Histori e vecante mes nje djaloshi dhe vashe

Nga - January 20, 2012

Historia e djaloshit dhe vashes
Transmeton Ibn Is-haku[1] historinë e një djaloshi të zënë rob nga fisi Benu Xhudhejmeh, i cili kërkoi nga Ibn Ebu Hadredi (njëri nga komandantët muslimanë)  që ta transferojë nga aty, të prangosur, ashtuqë të fliste me gratë e fisit të tij të zëna rob dhe më pas ta kthenin,që të vepronin si të donin me të.Komandanti iu përgjigj në kërkesën e tij.E solli tek grumbulli i grave, ai qëndroi para tyre dhe tha:Pranoje Islamin  o Hubejsh,sepse jeta është në të mbaruar. Më pas recitoi poezi romantike me doza të larta emocionale,duke iu drejtuar një vashe që e donte.Ajo iu përgjigj duke thënë: Edhe ti jetofsh, shtatë dhe tetë, tek dhe cift, pandërprerë[2].Më pas Ibn Ebu Hadredi e mori mënjanë dhe e vrau. Atëherë u ngrit vasha e cila e donte, i ra përmbi trup, dhe e puthte  pandërprerë derisa vdiq pranë tij. Kur u lajmërua Profeti salallahu alejhi ue selem për historinë e saj, tha: “A nuk kishte në mesin tuaj një njeri që t`i mëshironte?!

Marre nga libri:es-Sijratu nebeuijeh fq 579-580 me autor  Mehdij Rizkullah Ahmed

Perktheu:Shuajb Rexha


[1] Me zinxhir të saktë.Gjithashtu Ibn Hishami 4/107 deri tek pjesa ku tregohet vrasja e djaloshit,kurse pjesa ku tregohet vdekja e vajzës, tek Ibn Hishami përcillet e ndërprerë.Por kjo pjesë e dytë përforcohet në saktësinë e saj nga transmetimi i Bejhakiut në ed-Delail 5/116 dhe transmetimi i Nesaiut, që të dyja me me zinxhir të saktë, sic ka thënë Ibn Haxheri në el Fet-h 16/175, gjithashtu Ibn Hibani në Meuarid edh-dham`an fq 160 nr 6697.Këto transmetime mund të kenë ndryshime nëse historia ka ndodhur në këtë ekspeditën apo në tjetër, por që të gjitha transmetimet janë të përputhura në qëndrimin e djaloshit ndaj vashës dhe vashës ndaj djaloshit.

[2] Qëllimi i shprehjes është që jetofsh sa më gjatë, mos t`u ndërpreftë jeta, as në ditë me numër tek dhe as me numër cift.

Lini një koment