Udha e Besimtarëve » Fetua

Cili është mendimi i saktë në lidhje me vizitën e varreve nga ana e grave?
Cili është mendimi i saktë në lidhje me vizitën e varreve nga ana e grave dhe cili është dallimi ndërmjet thënies:zeu-uarat dhe zairat?

Përgjigje: Mendimi i saktë është lejimi i vizitës së varreve nga gratë sepse sic transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Burejdeh se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “U kisha ndaluar nga vizita e varreve, por tani vizitojini ato”. Aisheja radijallahu anhu i tha Profetit salallahu alejhi ue selem: O i Dërguari i Allahut, nëse unë shkoj tek varrezat, cfarë duhet të them? Tha : “ Thuaj: Eselamu alejkum dara kaumin muminin….” Pra, i mësoi lutjen e vizitës së varrezave. Gjithashtu është vërtetuar se Aisheja radijallahu anha ka vizituar varrin e vëllait të saj Abdurrahmanit.

Sic dihet parimi bazë në dispozitat fetare është barazia ndërmjet burrave dhe grave, përvec atëherë kur ka ndonjë argument specifik që e dallon njërën palë nga tjetra me dispozitë të vecantë.

Përsa i përket hadithit: “Allahu i mallkoftë vizitueset (zeu-uarat) e varreve” ai mund të jetë thënë para se të lejohej vizita e varreve, duke marrë si argument hadithin e mësipërm: “U kisha ndaluar nga vizita e varreve, por tani vizitojini ato” . Ose mund të ketë për qëllim, ato vizitore që thonë fjalë të ndaluara apo bëjnë veprime të ndaluara, pra shfaqin zemërim ndaj kaderit apo sic ndodh në vizitat e varreve të personaliteteve si psh tek varri i Husejnit, apo i Bedeuiut apo Ibn Uluanit  apo tek  varri në Tuhameh, etj ku përzihen burrat me gratë dhe ndoshta kryejnë dhe imoralitet.

Ndërsa parimisht lejohet që gratë t`i vizitojnë varret dhe të flasin vetëm fjalë të mira, sic i mësoi Profeti salallahu alejhi ue selem . Gjithashtu hadithi: “ Vizitojini varret sepse ato u përkujtojnë Ahiretin” është hadith që i përfshin burrat dhe gratë, sepse dhe gratë kanë nevojë që të përkujtojnë botën tjetër. Këtë mendim ka zgjedhur Sheukanij në librin Nejlul Eutar.

Termi zairat është emër foljor që tregon thjesht ndodhinë e veprimit, ndërsa termi  zeu-uarat tregon shkallën sipërore të mbiemrit, është formë superlative.

Përsa i përket hadithit: “ Allahu i mallkoftë ato gra që vizitojnë(zairat) varret dhe ata që i kthejnë varret në faltore dhe ndezin kandila atje” transmetohet nëpërmjet Ebu Salihut i cili është transmetues i dobët, por megjithatë është hadithi tjetër i Ebu Hurejres dhe i Hasanit që janë të vlefshëm për argumentim : “ Allahu i mallkoftë vizitueset (zairat) e varreve” dhe : “ Allahu i mallkoftë vizitueset (zeu-uarat) e varreve” ,megjithatë kuptimi i tyre ka të bëjë me ato gra që thonë fjalë të gabuara apo bëjnë  veprime të palejuara.

Nga shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi`ij

Marrë nga libri Ixhabetus-sail an ehemil mesail fq 554-555

Përktheu: Shuajb Rexha

A lejohet të falet namazi i xhenazes më shumë se një herë?
Pyetje: Vdiq një person dhe iu fal namazi i xhenazes, mirëpo në ditën vijuese që ishte ditë e xhuma  ia falën përsëri namazin e xhenazes.  Si qëndron cështja e këtij namazi?

Përgjigje: Lejohet që namazi i xhenazes të falet në xhami apo diku në një vend tjetër dhe kjo është më e praktikueshme, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem kishte një vend të vecantë ku faleshin xhenazetë. Aisheja radijallahu anha kërkoi që të sillej një person i vdekur në xhami që edhe ajo të ishte prezente në faljen e xhenazes së tij, mirëpo njerëzit e qortuan për këtë, atëherë ajo tha: “Sa shpejt që njerëzit e harruan faktin se Profeti salallahu alejhi ue seleme fali në xhami  namazin e xhenazes të dy djemve të Bejdasë”.

