Udha e Besimtarëve » Fletushka

Baza të Sunetit dhe Akides
Ka thënë Abdurrahman ibnu Ebi Hatim : “Kam pyetur babain tim dhe Ebu Zur’an – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – për medhhebin e Ehli Sunetit ne bazat e fesë dhe se çfarë mendimi kanë pasur dijetarët para tyre të çdo ane qofshin ata dhe se cila është akidja e tyre?

Mu përgjigjën : “Dijetarët e të gjitha anëve, të Hixhazit, të Irakut, Egjiptit, Shamit e të Jemenit i kemi gjetur me këtë akide; ata besojnë se[1] :

1.      Besimi është fjalë dhe punë, shtohet (rritet) dhe pakësohet (ulet).[2]

2.      Kurani është fjala e Allahut e pa krijuar në asnjë aspekt.[3]

3.      Kaderi ( caktimi ), i miri dhe i keqi, është nga Allahu i Madhëruar.[4]

4.      Më i miri i këtij Umeti pas Profetit – Sal-lAllahu alejhi ue selem – është Ebu Bekër Es Sidiku, pastaj Umer ibnul Hatabi, pastaj Uthman ibnu Afani, pastaj Ali ibnu ebi Talib – radijAllahu anhum -

Ata janë Halifet ( prijësat ) e drejtë dhe të udhëzuar.

5.      Dëshmojmë për dhjetë të përgëzuarit me Xhenet ashtu siç ka dëshmuar për ta i Dërguari i Allahut – Salallahu alejhi ue selem – dhe fjala e tij është e vërtetë.[5]

6.      Biem rahmet mbi të gjithë sahabët e Profetit – Salallahu alejhi ue selem – e mbi familjen e Tij, dhe nuk flasim për atë që ka ndodhur mes tyre.[6]

7.      Besojmë se Allahu i Madhëruar është i ndarë nga krijesat, ashtu siç e ka cilësuar Vetveten në Librin e Tij dhe në Sunetin e Profetit – Salallahu alejhi ue selem -, e dëshmojmë këtë pa caktuar mënyrën se si. Ai ka përfshirë gjithçka me dijen e Tij. Nuk është si Ai asgjë dhe Ai është Dëgjuesi e Shikuesi i gjithçkaje.[7]

8.      Allahu – Azeuexhel-le – shikohet në Ahiret. Do ta shikojnë Atë banorët e Xhenetit me sytë e tyre dhe do të dëgjojnë Fjalët e Tij ashtu siç Ai dëshiron.[8]

9.      Xheneti dhe Xhehenemi janë hak ( të vërtetë). Ata të dy janë të krijuar dhe nuk do të zhduken kurrë. Xheneti është shpërblim për të dashurit e Allahut dhe të bindurit ndaj Tij, ndërsa zjarri dënim për kundërshtarët, përveç atyre që do ti mëshirojë Allahu i Madhëruar.[9]

10.   Sirati (Ura mbi Xhehenem) është hak ( e vërtetë ).

11.   Peshorja e cila ka dy anë ( krahë ) e që do të peshohen me të veprat e robërve, të mirat dhe të këqiat, është hak.

12.   Haudi ( liqeni ) me të cilin do të nderohet Profeti ynë – Salallahu alejhi ue selem – është hak.

13.   Shefati ( ndërmjetësimi ) është hak.

14.   Dalja e disa njerëzve njësuesa nga zjarri me ndërmjetësim është hak.

15.   Dënimi i varrit është hak. Munkeri dhe Nekiri janë hak. Kiramul Katibunët janë hak.[10]

16.   Ringjallja pas vdekjes është hak.

17.   Gjynahqarët që kanë bërë gjynahe të mëdha do të jenë në mëshirën e Allahut të Madhëruar, prandaj nuk bëjmë qafir ndokë prej muslimanëve për shkak të gjynaheve, ndërsa të fshehtat e tyre ja lejmë Allahut të Lartësuar.[11]

18.   Kryejmë Xhihadin dhe Haxhin me të parët e muslimanëve, në çdo kohë, dhe nuk kemi mendimin e daljes kundër prijësave por, e dëgjojmë dhe i bindemi atij që Allahu na e ka bërë të parë tonin, e nuk heqim dorë nga bindja ndaj tyre.

19.   Pasojmë Sunetin dhe Xhematin dhe largohemi nga kundërshtimet, kundërvëniet dhe përçarjet.

20.   Xhihadi ka ekzistuar që kur Allahu dërgoi të Dërguarin e Tij – Salallahu alejhi ue selem – dhe do të ekzistojë deri në ditën e Kijametit. Ai kryhet me prijësat e muslimanëve. Atë nuk e zhvlerëson asgjë.

