Hadithi i Javës

Nga Administratori - June 8, 2009

Nga Sehl bin Sadi se Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) në ditën e Hajberit tha: “Do t’ia jap nesër këtë flamur një personi nëpërmjet të cilit Allahu do të na japë çlirimin (fitoren), person ky që e do Allahun dhe Profetin e Tij, gjithashtu dhe Allahu dhe Profeti i Tij e duan këtë person“. Thotë (Sehli): Atë natë të gjithë njerëzit nuk fjetën duke diskutuar se kujt do t’i jepet. Kur u gdhi mëngjesi, njerëzit u mblodhën rreth Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem) duke shpresuar gjithsecili që t’i jepej ky flamur. Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) tha: “Ku është Ali bin Ebi Talib? Thanë: O i Dërguari i Allahut ankohet nga sytë (nuk shikon mirë, ka dhimbje). Tha: “Ma thërrisni“. E sollën Aliun (radiallahu anhu), Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) ia bëri sytë me pështymën e tij të bekuar dhe e luti Allahun (xheleshanuhu) që ta shëronte dhe u shërua sikur mos të kishte pasur kurrë dhimbje dhe ia dha flamurin. Aliu (radiallahu anhu) tha: “O Rasulullah do t’i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë)”. Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem): “Vazhdo në atë që je nisur derisa të zbresësh në tokën e tyre pastaj thërriti në islam dhe lajmëroi për detyrat që kanë ndaj Allahut (xheneshanuhu). Vallahi sikur Allahu të udhëzojë nëpërmjet teje një person të vetëm kjo është më e mirë për ty se sa të kesh një kope me deve të kuqe“.

Transmeton Buhariu nr 3701 dhe Muslimi 4/1872.