Pra lejohet që xhenazeja të falet në xhami, po ashtu lejohet që të falet në varreza.

Kurse sa i përket faljes së xhenazes ndaj dikujt në mungesë pasiqë i është falur njëherë, ajo që kuptojmë është se nuk duhet të përsëritet namazi për të. Në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem kanë vdekur një numër njerëzish jo në prani të tij dhe megjithatë ai nuk ua ka falur namazin, përvec Nexhashiut, për faktin e vetëm se ai vdiq në një vend kufri ku askush nuk ia fali namazin e xhenazesë, ndaj ia fali Profeti salallahu alejhi ue selem .

Gjithashtu lejohet nëse imami nuk ia ka falur namazin dikujt, që tia falë tek varri, sic transmeton Bejhakiu nga Ebu Umamete bin Sehl bin Hanijf se i ka treguar dikush nga sahabët se ata i falën xhenazen dikujt dhe Profeti salallahu alejhi ue selem nuk ishte i pranishëm në atë namaz xhenazeje dhe më pas ai vajti dhe ia fali tek varri.

Marrë nga libri Ixhabetus-sail  të shejhut Mukbil bin Hadij el Uadi`ij  fq 85

Përktheu  Shuajb Rexha

A lejohet lënia e disa suneteve për hir të davetit?
Nga shejhu muhadithi el alameh Muhamed Nasirudin Albani

Pyetje : Thuhet shpeshherë se thirrësi në islam nuk duhet të jetë i ashpër në lidhje me cështjet e Sunetit dhe t`u shmanget sa të mundet situatave në të cilat trajtohen cështjet e Sunetit. Ai duhet të ketë një strategji në thirrjen e tij duke qenë pothuajse i distancuar nga Suneti. A është i drejtë ky pretendim dhe a është i dobishëm në rrugën e davetit? A na lejohet ndjekja e këtij parimi? Si mund të ketë përputhje mes kësaj dhe urdhëresës për kapjen me përkushtim pas Sunetit?

Përgjigje : Padyshim, muslimanit nuk i lejohet kurrsesi që të shmanget nga  Suneti apo ta anashkalojë atë – vecanërisht nëse kemi për qëllim Sunetin me kuptimin e tij të përgjithshëm gjithëpërfshirës- , qoftë edhe në mënyrë të përkohshme. Pra, muslimani dhe vecanërisht ai që quhet thirrës, duhet të thërrasë në islam duke ditur se islami është një i tërë dhe nuk pranon të copëzohet. Duhet t`u sqarojë njerëzve cdo gjë që ka lidhje me islamin, por ngelet cështja sic thuhet në fjalën e urtë: Dituria është e shumtë për tu përfshirë e gjitha dhe jeta e njeriut është e shkurtër që të mjaftojë për arritjen e të gjithë diturisë, ndaj jepi përparësi asaj që është më shumë e rëndësishme, e pastaj atë që vjen pas saj.

Pra, thirrësi duhet të ftojë në atë që është më e rëndësishmja dhe më pas tek ajo që vjen pas saj në rëndësi.

Mirëpo, nëse bëhet fjalë që ai ndodhet në një situatë dhe sheh se dikush nga njerëzit bën një gabim, një veprim apo fjalë që kundërshton sheriatin, në cështje që nuk është nga bazat e fesë, dhe ai moment kërkon sqarim, kërkon urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja, atëherë nuk i lejohet që ta fshehë të vërtetën në emër të diplomacisë së davetit, por thërret në Sunetin përkatës që ka të bëjë me atë cështje konkrete, gjithmonë duke u disiplinuar me ajetin Kuranor: “ Thërrit në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe polemizo me ta në mënyrën më të mirë” (Nahl 125). Pra, Allahu nuk tha thërrit në dicka dhe lër dicka tjetër, por ama e disiplinoi thirrjen me urtësinë dhe këshillën në formën më të mirë. Psh : nëse një person është duke u falur në xhami dhe më pas në krah të tij sheh një djalosh në moshën e tij të re i cili po falet duke pasur në dorë një unazë prej floriri. Dikush mund të mendojë se është nga diplomacia e thirrjes që këtij djaloshi të mos i tërhiqet vërejtja për atë shkelje, por të anashkalohet me heshtje, mirëpo më thuaj ; kur do e këshillojë atë person ndërkohë që ai mund të largohet dhe mund të mos e shohë më herë tjetër?!