21.   Kështu edhe haxhi, dhe pagesa e zekatit për bagëtitë tek prijësat e muslimanëve.

22.   Njerëzit janë besimtarë në gjykimet ndaj tyre dhe në çështjen e  trashgimisë dhe nuk e dimë se çfarë janë ata tek Allahu i Madhëruar.[12]

23.   Nëse dikush thotë – “Unë jam besimtar i vërtetë” atëherë, ai është bidatçi.

24.   Nëse dikush thotë – “Unë tek Allahu konsiderohem besimtar” atëherë  ai është prej gënjeshtarëve.

25.   Ndërsa kush thotë – “Unë besoj Allahun” ky është i saktë.

26.   Murxhiet janë bidatçinj të humbur.[13]

27.   Kaderiet janë bidatçinj të humbur. Prej tyre ka që thonë se Allahu nuk e di diçka para se të ndodhë, të tillët janë qafira.

28.   Xhehmijet janë qafira.[14]

29.   Rrafidat (shiat) kanë refuzuar Islamin.[15]

30.   Hauarixhët janë të rrëshkitur.[16]

31.   Kush pretendon se Kurani është i krijuar, ai është mohues ndaj Allahut të Madhëruar. Kufri i tij është që e nxjerr atë nga Islami, madje i tillë është edhe kushdo që dyshon në kufrin e tij, nëse është njeri që kupton.

32.   Kush dyshon në fjalët e Allahut duke mos dhënë gjykim e duke thënë : “Nuk e di se si është i krijuar apo jo i krijuar!” atëherë, ai është Xhehmij.[17]

33.   Nëse dikush e bën këtë gjë për shkak të injorancës, atëherë, ai mësohet. Ai mund të quhet bidatçi por jo qafir.

34.   Kush thotë “Shqiptimi im i Kuranit është i krijuar” është Xhehmij. Kështu është edhe ai që thotë se “Kurani sipas shqiptimit tim është i krijuar”

35.   Ka thënë Ebu Muhamedi : Kam dëgjuar babanë tim duke thënë : “Shenjë e bidatçinjve është sharja që ata bëjnë kundër pasuesve të sunetit.[18]

36.   Shenjë e zindikëve është shpifja që bëjnë kundër ehli sunetit duke thënë se ata janë “të tepërt” (pa vlerë). Me këtë ata kanë për qëllim zhvlerësimin e transmetimeve.

37.   Shenjë e xhehmijeve është se ata e etiketojnë ehli sunetin si mushebiheh (përngjasues të Cilësive të Allahut me të krijesave) dhe të paformuar.

38.   Shenjë e kaderijeve është etiketimi i tyre ndaj ehli sunetit si muxhbireh (që besojnë se njeriu është i detyruar të zbatojë gjëra të caktuara pa pasur fuqi dhe dëshirë për të zgjedhur vetë).

39.   Shenjë e murxhinjve është se ehli sunetin e quajnë kundërshtarë dhe të mangët.[19]

40.   Shenjë e rrafidave është etiketimi i tyre ndaj ehli sunetit si nasibeh (urrejtës të familjes së Profetit)

41.   Por nuk meritojnë ehli suneti veçse një emërtim, ndërsa këto etiketime nuk u mvishen atyre”

42.   Na ka treguar Ebu Muhamedi se ka dëgjuar të atin dhe Ebu Zur’an që urdhëronin për braktisjen e bidatçinjve dhe në këtë pikë nuk ishin aspak tolerantë.

43.   Ata e urrenin përpilimin e librave duke u mbështetur vetëm në mendim dhe pa u mbështetur mbi argumente dhe transmetime.

44.   Ata e ndalonin shoqërimin me Ehli Kelamin {filozofët} dhe leximin e librave të tyre dhe thoshin : – Nuk shpëton kurrë ai që merret me filozofi.

45.   Ka thënë Ebu Muhamedi : – Ky, është edhe besimi im.

46.   Ka thënë Ebu Ali bin Habeshil Mukri’ : – Ky, është edhe besimi im.

47.   Ka thënë shejhu ynë Ibnul Mudhafer : – Ky, është edhe besimi im.

48.   Ka thënë autori {El-Lalekai} : – Ky, është edhe besimi im.[20]

Autor:

EBU ZUR’A  DHE   EBU HATIM   ER – RRAZIJ

[1]) Këto çështje që do të përmendë janë akidja e Ehli Sunetit, prandaj kush i kundërshton ato ka rrëshkitur nga Ehli Suneti për aq sa ka kundërshtuar.

