dhe farefisit, e më shumë se herët e tjera në këtë muaj.

Agjërimi nuk e ka ndaluar të përqafojë familjen e tij (pa pasur marrëdhënie seksuale) dhe ka qenë i durueshëm ndaj epsheve, gjë që urrehet për rininë (përqafimi).

Këtë muaj nuk e ka lënë anash përdorimin e misvakut (lloj druri që përdoret për pastrimin e dhëmbëve), e as muajt e tjerë, si në mëngjes ashtu dhe në mbrëmje, dhe kjo (përdorimi i misvakut) ka qenë një adhurim ndaj Zotit të tij.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e ka bërë hixhamin në Ramazan.

Ka luftuar edhe në këtë muaj, madje i ka urdhëruar shokët e tij (që në gjendje lufte) ta prishin agjërimin në mënyrë që të forcohen në fushëbetejë dhe të mos mposhten kur të ballafaqohen me armikun. Muaji i agjërimit – muaj i luftës në rrugë të Allahut dhe rënies dëshmor. Nga mëshira e Tij për njerëzit Allahu bëri lehtësime për udhëtarin, të sëmurin, plakun apo plakën e moshuar, gruan shtatzënë apo gjidhënëse, e ndër këta agjërimin e kompenson udhëtari, plaku i moshuar, shtatzëna dhe ajo që është duke ushqyer fëmijën e saj.

Ka bërë shumë adhurim, ngrihej (natën) për namaz gjatë këtij muaji më shumë se gjatë muajve të tjerë, e posaçërisht në dhjetë netët e fundit duke kërkuar natën e Kadrit.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka bërë Itikaf gjatë këtij muaji, e posaçërisht në dhjetë ditët e fundit. Vitin që ka vdekur ka bërë Itikaf 20 ditët e fundit duke qenë agjërueshëm.

Për sa i përket leximit të Kuranit, askush nuk ka mundur të lexojë Kuran më tepër se ai. Ka ardhur Xhibrili dhe ia ka përsëritur Kuranin në këtë muaj, për arsye se ai është njëkohësisht edhe muaj i Kuranit.

Dhënia (e lëmoshës) dhe mikpritja e tij (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) gjatë këtij muaji nuk mund të përshkruhet. Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka qenë i shpejtë si era në kryerjen e veprave të mira, dukë mos u frikësuar kurrë (nga varfëria).

Ka qenë luftëtari më i merituar dhe nuk e ka penguar agjërimi që të marrë pjesë në luftëra. Gjatë 9 viteve ka marrë pjesë në 6 luftëra dhe të gjitha në muajin Ramazan. Është ngritur për punë të mira, ka rrënuar xhaminë “Ed-Dirar” , ka shkatërruar idhujt më të njohur, ka zbatuar premtimet, është martuar me Hafsën nënën e besimtarëve, dhe në këtë muaj ka çliruar Meken.

MBYLLJE:

Muaji i agjërimit ka qenë muaj i xhihadit dhe sakrificës në jetën e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), e jo siç mendojnë (punojnë) shumica e muslimanëve të kohës sonë se ky duhet bërë muaj pushimi!!!

Obligimet e besimtarit gjatë muajit të agjërimit!

Besimtari në muajin e Ramazanit ka obligime (detyra fetare) të cilat na i ka treguar i dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) përmes thënieve të tij të shumta, apo është shprehur praktikisht përmes jetës së tij e cila është treg – panair dhe simpozium i shpërndarjes së të mirave, për arsye se të mirat e Allahut janë të shumta madje të tepërta te çdokush. Këtë e ka përmendur edhe Hafidh ibn Haxheri në “Fet’hul Bari” (1/31). Këto obligime rregullojnë shumë dispozita legjislative të shpërndara gjatë tërë muajit, të ndërtuara si pasojë e së mirës dhe veprave të sinqeritetit.

E para: AGJËRIMI.

Mirësia e tij është madhështore, duke marrë për bazë hadithin kudsij të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), ku thotë: “çdo vepër e birit të Ademit (e çdo njeriu) është e tij, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të. Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime (Allahun), era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut (parfumit).”

