Udha e Besimtarëve » Agjërimi
	<language>en</language>
	<sy:updateFrequency>1</sy:updateFrequency>
Agjërimi i muajit Ramazan
		<description><![CDATA[Falënderimet dhe lëvdatat janë për Allahun e Lartësuar. Lutjet dhe përshëndetjet tona janë për Profetin tonë sal-lallahu alejhi ue selem, për familjen dhe shokët e tij, dhe për gjithë besimtarët deri në ditën e gjykimit.
Muslimani në jetën e tij zhvendoset nga një sezon mirësish në tjetrin, nga një vepër e mirë e një lloji të caktuar në një tjetër të një lloji tjetër. Ndryshon forma dhe veprimi, por thelbi ngelet po i njëjti: Bindja ndaj Krijuesit, Zotit të gjithësisë. Një nga sezonet më të begata dhe më emocionale të jetës së muslimanit është dhe muaji i Ramazanit, muaji i agjërimit dhe i Kuranit.]]></description>
		<slash:comments>1</slash:comments>
Çfarë duhet të punojmë gjatë muajit të ramazanit?
Muaji i agjërimit, dobitë e tij dhe dispozitat e tij
Historia e Musait dhe agjërimi i ditës së Ashures
		<description><![CDATA[Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun. Atë falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. ….
Prej ditëve madhështore dhe të mira është dita e Ashures, që është dita e dhjetë e muajit të Allahut “El-Muharram”. Që është një ditë e mirë dhe madhështore, për të cilën kanë ardhur hadithe nga pejgamberi bujar (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Aq sa ai ka nxitur dhe kurajuar për agjërimin e kësaj dite, madje ai dhe shokët e tij e agjëruan këtë ditë. Ka ardhur në hadith se pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi i ditës së Ashures, kërkoj që Allahu të falë vitin që ishte para tij.”
O robër të Allahut! Dita e Ashures është një ditë madhështore në të cilën njerëzit u begatuan dhe Allahu në këtë ditë shpëtoi Musain bashkë me ata që ishin me të, si dhe mbyti Faraonin bashkë me ata që ishin me të. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kur erdhi në Medine pa se çifutët e agjëronin këtë ditë dhe tha: Çfarë është kjo? Ata thanë: Kjo është një ditë e mirë (në një transmetim: Kjo është një ditë madhështore) në të cilën Allahu shpëtoi Musain bashkë me ata që ishin me të dhe mbyti Faraonin bashkë me ata që ishin me të. Këtë ditë e agjëroi Musai duke falënderuar Allahun, kështu edhe ne e agjërojmë. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Ne jemi më parësor për Musain se ju dhe e agjëroi këtë ditë, si dhe urdhëroi shokët e tij të nderuar ta agjëronin këtë ditë.]]></description>
		<slash:comments>1</slash:comments>
Çështja e njëmbëdhjetë:  Agjërimi nafile ditën e shtunë.
		<description><![CDATA[Çështja e njëmbëdhjetë:
Agjërimi nafile ditën e shtunë.
Transmetohet nga Sama bint Busr radijAllahu anha se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos agjëroni ditën e shtunë përveçse në atë që e keni obligim. Nëse ndonjëri prej jush nuk gjen gjë tjetër veçse gjethe rrushi ose lëvore peme le ta kafshojë (për të mos qënë agjërues ditën e shtunë)”. Transmeton Tirmidhiu[1].
Ky hadith në pamje të parë tregon për ndalimin absolut të agjërimit nafile ditën e shtunë.
Mënyra e argumentimit: Profeti salallahu alejhi ue selem ndaloi agjërimin në ditën e shtunë, më pas specifikoi nga ky ndalim agjërimin e obliguar, ndërsa çdo agjërim nafile ngelet në parimin e ndalesës.
Pra, agjërimi i ditës së shtunë nënkupton situatat e mëposhtme:
1. Agjërimi i ditës së shtunë, në farz.
2. Agjërimi i ditës së shtunë, specifikisht për atë ditë (për shkak të së shtunës).
3. Agjërimi i ditës së shtunë, tek, por jo me qëllim specifikimi.
4. Agjërimi i ditës së shtunë në nafile, duke e shoqëruar me një ditë para ose pas saj.
Hadithi përjashoi nga ndalesa agjërimin e obliguar që përputhet me ditën e shtunë, ndërsa të gjitha situatat e tjera të lartpërmendura i përfshin me ndalesë.]]></description>
Çështja e dhjetë:  Gjykimi i agjërimit nafile për atë person që ka akoma ditë për të shlyer nga Ramazani.
		<description><![CDATA[Çështja e dhjetë:
Gjykimi i agjërimit nafile për atë person që ka akoma ditë për të shlyer nga Ramazani.
Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin u zbrit Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe fakte orientuese, dallues i të vërtetës nga e kota. Ndaj kush është i sëmurë ose në udhëtim le t’i kryejë më vonë po aq ditë (sa ka lënë). Allahu do për ju më të lehtën dhe nuk do për ju të vështirën. Në këtë mynyrë e përmbushni numrin e ditëve dhe ta madhëroni Allahun që u ka udhëzuar, në mënyrë që të jeni falënderues”. (Bekareh 185).
Ky ajet Kuranor është argument që tregon se koha për shlyerjen e ditëve kaza është e lirë, e pakufizuar me afat: “Le t’i kryejë aq ditë nga ditët e mëvonshme”.
Prandaj muslimani i cili ka disa ditë për të shlyer nga Ramazani, ndërkohë dëshiron që të shfrytëzojë disa ditë të veçanta për agjërim nafile si për shembull: dita e Arafatit, e Ashurasë, etj, i lejohet që t’i agjërojë këto nafile.
Ky është medhhebi i hanefijve[1], i shafive[2], dhe në një transmetim thënieje nga Ahmedi[3].
Them: Ky është mendimi i zgjedhur, por gjithmonë duke marrë parasysh pikat e mëposhtme:
1. Parimi bazë është që muslimani duhet të shpejtojë për të shlyer obligimin që ka mbi vete, në zbatim të ajetit Kuranor: “Shpejtoni për tek falja e Zotit tuaj” (Ali Imran 123) dhe hadithit Kudsij: “Nuk mund të më afrohet robi Im me diçka më të dashur tek Unë se sa me ato vepra që ia kam obliguar”[4].
2. Theksohet obligueshmëria e shpejtimit për ta shlyer detyrimin e mbetur, nëse afrohet koha e Ramazanit tjetër ose ka frikë se nuk do ketë më mundësi fizike për të agjëruar.
3. Vlera e shpresuar me agjërimin e gjashtë ditëve nga Sheuali nuk arrihet në qoftë se nuk e ka plotësuar agjërimin e Ramazanit, sepse teksti i hadithit thotë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë nga Sheuali, është agjërimi i një viti të tërë”[5].
Çështja e nëntë:  Nëse kalon një vit dhe hyn Ramazani tjetër ndërkohë që nuk ka mundur të shlyejë obligimin  e mbetur nga ditët kaza
		<description><![CDATA[Çështja e nëntë:
Nëse kalon një vit dhe hyn Ramazani tjetër ndërkohë që nuk ka mundur të shlyejë obligimin  e mbetur nga ditët kaza
Allahu thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin u zbrit Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe fakte orientuese, dallues i të vërtetës nga e kota. Ndaj kush është i sëmurë ose në udhëtim le t’i kryejë më vonë po aq ditë (sa ka lënë). Allahu do për ju më të lehtën dhe nuk do për ju të vështirën. Në këtë mënyrë e përmbushni numrin e ditëve dhe ta madhëroni Allahun që u ka udhëzuar, në mënyrë që të jeni falënderues”. (Bekareh 185).
Transmetohet nga Muadheh rahimehallah e cila tha: E pyeta Aishen radiAllahu anha: Si është çështja e femrës me menstruacione që e kryen kaza agjërimin dhe nuk e kryen kaza namazin? Tha: A mos je harurije (një prej anëtarëve të sektit hauarixh)? Thashë: Jo, nuk jam harurijeh por po pyes(për sqarim). Tha: Na ndodhte kjo (në kohën e Profetit) dhe urdhëroheshim të kryenim agjërimin ndërsa nuk urdhëroheshim të kryenim namazin”  (Mutefekun Alejhi)[1].
Transmetohet nga Aisheja radijAllahu anha e cila ka thënë: Ndodhte që kisha për të kryer kaza ditë nga Ramazani dhe nuk arrija dot t’i kryeja veçse në muajin Shaban (pra një muaj para Ramazanit tjetër)” (Mutefekun Alejhi)[2].
Ajo që shprehet qartë në këto tekste fetare është se kush lë ditë pa agjëruar nga muaji i Ramazanit, e ka detyrë që t’i kryejë më vonë aq ditë sa ka lënë.]]></description>
Çështja e tetë:     Kush është më i preferueshëm gjatë udhëtimit, agjërimi apo ushqyerja?
		<description><![CDATA[Çështja e tetë:
Kush është më i preferueshëm gjatë udhëtimit, agjërimi apo ushqyerja?
Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha, bashkëshortja e Profetit salallahu alejhi ue selem se Hamzah bin Amr el Eslemij radijAllahu anhu i tha Profetit salallahu alejhi ue selem: A të agjëroj në udhëtim? - ai ishte njeri që agjëronte shumë -, tha: “Nëse do agjëro, e nëse do ushqehu” në një transmetim tjetër Hamzai tha: O Rasulallah, unë agjëroj vazhdimisht” 1.
Këto dy hadithe tregojnë se ushqyerja në udhëtim është më e preferuar, pavarësisht nëse e ka të lehtë agjërimin në udhëtim apo jo.