[2]) Besimi është pranimi me bindje dhe nënshtrim. Ai është : pranimi i zemrës, fjala e gjuhës dhe puna e zemrës, e gjuhës dhe e gjymtyrëve.

Besimi shtohet , dhe ç’do gjë që pranon të shtohet pranon edhe të pakësohet.

Ata që thonë se kufri bëhet vetëm duke përgënjeshtruar kanë hyrë në fjalën e Xhehmijve Murxhi.

[3]) Si ai që është në Kurane edhe ai që lexojne lexuesit edhe ai që zbriti me të Xhibrili – alejhi selam – pasi dëgjoi Fjalët e Zotit të Madhëruar.

[4]) Kjo nuk do të thotë që ne mund të tregohemi të pa edukatë me Allahun e Lartësuar nëse na bien fatkeqësi. Le të bëjmë si Ibrahimi – alejhi selam – që tha : “Dhe kur unë sëmurem Ai më shëron”

Argumentimi me caktimin për gjynahet që bën është prej bazave të kufrit. Këtë e ka përmendur Allahu në Kuran ku thotë : “Do të thonë ata që bënë shirk : sikur të donte Allahu ne nuk do të kishim bërë shirk, e as prindërit tanë..” (EnAmë: 148)

[5] ) Kështu dëshmojmë për këdo që ka dëshmuar për të Profeti – Salallahu alejhi ue selem – me Xhenet.

Dhjetë të përgëzuarit me Xhenet janë : “Kater Halifet e drejtë, Seid ibnu Zejd, Sa’d ibnu ebi Uekas, Abdurrahman ibnu Auf, Talha ibnu Ubejdil Lah, Ebu Ubejde Amir ibnul Xherrah, Zubejr ibnul Auam”

[6] ) Kërkojmë falje për ta dhe për gjithë besimtarët “Zoti ynë, na fal neve dhe fali vëllezërit tanë të cilët na paraprinë në besim”

Urrejtja e tyre do të thotë përgënjeshtrim i dëshmisë së Profetit – Salallahu alejhi ue selem -  ndaj tyre me Xhenet. Ka thënë Ebu Zur’a “Nëse shikon dikë që nenvleftëson sahabët e Profetit  – Salallahu alejhi ue selem – dije se ai është zindijk, kjo për shkak se i Dërguari i Allahut tek ne është hak (i vërtetë) dhe Kurani është hak, dhe këtë Kuran dhe Sunetin na i kanë transmetuar sahabët e Profetit – Salallahu alejhi ue selem -, kështu që ata duan të na akuzojnë dëshmitarët tanë për të zhvlerësuar Kuranin dhe Sunetin, prandaj akuzimi i tyre është më përparësor dhe ata janë zindika”

Pastaj, a nuk është ky veprim gijbe?!!

[7] ) I veçuar dhe i ndarë nga krijesat, pra Ai i Madhëruari nuk ndodhet në ç’do vend! Selefët  i  kanë pohuar shprehjet “I ndarë” dhe “Vetvete”

[8] ) Prandaj kush e mohon këtë në dynja do ti bëhet haram në Ahiret!

[9] ) Pra janë të krijuara tani. Në këto fjalë pohohet se gjynahu i madh nuk e bën qafir vepruesin e tij.

[10] ) Dënimi i varrit është theksuar me argument të prerë, (muteuatir). Argumenti është nga Kurani “Ju bashkangjit familjes së Faraonit dënimi i keq, zjarri, tek i cili pozohen para tij në mëngjes e në mbrëmje, e ndërsa ditën që do të ndodhë kijameti (do të thuhet) futini familjen e Faraonit në dënimin më të dhembshëm” Gafir : 45-46. Edhe hadithet që dëshmojnë për këtë janë të shumta dhe të padiskutueshme.

Munkeri dhe Nekiri janë përmendur nga Profeti – Salallahu alejhi ue selem – në fjalën e Tij : “Kur varroset njeriu, i vijnë dy engjëj të zinj në të blujtë, njëri quhet Munker dhe tjetri Nekir…..” Tirmidhiu ; Hasen.

[11] ) Kjo çështje ka shumë lidhje me shefatin, sepse mohimi i shefatit është rrjedhojë e bërjes qafira të atyre që bëjnë gjynahe të mëdha dhe që nuk pendohen prej tyre.