Këtë hadith e qartëson edhe transmetimi tjetër, në të cilin thuhet: “ Për çdo vepër (të mirë) që bën biri i Ademit, shpërblimi për të i shumëfishohet nga 10 deri në 700 herë, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë (Allahu) e shpërblej.”

Bazuar në këtë shumëfishim të përgjithshëm, veçojmë edhe mirësitë e veçanta të cilat kanë ardhur vetëm për këtë muaj. Nga fjala e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “Kush e agjëron muajin Ramazan me bindje dhe përkushtim, do t’i falen mëkatet e kaluara”, si dhe fjalët: “Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tri ditëve në çdo muaj, është sikur të agjërosh gjithë vitin”.

Ibn Abdul-Berr sqaron dhe thotë: “Agjërim në gjuhën arabe, do të thotë durim.” Ebu Bekr ibn el Anbari thotë: “Agjërimi quhet durim, ngase agjërimi të ndalon (burgos) nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet dhe epshet…”

E dyta: NGRITJA PËR NAMAZ .

Teravitë të cilat janë sunet falen me xhemat (në bashkësi) gjatë çdo nate të muajit Ramazan, duke u bazuar në thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ku thotë: “Kush falet me imam, i llogaritet sikur të jetë falur gjithë natën”, ndërsa për rëndësinë e përkushtimit thotë: “Kush falet me bindje dhe përpikëri, i falen mëkatet e tij të mëparshme”.

Mendimi më i saktë për numrin e rekateve që duhet të falen në këtë muaj, por edhe gjatë muajve të tjerë, është transmetuar në veprat e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) se ai ka falur 11 rekate. Dihet se ai (i dërguari) (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) është shembulli më i mirë dhe i vetmi që meriton të pasohet.

E treta: LËMOSHA.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka qenë gjithmonë dorëdhënës, e sidomos gjatë muajit Ramazan. Kjo lëmoshë përfshin të gjitha dhëniet dhe punët e mira, e që nënkupton; kopshti i dhënies, shumimit të të mirave dhe prodhimeve të këndshme.

E katërta: GOSTIA E AGJËRUESIT.

I dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) i ka dhënë shumë rëndësi të ushqyerit, duke premtuar shpërblime të mëdha. Një ndër thëniet e tij në këtë temë është: “Kush ushqen një agjërues e ka shpërblimin si të atij (agjëruesit), duke mos i pakësuar aspak nga shpërblimi i tij (agjëruesit).”

E pesta: LEXIMI I KURANIT.

Muaji i Ramazanit është muaji i Kuranit, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)…” (Bekare, 185). Ndërsa nga tradita e të dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) si vërtetim për këtë, është se Xhibrili ia ka përsëritur atij Kuranin çdo natë të këtij muaji.

E gjashta: UMREJA.

Vizita e Qabesë në një kohë jashtë kohës së Haxhit. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Umreja në muajin e Ramazanit është e barazvlefshme me një Haxh me mua.” Këtu nuk harrojmë një vërejtje të vogël, e ajo është se Umreja në 10 ditët e fundit të muajit të agjërimit nuk ka vlerë më të madhe sesa ditët e para. Kujdes!

Allahu ju mëshiroftë, shikojini këto mirësi madhështore dhe mirëdhënëse.

E shtata: KËRKIMI I NATËS SË KADRIT.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të shtyri të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr, 1-5) Gjithashtu, transmetohet në dy sahihat se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Kush ngrihet (për namaz) në natën e Kadrit me besim dhe përpikëri, do t’i falen mëkatet e kaluara. Ajo është në një nga netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të agjërimit”. Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo i ka thënë të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “çfarë të them nëse e gjej natën e Kadrit? Ai i është përgjigjur: “Thuaj: O Allah, me të vërtet Ti je Falës dhe e do faljen. Më fal mua…” Nga veprat që duhet të ruhemi në përgjithësi e veçanërisht në muajin e Ramazanit, janë disa vepra të cilat mbështeten në hadithe të dobëta dhe të trilluara, e kjo padyshim hyn në trillimet ndaj Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ajo që është bërë e njohur në ditët e sotme janë fitnet dhe problemet që na rrethojnë, madje dhe disa njerëz që i mveshin thënie të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ndër këto trillime dhe shpifje është edhe ajo që thonë disa, sikur Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Do të kumbojë një zë në muajin e agjërimit. I kanë thënë (të pranishmit): Kur do të ndodhë kjo; në fillim, në mes apo në fund? Ka thënë: Jo, do të kumbojë në mes të muajit të agjërimit. Nëse është e xhuma nata e mesme e muajit të agjërimit, do të thërrasë një zë nga qielli, do të bërtasë … pastaj pason një zë tjetër … zë në muajin e agjërimit …” dhe se fiset dallohen (kush është më i mirë) në Dhilkade etj. Ka dhe shumë transmetime të tjera të trilluara porsi ky hadith, siç thotë Ibn el Xheuzi në “El Meuduat” (3/191) dhe El Xheunakani në “El Ebatil” (2/82).