Shembujt mund të jenë të shumtë dhe të larmishëm, vecanërisht nëse flasim për ata njerëz që e kanë caktuar veten të jenë thirrësa në islam, të cilëve nuk u lejohet që të thërrasin tek një pjesë e islamit dhe të lënë një pjesë tjetër, por parimi që duhet të ndjekin është : të thërrasin  në cështjen më të rëndësishme pastaj në atë që  vijon pas saj. Ky është parimi bazë i patjetërsueshëm, kurse që ai të shohë dicka gabim dhe të heshtë ndaj saj një ditë, dy, tre, katër, një muaj, dy , etj me pretendimin se kjo është nga diplomacia në davet, padyshim që dicka e tillë nuk ka ekzistuar në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe as në kohën e selefëve.

Parimi bazë në këtë cështje nënkupton dy aspekte:

1) Aspekti i parë ka të bëjë me metodën (e këshillimit)

2) Aspekti i dytë ka të bëjë me faktin që thirrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse e të gjitha cështjeve fetare, gjë për të cilën kemi shumë argumente, ku më i njohuri i tyre është hadithi:

“ Kush shikon prej jush një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me zemrën etij, por ky është besimi më i dobët”. Pra, ai sheh një të keqe dhe nuk arrin ta ndryshojë, atëherë kalon në nivelin e dytë : ndryshimi me fjalë, nëpërmjet këshillës me mënyrën më të mirë, ashtu sic tregohet në ajetin e mëparshëm Kuranor, e nëse as këtë nuk mundet ta bëjë atëherë e kundërshton me zemrën e tij, por ky është niveli më i dobët i besimit.  Pra, Profeti salallahu alejhi ue selem nuk tha : nëse urtësia e davetit apo diplomacia në davet, e kërkojnë që të heshtësh hesht. Jo nuk është kështu, por tha : Nëse mundesh, që do të thotë se për sa kohë që mundesh ta ndryshosh të keqen me secilën nga mënyrat, për sa kohë që kemi të bëjmë me kundërshtim të Sunetit- sic thuhet në pyetje- atëherë duhet të bëhet sqarimi i duhur këshillues dhe më pas nuk jemi më përgjegjës për vazhdimësinë.

Realisht problemi  kryesor në thirrje nuk duhet të jetë ndarja e islamit në dy pjesë: Një pjesë që duhet të thërrasim sa më shpejt në të dhe një pjesë që duhet ta lëmë për më vonë ose të mos thërrasim kurrë në të.

Nuk duhet të jetë ky preokupimi, për vetë faktin se nuk ekziston asnjë libër që e ndan islamin në islamin që duhet të thërrasim sa më shpejt dhe islamin që duhet ta lëmë për më vonë apo që të mos thërrasim kurrë në të, me pretendimin se diplomacia e thirrjes e kërkon dicka të tillë. Nuk ekziston një libër i kësaj natyre dhe as nuk mund të ekzistojë një i tillë. Ai person që pretendon dhe dëshiron ta ndajë islamin në dy pjesë të tilla, nga e nxorri këtë lloj përfundimi dhe me cfarë argumenti?!

Që një person të arrijë në këtë lloj përfundimi duhet të jetë nga dijetarët më të mëdhenj të islamit, në mënyrë që tia pranojmë këtë lloj ndarjeje. Pyetja që shtrohet është : Kush janë këta që e e kanë këtë pretendim dhe ndjekin këtë parim? Ne e dimë mirë se ata që i janë përveshur davetit dinë shumë pak nga islami i tërësishëm. Përvec kësaj, vetë ata bien në kontradiktë me këtë parim. Unë e them hapur dhe me plot gojën se ata që pretendojnë teorikisht në ndarjen e islamit në dy pjesë: një pjesë me të cilën duhet të fillohet dhe një pjesë me të cilën nuk duhet të merremi, ne e dimë mirë se vetë ata thërrasin në cështje që ndoshta s`kanë të bëjnë fare me islamin, e jo më që të jenë nga ajo pjesa e parë  e rëndësishme e islamit. Rreth kësaj kemi folur shpesh herë, ndaj le ta mbyllim me kaq sa thamë, besoj duke qenë e mjaftueshme. Lëvdatat i përkasin Allahut, Zotit të botëve.