[12] ) Ky është rregull i Islamit, prandaj, të akuzuarit e vetvetes të shtyn për punë të mira, ndërsa akuzimi i të tjerëve është fjalë që nuk buron nga dija dhe që nuk jep fryte e nuk shpërblehet, por çon në mosmirënjohje ndaj njerëzve dhe në përçmimin e tyre në sytë e akuzuesit.

[13] ) Murxhiet janë ai grup që thonë se besimi është pranimi me zemër dhe shqiptimi me gjuhë, ndërsa punët nuk kanë lidhje me të. Ka edhe ekstremistë të tyre që thonë se besimi është vetëm pranim me zemër.

[14] ) Në disa thënie të tyre bashkohen me ta edhe Mu’tezilitë, si në çështjen e Kuranit që thonë se është i krijuar dhe jo fjalë e Zotit, ashtu edhe në disa bidate të tjera.

[15] ) Ata në kohën tonë quhen Shia. Janë batinije (që fshehin besimin e tyre të vërtetë) dhe si qëllim të tyre kanë shkatërrimin e Islamit nga brenda. Më të këqinjtë e tyre janë dy grupet e humbura Druzët dhe Nusajrijet.

[16] ) Adhurimi i tyre është i shumtë dhe ata janë zbatues të mëdhenj të rregullave të Islamit, por, adhurimi i tyre është i ndërtuar mbi injorancë dhe nxitim ose mbi kënaqjen me vetveten dhe nënçmimin e të tjerëve, madje nganjëherë mbi të gjitha këto!

[17] ) Fjala e këtyre njerëzve që dyshojnë është e njëjtë me atë të atyre që thonë se është i krijuar, sepse rrugët që të çojnë në një vepër marrin gjykimin e vet veprës.

[18] ) Ashtu siç sot shejtani i mashtron disa muslimanë që të shajnë ehli sunetin me qëllim që të largojnë njerëzit prej tyre, ashtu siç bëjnë duke folur kundër imamëve të spikatur të hadithit në këtë kohë e në kohët e mëparshme, duke thënë se ata nuk e duan Profetin (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të), ose se ata nuk e marrin në konsideratë fare Kuranin! Sa e keqe është kjo fjalë që del nga gojët e tyre, ata nuk thonë veçse shpifje!

[19] ) Kjo për shkak se ehli suneti thonë se besimi shtohet dhe pakësohet.

[20] } Thotë përkthyesi i këtyre fletëve Ebu Umer Mirandi  Shehaj : – Ky, është edhe besimi im.

Muaji i agjërimit, dobitë e tij dhe dispozitat e tij
Përgatitur nga:

Qendra për studime metodologjike dhe kërkime shkencore “Imam Albani”

Amman, Jordani

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetëve dhe të veprave tona.

Kë udhëzon Allahu s’ka kush e humb, dhe kë largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) është rob dhe i dërguar i Tij.

Jemi në pritje të mysafirit të nderuar e të çmuar, i cili nuk ka viziton më shpesh se një herë në vit. Na viziton rrallë, por është shumë i dashur (shton dashuri). Mysafir që me dashurinë e tij qetëson zemrat, në të shikuarit e hënës hapen sytë dhe shpirtrat e besimtarëve adhurojnë Zotin e tyre me të.

Këtë mysafir të respektuar e mirësidhënës e mirëpresin besimtarët e vërtetë, për arsye se ata janë që punojnë siç duhet për të, ia rrisin vlerën dhe e mirëpresin me sinqeritet e drejtësi.

Allahu e ka ngritur vlerën e këtij mysafiri në Kuran përmes gjuhës së Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), dhe i ka derdhur gjithë të mirat në të, si në fillim, në mes dhe në fund. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Kush prej jush e përjeton këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju e nuk dëshiron vështirësim. (Agjëroni më vonë ditët e lëna) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për shkak se ju udhëzoi dhe ta falënderoni.” (Bekare, 185).

Ndërsa Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) thotë: “Allahu largon çdo natë njerëz nga zjarri…”

S’ka dyshim se tani e kuptove se kush është ky mysafir, ai është muaji i agjërimit (muaji i mirësisë)!

Të shohim cilat janë veçoritë dhe mirësitë e tij, në mënyrë që ta mirëpresim dhe të përfitojmë nga të mirat dhe mëshira që dhuron Allahu në këtë muaj.

