Udha e Besimtarëve
	<language>en</language>
Sqarim rreth abuzimeve dhe spekulimeve të “fabrikantëve”
Lëvdatat dhe falënderimet i përkasin Allahut të Lartësuar, i Cili është Një i vetëm, i Pa të meta.Salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, i vetmi i pagabueshëm i këtij umeti. E më pas:
Allahu thotë: “Vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi, për dhënie sadakaje ndaj të afërmve,  ndalon nga veprat e ulëta dhe të urryera dhe padrejtësia.Ju këshillon ashtuqë të përkujtoheni” (Nahl 90)
Një fjalë e mencur thotë: Njeriu vlen në varësi të ambicies dhe synimit që ka.
Në kohën tonë vihet re një dukuri aspak e shëndoshë tek një pjesë e vëllezërve muslimanë: Një dritëshkurtësi, një vështrim aspak largpamës që nuk shkon përtej hundës, një mungesë ndërgjegjësimi në  lidhje me qëllimet që muslimani ka në këtë jetë, duke u angazhuar me gjëra që nuk janë në listën e përparësive të muslimanit  në krahasim me obligime të tjera madhore në të cilat  shumica prej tyre kanë mangësira të theksuara, qoftë në aspektin individual të angazhimit me vetveten: me nivelin personal të besimit dhe veprave të mira, të diturisë rreth gjërave elementare dhe bazike të jetës së tij si musliman,  apo në aspektin familjar: të dhënies së hakut ndaj familjes në përpjekjen për të siguruar jetesën e përditshme me hallallëk, dhënia e hakut ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, duke e shpenzuar kohën e lirë më shumë me ta në edukimin e tyre apo në ofrimin e ngrohtësisë familjare, sidomos në këto kohë të vështira dhe në këto ambiente të vështira, sepse sic është shprehur dikush nga dijetarët: Njeriu në shtëpinë e tij njihet, ndërsa në një thënie tjetër:Fëmija është sekreti i prindit (pra, pasqyron realitetin e fshehtë të prindit). Kjo është më e mirë se thashethemet, gibeti dhe trillimet deri pas mesnate, në mënyrë mizerisht të përsëritura duke u bërë si kafshët ripërtypëse që të njëjtin ushqim  që hanë ditën, e ripërtypin natën. Apo në aspektin shoqëror në mesin e bashkësisë islame dhe të komunitetit ku jetojmë:Duke u përpjekur të kemi kontributin tonë aktiv për përmirësimin sadopak të gjendjes, qoftë nëpërmjet urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja por mbi të gjitha duke qenë fillimisht vetë shembull praktikues i islamit të shëndoshë dhe jo atij të cunguar, islamit të saktë dhe jo atij deformuar nga shpikjet në fe apo keqinterpretimet dashakeqe. Preokupimi që duhet të na shqetësojë për problemet dhe dukuritë që ekzistojnë në mesin e bashkësisë islame dhe gjetja e mënyrave më të mira përmirësuese në trajtimin e tyre, gjithashtu preokupimi për problemet e shumta dhe të rënda që përjeton komuniteti shoqëror ku ne jetojmë dashje pa dashje, mënyrat e kontribuimit dhe të përfshirjes tonë si muslimanë në përmirësimin e mundshëm të të metave, ku një nga gjërat primare që duhet të na shqetësojë pa masë është zgjimi i besimit të drejtë tek njerëzit, korrigjimi i bestytnive të kota dhe luftimi i shfaqjeve të shirkut, mbrojtja e parimeve dhe dispozitave fetare dhe paraqitja e tyre në mënyrën më të mirë, ashtuqë njerëzit të kuptojnë mirësinë e kësaj feje.]]></description>
Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë (auamët), a duhet të angazhohen me gjëra të tilla apo jo?  Nëse thoni :po, atëherë cila duhet të jetë masa e angazhimit me këto lloj temash?
Përgjigje: Ajo me të cilën ne i këshillojmë popullatën e thjeshtë është që të orientohen drejt mësimit përmendësh të Kuranit, sa të [...]]]></description>
Pyetje: Cila ka qenë akideja e Ibn Hazmit?
		<description><![CDATA[Pyetje: Cila ka qenë akideja e Ibn Hazmit?
Përgjigje:Ibn Hazmi –Zoti e mëshiroftë-  me  disa nga librat e tij si psh el Muhal-la dhe el Ihkam fi usulil ahkam, i ka shërbyer fesë me një shërbim të hatashëm, pavarësisht se në  fillim të librit el Muhal-la ka gabuar në cështjet e akides, gjë për të cilën [...]]]></description>
Njohje e shkurtër rreth shkencës së hadithit -II-
		<description><![CDATA[Pyetje: Sa llojesh klasifikohet khaberi (lajmi,transmetimi)?
Përgjigje: Khaberi ndahet në dy kategori të mëdha: Ahad dhe muteuatir.
Pyetje: Çfarë është khaberi ahad dhe në sa llojesh ndahet?