Ekzistojnë edhe disa bidate që kanë lidhje me agjërimin dhe faljen në këtë muaj, të cilat janë vepra të panjohura te shumica e njerëzve. Po i paraqesim në mënyrë që njerëzit të ruhen nga ato:

- Shpejtimi i syfyrit dhe vonimi i iftarit.

- Ndërprerja e ushqimit dhe pirjes në kohën e ezanit të parë, të cilin e kanë quajtur si “Ezani i imsakut” .

- Shpejtimi i kohës së ezanit të vërtetë.

- Shprehja e nijetit (qëllimit) në syfyr.

- Vonimi i iftarit me pretendimin se nuk ka hyrë koha.

- Lënia e përdorimit të misvakut para namazit të drekës.

- Falja shpejt e namazit të terapive. Disa imamë i falin teravitë nga 23 rekate në më pak se 20 minuta!

- Leximi i pakët (i Kuranit) dhe shkurtimi i sureve. Disa imamë lexojnë në të gjitha rekatet suren “Fexhr” dhe “Ala”, apo një pjesë të sures “Err Rrahman”!

- Pushimi në mes të dy rekateve me qëllim të leximit të sures “El Ihlas” dhe Meuidhatejn (Felek dhe Nas), e më pas të dërgimit të salavateve mbi Muhamedin (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

- Thënia pas çdo dy rekateve: “Ebu Bekr es Sidik, jini të kënaqur prej tij …” duke vazhduar me imamët (Omerin, Othmanin, Aliun), e më pas të thonë gjithë xhemati me një zë melodik: “Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!”

- Veçimi i namazit të tesbihut në këtë muaj dhe veprimi i organizuar me xhemat, apo veçimi i këtij namazi në natën e Kadrit.

Nga namazet e trilluara në këtë muaj janë:

- Namazi në natën e Kadrit i quajtur si “Namaz i Kadrit”.

- Namazi i xhumasë së fundit e cila është e xhumaja e fundit në muajin e agjërimit, ku të gjithë banorët e rrethinës falen në një xhami.

- Falja e 5 namazeve të obliguara pas namazit të xhumasë së fundit, duke menduar se me këtë u falen mëkatet dhe u kompensohen namazet e lëna.

Të gjitha këto bidate janë të përhapura në të gjitha vendet islame, e sikur t’i përmendim të gjitha këto vende do t’i humbte vlera qëllimit që patëm me këtë fletushkë. Këto i përmendëm si përkujtim dhe për t’u ruajtur prej tyre.

Vëlla musliman dhe motër muslimane, kjo ishte një përmbledhje nga thëniet dhe udhëzimet e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) për këtë muaj. Aty përfshihen gjërat me të cilat duhet të pajiset muslimani, si duhet të jetë morali dhe sjellja e tij e mirë, si dhe gjërat nga të cilat duhet të ruhemi; bidatet dhe kundërshtimet e shumta. Gjëja të cilën duhet të ruajë muslimani gjatë muajit të durimit dhe të punojë me të, është gjuha; ruajtja e saj, durimi gjatë fatkeqësive, ruajtja e të fshehtave, praktimi i gjërave të padyshimta në Sheriat, dhe pasimi i traditës së Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi takon Allahut, Zotit të botëve!

Përshtati në shqip

Qendra Udha e Besimtarëve – Shqipëri