Ai është muaji në të cilin Allahu i Lartësuar zbriti Kuranin. Sikur të mos kishte mirësi të tjera pos kësaj ajo do të mjaftonte, por nuk duhet harruar që në të ka mirësi të tjera të shumta, si; falja e mëkateve, ngritja në shkallë të larta për besimtarët (në Xhenet), shumëfishimi i të mirave etj. Është muaj në të cilin hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen shejtanët, zbresin dy engjëj dhe i pari prej tyre thërret e thotë: “O ti që e do të mirën, pranoji të mirat!” I dyti thotë: “O ti që e do të mirën, largoju të këqijave!” Në të është nata të cilën kush e humb ka humbur shumë të mira, natë në të cilën Allahu shkruan (cakton) çdo send. Ajo është nata e Kadrit vlera e së cilës është sa një mijë muaj. Me të vërtet duhet të përqendrohemi në udhëzimet e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) në çdo adhurim, çështje e cila meriton respektin më të madh e veçanërisht në udhëzimet apo veprimet që ka bërë ai në këtë muaj (muajin e agjërimit). Dihet se vepra e njeriut nuk ngrihet (pranohet) tek Allahu pa u plotësuar dy kushte themelore:

1. Sinqeriteti në Allahun.

2. Pasimi i Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

Pra, sinqeriteti në Allahun dhe pasimi i traditës së Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) janë shtyllat kryesore për pranimin e një vepre. Ato janë si fluturimi i zogut; a ka mundësi që ai të fluturojë pa njërin krah?!

Në rreshtat e mëposhtëm i nderuar musliman dhe muslimane, po të paraqes gjendjen e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) në muajin e agjërimit në pika të shkurtra, në mënyrë që të jemi sa më të qartë në udhëzimin e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Kush nuk është në udhëzimin e tij në këtë botë nuk do të jetë me të në botën tjetër. Pra, shpëtimi është në udhëzimin e Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) haptazi dhe fshehtazi, gjë që nuk arrihet ndryshe veçse me dituri të shëndoshë dhe të dobishme. Dihet se dituria e dobishme shoqërohet vetëm nga punët e mira, sepse fryti i saj është vepra e mirë.

Pra, o rob i Allahut, paso gjendjen e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) dhe udhëzimin e tij gjatë muajit të agjërimit që të formohesh në të, të arrish dashurinë ndaj tij dhe të ringjallesh me të.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka agjëruar vetëm atëherë kur e ka parë hënën të qartë, ose me lajmin e ndonjë njeriu të drejtë apo me plotësimin e 30 ditëve të muajit Shaban.

Të parit e hënës nga një dëshmitar i vetëm ka mjaftuar për Muhamedin (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), e kjo na i bën shumë të qartë faktin se duhet ta pranojmë lajmin qoftë edhe nga një person i vetëm. Është transmetuar se populli ka agjëruar edhe kur një fshatar ka ardhur të Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) dhe i ka treguar se ka parë hënën e plotë, e me këtë rast Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e urdhëroi Bilalin të thërrasë ezanin për agjërim.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e ka ndaluar popullin të agjërojë nga fillimi i muajit të Ramazanit një apo dy ditë përpara, nëse kjo është nuk është e sigurt (nëse është i dyshimtë fillimi i muajit Ramazan).

Ai vendoste (bënte nijetin) për të agjëruar një natë para agimit dhe e ka urdhëruar popullin tij për këtë.

Nuk është ndalur nga të ngrënit dhe të pirit (apo edhe gjërave të tjera të ndaluara gjatë agjërimit) derisa është vërejtur agimi i qartë, duke zbatuar në këtë mënyrë fjalën e Allahut të Madhëruar ku thotë: “Natën e agjërimit ju është lejuar afrimi te gratë tuaja; ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranon pendimin dhe ua fal gabimin. Tani e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që u ka caktuar Allahu. Hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj e plotësoni agjërimin deri në mbrëmje…” (Bekare, 187). I dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) na ka qartësuar se agimi është dy llojesh; i vërtetë dhe mashtrues. Në atë që është mashtrues nuk ndalohet as pirja, as ushqimi e as marrëdhëniet bashkëshortore. Madje nuk është bërë legjitime të thirret ezani i imsakut (ndërprerjes, largimit).

Ai (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka shpejtuar iftarin dhe ka vonuar syfyrin, dhe i ka urdhëruar muslimanët me këto fjalë: “Vonojeni syfyrin dhe shpejtojeni iftarin…”

Pritja mes syfyrit dhe namazit të sabahut ka qenë përafërsisht sa leximi i 50 ajeteve, e nga etika e tij është se ka lexuar Kuran me vëmendje. Muaji i agjërimit është edhe muaj i Kuranit.