Marrë nga kaseta me titull “Thirrja selefije”

Përktheu: Shuajb Rexha

Cili është tefsiri që na këshillon ta lexojmë?
Përgjigje:Padyshim që tefsiret janë të shumta- falënderimi i përket Allahut- dhe kjo është nga mirësitë e Allahut. Tefsiret janë të ndryshme në larmishmërinë etyre, ka prej tyre të zgjeruara, të përmbledhura, ka tefsire të pastër nga gabimet, si dhe ka tefsire që kanë gabime, vecanërisht në akide. Ai tefsir me të cilin unë këshilloj vëllezërit e mi të rinj është Tefsiri i Ibn Kethirit, duke qenë nga tefsiret më madhështorë, më të mirë në rrugën dhe mënyrën, pavarësisht nga të qënurit i përmbledhur, sepse ai fillimisht e shpjegon Kuranin me Kuran, më pas me Sunetin Profetik, më pas me thëniet e selefëve, më pas në përputhje me gjuhën arabe me të cilën Kurani është zbritur, prandaj ai është tefsir i përsosur dhe i besueshëm. Gjithashtu kemi tefsirin e Begauiut, atë të Ibn Xherir et-Taberiut duke qenë tefsir i zgjeruar, gjithëpërfshirës i këtyre tefsireve. Këto tefsire janë të besueshëm. Gjithashtu kemi Tefsirin e shejhut Abdurrahman es-Sadij, duke qenë tefsir shumë i mirë, me shprehje të lehta, të thjeshta, plot dituri. Ndërsa tefsiret e tjera ia qëllojnë në disa aspekte por përmbajnë gabime në anë të tjera dhe vecanërisht në fushëne akides, ndaj nuk duhet të lexojë cdokush në to, por vetëm ata që janë me dituri të stabilizuar, me baza të qarta, në mënyrë të atillë që të jetë në gjëndje të marrë atë që është e mirë dhe t`i largohet gabimeve që janë në të. Fillestari nuk mund ta bëjë dot këtë lloj dallimi ndaj le të marrë një tefsir që nuk përmban gabime dhe pista devijuese, si psh Tefsiri i Ibn Kethirit, Begauiut, Ibn Xheririt, të cilat që të gjitha-falënderimi i takon Allahut- janë tefsire të mira dhe me vlera.

Shejhu el alameh Salih bin Feuzan el Feuzan

Marrë nga www.sahab.net

Përktheu Shuajb Rexha

A shërbejnë si argument fjalët dhe thëniet e selefëve?
Nga shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi`ij

Marrë nga El Exhuibeh es-Sedideh fi fetaual akideh fq 132

Jo, ato nuk janë  argument, sepse Allahu thotë: “ Pasoni atë që u është zbritur nga Zoti juaj dhe mos zgjidhni të pasoni të tjerë përvec Tij. Sa pak që përkujtoheni” (Araf 3). Njerëzit, në lidhje me këtë cështje janë ndërmjet ekstremizmit dhe neglizhimit. Një pjesë i flak tutje ato dhe shprehet në lidhje me fjalët e selefëve: Ata janë njerëz dhe ne jemi njerëz. Është e vërtetë që ne jemi njerëz dhe ata ishin njerëz, por dallimi është si ndërmjet qiellit dhe tokës, ne ndihmohemi me kuptimet e tyre për të kuptuar Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit salallahu alejhi ue selem . Zuhriu kishte një shok me të cilin shoqëroheshin gjithmonë gjatë kërkimit të diturisë në shkrimin e haditheve nga Profeti salallahu alejhi ue selem , pasiqë mbaruan së shkruari hadithet nga Profeti salallahu alejhi ue selem , Zuhriu vazhdoi të shkruante etheret nga sahabët, ndërsa shoku i tij nuk e bëri këtë gjë sepse nuk e konsiderontë që në to kishte dituri. Më pas ky person (shok i tij) tha: Ai (Zuhriu) arriti sukses dhe fitore. Pra nëse nuk do të kishte dobi në to, nuk do ishin lodhur dijetarët që të shkruanin libra rreth tyre dhe t`i përmendnin në librat e tyre, si psh Ibn Xheriri në Tefsirin e ti, Ibn Ebi Shejbeh në Musanefin e tij, Abdurezaku në Musanefin e tij, Bejhakiu në Sunenin e tij, dhe shumë libra të tjerë të suneneve të cilat përmendin thëniet e selefëve. Pra, nuk mund të thuhet se ato janë të pavlera, përkundrazi ne përfitojmë goxha nga kuptimi i tyre dhe duhet ta kuptojmë Kuranin dhe Sunetin sipas kuptimit të tyre. Por në anën tjetër themi se fjalët e tyre nuk janë argument në vetvete, sepse Allahu thotë: “ Cdo cështje që bini në kundërshtim mes jush, gjykimin e saj e gjeni tek Allahu” ( Shura 10) dhe thotë: “ Nëse kundërshtoheni për dicka mes jush, referojeni për gjykim tek Allahu dhe i Dërguari” (Nisa 99) dhe thotë: “ Kjo është rruga Ime drejtë , ndaj pasojeni atë” (Enam 153) dhe : “ Cfarë t`u japë i Dërguari merreni (pranojeni dhe zbatojeni) “ (Hashr 7) .