Përgjigje: El ahad është shumësi i fjalës uahid që do të thotë: Një. Pra, ajo thënie që transmetohet nga një person i vetëm. Ndërsa në terminologji do të thotë: Çdo hadith që nuk i përmbush kushtet për të qenë muteuatir (kushte që do i sqarojmë më vonë).
Khaberi  ahad ndahet në tre lloje:
1)el Mesh-huru, i cili  nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala esh-shuhrah që do të thotë qartësi (pra el mesh-huru do të thotë i mirënjohur, i qartë). Ndërsa në terminologji do të thotë: Hadithi i cili transmetohet nga tre vetë apo më shumë por që nuk arrin të jetë muteuatir. Dikush këtë lloj e quan dhe me emrin el mustefidh(i përhapur, i mirënjohur).
Hadithi  el mesh-hur  është dy llojesh:
a) I mirënjohur në gjuhët e njerëzve( pra, njerëzit e thonë shpesh atë hadith nëpër kuvendet e tyre  dhe bisedat e përditshme).Rreth këtij lloji janë shkruar janë shkruar disa libra, si p.sh: El Mekasidul  haseneh, me autor es-Sehauin,  ed-Durarul muntethirah fil ehadthil mushtehirah me autor  es-Sujutin.
Ky lloj hadithi mund të jetë i saktë (sahih), i mirë (hasen) dhe i dobët (daif). Shembull i hadithit të dobët është  hadithi : “Dy veshët janë pjesë e kokës” , shembull i hadithit të saktë është hadithi: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit”, ndërsa shembulli i hadithit hasen është hadithi: “Kërkimi i diturisë është obligim për cdo musliman”.
b) LLoji i dytë  i hadithit mesh-hur  është muteuatiri, të cilin do e sqarojmë më vonë inshallah.
2)Kategoria e dytë e haditheve ahad është el azizu, i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala el  iz-zeh që dotë thotë forcë, krenari.  Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga dy rrugë transmetimi.
3)Kategoria e tretë e haditheve ahad, është el garibu i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala      el gurbeh që do të thotë veçim, vetmi. Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga një rrugë transmetimi.
Kjo kategori është dy llojesh: 
1-	el Garibu absolut  dhe
2-	 el garibu i pjesshëm.
a) el Garibu absolut  konsiderohet çdo hadith të cilin e transmeton vetëm  një tabiin nga sahabiu, si p.sh hadithi : “el Uelau  është lidhje e fortë si lidhja familjare, nuk shitet, nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet”. Këtë hadith e transmeton tabiini  Abdullah bin Dinari nga Ibn Umeri radijallahu anhuma. Mund të ndodhë që dhe transmetuesi  pas tabiinit të jetë një i vetëm,  si p.sh tek hadithi: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa degë…..”. Këtë  hadith e transmeton Ebu Hurejra, nga i cili e transmeton vetëm Ebu Salihi dhe nga i cili e transmeton vetëm Abdullah bin Dinari...]]></description>
U pyet shejhu Muhamed bin Ibrahim Ali Shejhu: Çfarë gjykimi ka ardhja e grave në xhami  së bashku me fëmijët e tyre të vegjël?
		<description><![CDATA[U pyet shejhu MUhamed bin Ibrahim Ali Shejhu: Çfarë gjykimi ka ardhja e grave në xhami  së bashku me fëmijët e tyre të vegjël?
Përgjigje: U bëjmë me dije se nuk duhet të pengohen gratë për të ardhur në xhami me fëmijët e tyre në Ramazan, sepse Suneti na tregon për prezencën e grave në xhaminë e [...]]]></description>
U pyet shejhu Salih el Feuzani: Unë jam një vashë 16 vjeçe. Është paraqitur të më kërkojë për martesë një djalosh i kapur për feje, i cili njëkohësisht është muezin në një xhami, por  unë nuk e pëlqej atë person, madje kam antipati për të që para se të paraqitej për martesë. A konsiderohem mëkatare për këtë refuzim megjithëse ai është i rregullt në aspektin fetar?
U pyet shejhu Salih el Feuzani: Çfarë gjykimi ka që gruaja të bisedojë me shitësin në dyqan apo me rrobaqepësin? Kërkojmë prej jush një këshillë të përgjithshme për gratë.
U pyet shejhu Abdulaziz bin Bazi: A i lejohet muslimanit që të shoqërojë me makinë në shtëpinë e saj bashkëshorten e vëllait të tij pa praninë e mahremit të saj?
Përgjigje: Nuk lejohet diçka e tillë sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos të veçohet një mashkull me një femër përveçse në praninë e [...]]]></description>
U pyet shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini: A më lejohet që t`i shërbej babait të burrit tim(vjehrrit) i cili nuk ka tjetër që të përkujdeset për të përveç burrit tim. A lejohet që ta laj atë?
U pyet shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini: A i lejohet gruas që të zbulohet para xhaxhait të babait apo nënës, para dajës së babait apo të nënës? A konsiderohen ata mahrem për femrën?