Për sa i përket moralit të tij mund të flasim për të mira e zbukurime, dhe ta lavdërosh pa pushim; ai ka qenë njeriu më i moralshëm. E si të mos jetë kur morali i tij ishte Kurani?! Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) i ka urdhëruar muslimanët të pajisen me moral të lart e veçanërisht agjëruesit, duke thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët e kota (shpifjet, gënjeshtrat, thashethemet), Allahu nuk ka nevojë për ndalimin e tij nga të ngrënit dhe pirja!”

Ai është sjellë me vepra dhe edukatë të mirë ndaj familjes dhe farefisit, e më shumë se herët e tjera në këtë muaj.

Agjërimi nuk e ka ndaluar të përqafojë familjen e tij (pa pasur marrëdhënie seksuale) dhe ka qenë i durueshëm ndaj epsheve, gjë që urrehet për rininë (përqafimi).

Këtë muaj nuk e ka lënë anash përdorimin e misvakut (lloj druri që përdoret për pastrimin e dhëmbëve), e as muajt e tjerë, si në mëngjes ashtu dhe në mbrëmje, dhe kjo (përdorimi i misvakut) ka qenë një adhurim ndaj Zotit të tij.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) e ka bërë hixhamin në Ramazan.

Ka luftuar edhe në këtë muaj, madje i ka urdhëruar shokët e tij (që në gjendje lufte) ta prishin agjërimin në mënyrë që të forcohen në fushëbetejë dhe të mos mposhten kur të ballafaqohen me armikun. Muaji i agjërimit – muaj i luftës në rrugë të Allahut dhe rënies dëshmor. Nga mëshira e Tij për njerëzit Allahu bëri lehtësime për udhëtarin, të sëmurin, plakun apo plakën e moshuar, gruan shtatzënë apo gjidhënëse, e ndër këta agjërimin e kompenson udhëtari, plaku i moshuar, shtatzëna dhe ajo që është duke ushqyer fëmijën e saj.

Ka bërë shumë adhurim, ngrihej (natën) për namaz gjatë këtij muaji më shumë se gjatë muajve të tjerë, e posaçërisht në dhjetë netët e fundit duke kërkuar natën e Kadrit.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka bërë Itikaf gjatë këtij muaji, e posaçërisht në dhjetë ditët e fundit. Vitin që ka vdekur ka bërë Itikaf 20 ditët e fundit duke qenë agjërueshëm.

Për sa i përket leximit të Kuranit, askush nuk ka mundur të lexojë Kuran më tepër se ai. Ka ardhur Xhibrili dhe ia ka përsëritur Kuranin në këtë muaj, për arsye se ai është njëkohësisht edhe muaj i Kuranit.

Dhënia (e lëmoshës) dhe mikpritja e tij (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) gjatë këtij muaji nuk mund të përshkruhet. Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka qenë i shpejtë si era në kryerjen e veprave të mira, dukë mos u frikësuar kurrë (nga varfëria).

Ka qenë luftëtari më i merituar dhe nuk e ka penguar agjërimi që të marrë pjesë në luftëra. Gjatë 9 viteve ka marrë pjesë në 6 luftëra dhe të gjitha në muajin Ramazan. Është ngritur për punë të mira, ka rrënuar xhaminë “Ed-Dirar” , ka shkatërruar idhujt më të njohur, ka zbatuar premtimet, është martuar me Hafsën nënën e besimtarëve, dhe në këtë muaj ka çliruar Meken.

MBYLLJE:

Muaji i agjërimit ka qenë muaj i xhihadit dhe sakrificës në jetën e të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), e jo siç mendojnë (punojnë) shumica e muslimanëve të kohës sonë se ky duhet bërë muaj pushimi!!!

Obligimet e besimtarit gjatë muajit të agjërimit!

Besimtari në muajin e Ramazanit ka obligime (detyra fetare) të cilat na i ka treguar i dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) përmes thënieve të tij të shumta, apo është shprehur praktikisht përmes jetës së tij e cila është treg – panair dhe simpozium i shpërndarjes së të mirave, për arsye se të mirat e Allahut janë të shumta madje të tepërta te çdokush. Këtë e ka përmendur edhe Hafidh ibn Haxheri në “Fet’hul Bari” (1/31). Këto obligime rregullojnë shumë dispozita legjislative të shpërndara gjatë tërë muajit, të ndërtuara si pasojë e së mirës dhe veprave të sinqeritetit.