Pra kemi tre kategori njerëzish:

1. Një pjesë i refuzojnë totalisht thëniet e sahabëve dhe tabiinëve, duke thënë: Ne jemi njerëz ashtu sic ata ishin njerëz, në vecanti xhemati i Tekfirit.

2. Një pjesë tjetër kaloi në ekstremitet duke i përdorur ato si argument në vetvete, pretendim ky i rrëzuar nga argumentet e lartpërmendura.

3. Kategoria e tretë janë ata që thonë se i mbështetemi Allahut dhe kërkojmë ndihmë prej Tij fillimisht, më pas ndihmohemi me kuptimet e selefëve për të kuptuar Kuranin dhe Sunetin.

Përktheu: Shuajb Rexha

A është Shejh Albani kreu i dijetareve te hadithit në këtë kohë?
Përgjigje nga Muhadithi, Dijetari i nderuar Rrabia ibnu Hadij Umejr El Med’hali – Allahu e ruajt dhe i lartësoftë gradat e tij ne dynja dhe në ahiret – :

“Betohem në Allahun se të këtij mendimi kanë qenë dijetarët : Ibnu Bazi, Uthejmini dhe dijetarë të tjerë të cilët e njohin atë! Të gjithë janë të mendimit se ai nuk arrihet, nuk arrihet kurrë! Madje për disa shekuj me radhë, askush prej dijetareve nuk kishte arritur në gradën që arriti shejh Albani! Ka pasur dijetarë që kanë pas mësuar përmendësh më shumë se ai, por në lexim, studim, në shpërveshjen e mëngëve me seriozitet në kërkime dhe hulumtime, ky njeri nuk ka pasur shok!

Ai i ka ofruar një bibliotekë të pasur islamit, të cilën as shtetet apo institucionet e tyre nuk e përgatisin dot! Kushdo që shkruan në shkencën e hadithit në këtë kohë përfiton prej librave të tij, madje nuk bën dot pa to!

Arabët nuk i kanë njohur të drejtat e tij, madje i kanë bërë padrejtësi atij! Atë e nxori Allahu nga zemra e Evropës dhe e vendosi në bibliotekën Dhahirije, e cila ishte biblioteka më e mirë në vendet e lindjes, ku qëndroi për gjashtëdhjetë vjet me radhë duke ofruar për ne gjithë këtë mund të madh!

Por, si u shpërblye prej nesh?!

Është për të ardhur keq për faktin se vlerat e të mëdhenjve nuk i njohin veçse të mëdhenjtë! Dijetarët qenë te vetëdijshëm për kontributin e tij. Ibnu Bazi, Uthejmini e të tjerë prej dijetarëve islamë, dijetarëve të Indisë, Pakistanit, Marokut etj.. të gjithë ata e njohën gradën e këtij njeriu dhe se çfarë ofroi ai në shërbim të Sunetit të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!)!

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë për kontributin e tij ndaj Fesë së Allahut të Madhëruar dhe ndaj Sunetit të të Dërguarit të Tij (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!) me shpërblimet më të mira, me të cilat Ai shpërblen ata që punojnë dhe i shërbejnë Fesë dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij!”

Takim i datës :  26/1/1426 h.

Marrë nga Sahab.net

Përktheu:  Mirandi Shehaj

Një muezin nuk i shqipton fjalët siç duhet, a i lejohet ta thërrasë ezanin apo jo? A mjafton ezani i thërritur prej tij?
Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Një muezin nuk i shqipton fjalët siç duhet, a i lejohet ta thërrasë ezanin apo jo? A mjafton ezani i thërritur prej tij?