Mënyra e argumentimit qëndron në faktin se Profeti salallahu alejhi ue selem tha në lidhje me ushqyerjen: “Ajo është lehtësim, ndaj kush e shfrytëzon atë, ka vepruar mirë” ndërsa në lidhje me agjërimin tha: “Kush dëshiron që të agjërojë nuk ngarkohet me mëkat”, duke u mjaftuar thjesht me mos ngarkimin me mëkat të atij që agjëron, ndërsa ushqyerjen e vlerësoi veprim të mirë, gjë e cila tregon se ushqyerja është më e preferueshme se agjërimi2.
E gjithë kjo megjithëse sahabiu Hamzah tha: Unë e ndjej veten të fuqishëm, dhe tha: Unë agjëroj vazhdimisht, që domethënë se agjërimi nuk më sjell vështirësi, sepse unë agjëroj shumë dhe jam ambientuar me të, por përsëri Profeti salallahu alejhi ue selem i pohoi përparësinë e ushqyerjes ndaj agjërimit.
Kjo përparësi është e vlefshme si në agjërimin farz ashtu edhe atë nafile, siç tregohet në transmetimin e Ebu Daudit se Hamzah tha: Unë jam njeri që merrem me kafshën e udhëtimit, udhëtoj me të dhe e jap me qera. Ndodh që muaji i Ramazanit më gjen në udhëtim dhe unë si djalosh që jam, o Rasulallah, e kam më të lehtë agjërimin në kohë Ramazani pavarësisht udhëtimit se sa në qoftë se e vonoj dhe ta kem borxh mbi supe. Pra, kush ka më shumë shpërblim për mua o Rasulallah, të agjëroj apo të ushqehem? Tha: “Cilën të duash prej tyre o Hamza”3.]]></description>
Çështja e shtatë:     Gjykimi i agjërimit në udhëtim
		<description><![CDATA[Çështja e shtatë:
Gjykimi i agjërimit në udhëtim1.
Allahu ka thënë: “Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim le të agjërojë aq ditë (që nuk i agjëroi) nga ditët e mëvonshme. Allahu dëshiron për ju lehtësimin dhe nuk ua dëshiron ju të vështirën. (Agjërojini më vonë ditët e lëna pa agjëruar) në mënyrë që të plotësoni numrin e ditëve (të muajit) dhe që ta madhëroni Allahun për udhëzimin që u bëri dhe që të jeni falenderues e mirënjohës”(Bekare 186).
Ajeti vërteton ligjshmërinë e mosagjërimit në udhëtim dhe se ai që nuk agjëron në udhëtim, e ka detyrë t’i kryejë aq ditë sa ka lënë në ditët e mëvonshme. Ky gjykim është i pranuar nga dijetarët2.
Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti salallahu alejhi ue selem ishtë në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish dhe një person që po i bënin hije, tha: “Çfarë është kjo?” thanë: Është agjërueshëm. Tha: “Nuk është nga devotshmëria, agjërimi në udhëtim” transmetojnë dy Shejhat, në transmetimin e Nesaiut thuhet: Profeti salallahu alejhi ue selem kaloi pranë një personi që po rrinte nën hijen e një peme dhe po e lagnin me ujë, tha: “Si është puna e këtij?” Thanë: O Rasulallah, ai është agjërueshëm. Tha: “Nuk është devotshmëri që të agjëroni në udhëtim. Kapuni pas lehtësimit që Allahu u bëri ju dhe pranojeni atë”3.
Ky hadith përforcon gjykimin e ligjshmërisë së mosagjërimit në udhëtim.]]></description>
Çështja e gjashtë:     Gjykimi rreth agjërimit të femrës që ushqen fëmijën me gji dhe asaj që është shtatëzënë, nëse kanë frikë se agjërimi mund t’i dëmtojë ato në vetet e tyre apo mund të dëmtojë foshnjet e tyre.
		<description><![CDATA[Çështja e gjashtë:
Gjykimi rreth agjërimit të femrës që ushqen fëmijën me gji dhe asaj që është shtatëzënë, nëse kanë frikë se agjërimi mund t’i dëmtojë ato në vetet e tyre apo mund të dëmtojë foshnjet e tyre.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “O ju të cilët keni besuar! Ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç ishte obligim për ata që ishin para jush, në mënyrë që të jeni të devotshëm. (Jeni të obliguar të agjëroni) një numër të përcaktuar ditësh. Nëse dikush është i sëmurë ose në udhëtim (dhe nuk agjëroi) atëherë duhet t’i plotësojë nga ditët e mëvonshme (aq ditë sa ka lënë pa agjëruar). Ata të cilët kanë mundësi (të agjërojnë) kanë të drejtë zgjedhjeje: të agjërojnë ose të japin si kompesim, ushqim një të varfëri (kundrejt çdo dite agjërimi), e ai që nga vullneti jep më tepër kjo është më e mirë për të, por që të agjëroni kjo është më e mira për ju, sikur ta dinit!” (Bekare 183-184).]]></description>