E para: AGJËRIMI.

Mirësia e tij është madhështore, duke marrë për bazë hadithin kudsij të të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!), ku thotë: “çdo vepër e birit të Ademit (e çdo njeriu) është e tij, përveç agjërimit. Ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të. Pasha Atë në dorën e të Cilit është jeta ime (Allahun), era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut (parfumit).”

Këtë hadith e qartëson edhe transmetimi tjetër, në të cilin thuhet: “ Për çdo vepër (të mirë) që bën biri i Ademit, shpërblimi për të i shumëfishohet nga 10 deri në 700 herë, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë (Allahu) e shpërblej.”

Bazuar në këtë shumëfishim të përgjithshëm, veçojmë edhe mirësitë e veçanta të cilat kanë ardhur vetëm për këtë muaj. Nga fjala e Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “Kush e agjëron muajin Ramazan me bindje dhe përkushtim, do t’i falen mëkatet e kaluara”, si dhe fjalët: “Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe tri ditëve në çdo muaj, është sikur të agjërosh gjithë vitin”.

Ibn Abdul-Berr sqaron dhe thotë: “Agjërim në gjuhën arabe, do të thotë durim.” Ebu Bekr ibn el Anbari thotë: “Agjërimi quhet durim, ngase agjërimi të ndalon (burgos) nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet dhe epshet…”

E dyta: NGRITJA PËR NAMAZ .

Teravitë të cilat janë sunet falen me xhemat (në bashkësi) gjatë çdo nate të muajit Ramazan, duke u bazuar në thënien e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ku thotë: “Kush falet me imam, i llogaritet sikur të jetë falur gjithë natën”, ndërsa për rëndësinë e përkushtimit thotë: “Kush falet me bindje dhe përpikëri, i falen mëkatet e tij të mëparshme”.

Mendimi më i saktë për numrin e rekateve që duhet të falen në këtë muaj, por edhe gjatë muajve të tjerë, është transmetuar në veprat e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) se ai ka falur 11 rekate. Dihet se ai (i dërguari) (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) është shembulli më i mirë dhe i vetmi që meriton të pasohet.

E treta: LËMOSHA.

Muhamedi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka qenë gjithmonë dorëdhënës, e sidomos gjatë muajit Ramazan. Kjo lëmoshë përfshin të gjitha dhëniet dhe punët e mira, e që nënkupton; kopshti i dhënies, shumimit të të mirave dhe prodhimeve të këndshme.

E katërta: GOSTIA E AGJËRUESIT.

I dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) i ka dhënë shumë rëndësi të ushqyerit, duke premtuar shpërblime të mëdha. Një ndër thëniet e tij në këtë temë është: “Kush ushqen një agjërues e ka shpërblimin si të atij (agjëruesit), duke mos i pakësuar aspak nga shpërblimi i tij (agjëruesit).”

E pesta: LEXIMI I KURANIT.

Muaji i Ramazanit është muaji i Kuranit, ashtu siç thotë Allahu në Kuran: Muaji i Ramazanit në të cilin (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)…” (Bekare, 185). Ndërsa nga tradita e të dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) si vërtetim për këtë, është se Xhibrili ia ka përsëritur atij Kuranin çdo natë të këtij muaji.

E gjashta: UMREJA.

Vizita e Qabesë në një kohë jashtë kohës së Haxhit. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Umreja në muajin e Ramazanit është e barazvlefshme me një Haxh me mua.” Këtu nuk harrojmë një vërejtje të vogël, e ajo është se Umreja në 10 ditët e fundit të muajit të agjërimit nuk ka vlerë më të madhe sesa ditët e para. Kujdes!

Allahu ju mëshiroftë, shikojini këto mirësi madhështore dhe mirëdhënëse.