Përgjigjia: Ezani nuk është i vlefshëm n.q.s. muezini nuk i shqipton saktë fjalët e ezanit, e njëjta gjë vlen dhe për ikametin. Personi i lartpërmendur duhet të mësojë tek nje nxënës dije shqiptimin e duhur të saktë të fjalëve të ezanit dhe ikametit. Pra, muezini, le ta bëjë këtë vepër (thirrjen e ezanit) sinqerisht për Allahun dhe le të përgëzohet me përgëzimin e Zotit të tij për shpërblim të madh, siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem : “Muezinët janë njerëzit me qafa më të gjata  Ditën e Gjykimit”.

Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq  226

Përktheu: Shuajb Rexha

Nëse falen dy vetë, njëri imam dhe tjetri pauses i tij, a duhet që imami pas mbarimit të namazit të anohet nga njëra anë, siç ndodh kur ka xhemat?
Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Nëse falen dy vetë, njëri imam dhe tjetri pauses i tij, a duhet që imami pas mbarimit të namazit të anohet  nga njëra anë, siç ndodh kur ka  xhemat?

Përgjigje: Në situatën e lartpërmendur, nuk ligjërohet të kthehet (mënjanohet) nga ndonjëra anë, siç ndodh kur falet me xhemat, duke u kthyer nga  e  djathta  apo e majta, pas dhënies selam. Le të rrijë në dejtimin e tij (drejt kibles) derisa të ngrihet për tu larguar.

Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 226

Përktheu: Shuajb Rexha

Allahu thotë: “Çdo gjë që është(ekziston) do zhduket dhe do ngelet vetëm fytyra e madhërishme e Zotit tënd,” (Rrahman26-27). Dikush thotë se ky ajet nuk ka për qëllim fytyrën por vetë qënien e Allahut, sepse është Allahu Ai që ngelet dhe jo vetëm fytyra e Tij. Kërkojmë nga shejhu i nderuar sqarimin e kësaj.
Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Allahu thotë: “Çdo gjë që është(ekziston) do zhduket dhe do ngelet vetëm fytyra e madhërishme e Zotit tënd,” (Rrahman26-27). Dikush thotë se ky ajet nuk ka për qëllim fytyrën por  vetë qënien e Allahut, sepse është Allahu Ai që ngelet dhe jo vetëm fytyra e Tij. Kërkojmë nga shejhu i nderuar sqarimin e kësaj.

Përgjigje: Po, komentuesit e Kuranit rreth këtij ajeti e kanë komentuar fytyrën me qënien e Allahut por sidoqoftë të gjitha ajetet Kuranore ku përmendet fytyra, tregojnë për pohimin e cilësisë së fytyrës së Allahut, cilësi që i përket qënies së Tij, ashtu sic i takon  madhërisë së Tij. Ndërsa thënia se ai që ngelet është Allahu por jo fytyra e Tij, buron nga injoranca dhe mosnjohja e kuptimeve të teksteve që flasin rreth cilësive të Allahut, sepse është e papranueshme dhe e pakonceptueshme që të ketë ndarje ndërmjet cilësisë(në rastin konkret:fytyra) dhe të cilësuarit, i cili është Allahu. Pra, kuptoje!

Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 39

Përktheu: Shuajb Rexha

Tregohet në disa libra që përshkruajnë jetën e Profetit salallahu alejhi ue selem se atij në një moment i shkoi mendja që të hidhej nga një shkëmb, atëherë kur doli nga Meka i sikletosur nga ajo që i ndodhi. A është i saktë ky fragment historie ?
Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Tregohet në disa libra që përshkruajnë  jetën e  Profetit salallahu alejhi ue selem se atij në një moment  i shkoi mendja që të hidhej nga një shkëmb, atëherë kur doli nga Meka i sikletosur nga ajo që i ndodhi. A është i saktë ky fragment historie ?

Përgjigje: Po, kjo histori është e saktë dhe bën fjalë për periudhën kur pasiqë i zbritën ajetet e para të sures Alak, iu ndërpre shpallja për njëfarë kohe, gjë e cila e preokupoi dhe e sikletosi shumë Profetin salallahu alejhi ue selem , derisa më pas iu shpall sureja Mudethir dhe vazhdoi shpallja  në rrjedhën e saj.

Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 63

Përktheu: Shuajb Rexha