“Ndërsa ai që është i devotshëm do të jetë larg prej tij(zjarrit), ai që jep pasurinë e vet dhe pastrohet, e jo për ta shpërblyer ndokënd që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Për Zotin ai do ta gëzojë atë kënaqësi“.
Suretu Lejl: 17-21
Hadithe të Zgjedhura
“Me të vërtetë namazet kanë fillimin dhe mbarimin e tyre. Fillimi i kohës së drekës fillon pasi dielli kalon kupën e qiellit, kurse fundi i saj është kur hyn namazi i ikindisë. Fillimi i kohës së ikindisë është kur hyn koha e saj dhe fund ii saj është kur dielli fillon të marrë ngjyrën e verdhë. Fillimi i kohës së akshamit është kur perëndon dielli, kurse fundi i saj kur largohet drita (e bardhë) nga horizonti. Fillimi i kohës së jacisë është pasi largohet drita nga horizonti, kurse fundi i saj është në gjysmën e natës. Fillimi i kohës së sabahut është pasi del në horizont drita, kurse fundi i saj është kur lind dielli“.
Transmeton imam Termidhi nga Ebi Hurejra në Sunenin e tij me numër: 151. Hadithin ka saktësuar imam Albani në librin e tij “Silsiletu ehadith sahiha” me numër: 1696.
NA NDIQNI NE YOUTUBE
Simpoziumi i dytë i qendrës “Udha e Besimtarëve” i organizuar në Tiranë.