E shtata: KËRKIMI I NATËS SË KADRIT.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të shtyri të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr, 1-5) Gjithashtu, transmetohet në dy sahihat se Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Kush ngrihet (për namaz) në natën e Kadrit me besim dhe përpikëri, do t’i falen mëkatet e kaluara. Ajo është në një nga netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të agjërimit”. Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo i ka thënë të Dërguarit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!): “çfarë të them nëse e gjej natën e Kadrit? Ai i është përgjigjur: “Thuaj: O Allah, me të vërtet Ti je Falës dhe e do faljen. Më fal mua…” Nga veprat që duhet të ruhemi në përgjithësi e veçanërisht në muajin e Ramazanit, janë disa vepra të cilat mbështeten në hadithe të dobëta dhe të trilluara, e kjo padyshim hyn në trillimet ndaj Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ajo që është bërë e njohur në ditët e sotme janë fitnet dhe problemet që na rrethojnë, madje dhe disa njerëz që i mveshin thënie të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!). Ndër këto trillime dhe shpifje është edhe ajo që thonë disa, sikur Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) ka thënë: “Do të kumbojë një zë në muajin e agjërimit. I kanë thënë (të pranishmit): Kur do të ndodhë kjo; në fillim, në mes apo në fund? Ka thënë: Jo, do të kumbojë në mes të muajit të agjërimit. Nëse është e xhuma nata e mesme e muajit të agjërimit, do të thërrasë një zë nga qielli, do të bërtasë … pastaj pason një zë tjetër … zë në muajin e agjërimit …” dhe se fiset dallohen (kush është më i mirë) në Dhilkade etj. Ka dhe shumë transmetime të tjera të trilluara porsi ky hadith, siç thotë Ibn el Xheuzi në “El Meuduat” (3/191) dhe El Xheunakani në “El Ebatil” (2/82).

Ekzistojnë edhe disa bidate që kanë lidhje me agjërimin dhe faljen në këtë muaj, të cilat janë vepra të panjohura te shumica e njerëzve. Po i paraqesim në mënyrë që njerëzit të ruhen nga ato:

- Shpejtimi i syfyrit dhe vonimi i iftarit.

- Ndërprerja e ushqimit dhe pirjes në kohën e ezanit të parë, të cilin e kanë quajtur si “Ezani i imsakut” .

- Shpejtimi i kohës së ezanit të vërtetë.

- Shprehja e nijetit (qëllimit) në syfyr.

- Vonimi i iftarit me pretendimin se nuk ka hyrë koha.

- Lënia e përdorimit të misvakut para namazit të drekës.

- Falja shpejt e namazit të terapive. Disa imamë i falin teravitë nga 23 rekate në më pak se 20 minuta!

- Leximi i pakët (i Kuranit) dhe shkurtimi i sureve. Disa imamë lexojnë në të gjitha rekatet suren “Fexhr” dhe “Ala”, apo një pjesë të sures “Err Rrahman”!

- Pushimi në mes të dy rekateve me qëllim të leximit të sures “El Ihlas” dhe Meuidhatejn (Felek dhe Nas), e më pas të dërgimit të salavateve mbi Muhamedin (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

- Thënia pas çdo dy rekateve: “Ebu Bekr es Sidik, jini të kënaqur prej tij …” duke vazhduar me imamët (Omerin, Othmanin, Aliun), e më pas të thonë gjithë xhemati me një zë melodik: “Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!”

- Veçimi i namazit të tesbihut në këtë muaj dhe veprimi i organizuar me xhemat, apo veçimi i këtij namazi në natën e Kadrit.

Nga namazet e trilluara në këtë muaj janë:

- Namazi në natën e Kadrit i quajtur si “Namaz i Kadrit”.

- Namazi i xhumasë së fundit e cila është e xhumaja e fundit në muajin e agjërimit, ku të gjithë banorët e rrethinës falen në një xhami.

- Falja e 5 namazeve të obliguara pas namazit të xhumasë së fundit, duke menduar se me këtë u falen mëkatet dhe u kompensohen namazet e lëna.

Të gjitha këto bidate janë të përhapura në të gjitha vendet islame, e sikur t’i përmendim të gjitha këto vende do t’i humbte vlera qëllimit që patëm me këtë fletushkë. Këto i përmendëm si përkujtim dhe për t’u ruajtur prej tyre.

Vëlla musliman dhe motër muslimane, kjo ishte një përmbledhje nga thëniet dhe udhëzimet e të dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) për këtë muaj. Aty përfshihen gjërat me të cilat duhet të pajiset muslimani, si duhet të jetë morali dhe sjellja e tij e mirë, si dhe gjërat nga të cilat duhet të ruhemi; bidatet dhe kundërshtimet e shumta. Gjëja të cilën duhet të ruajë muslimani gjatë muajit të durimit dhe të punojë me të, është gjuha; ruajtja e saj, durimi gjatë fatkeqësive, ruajtja e të fshehtave, praktimi i gjërave të padyshimta në Sheriat, dhe pasimi i traditës së Muhamedit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!).

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi takon Allahut, Zotit të botëve!

Përshtati në shqip

Qendra Udha e Besimtarëve – Shqipëri